Lajmet

Ekspertë ndërkombëtarë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim po e vlerësojnë UBT-në në nivel institucional

UBT që nga akreditimi i fundit institucional, ka pasur progres të madh në të gjitha fushat.

Publikuar

Pas aprovimit të aplikacionit nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ekspertë ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim po bëjnë vlerësimin e UBT-së në nivel institucional.

UBT që nga akreditimi i fundit institucional, ka pasur progres të madh në të gjitha fushat, programe të reja, infrastrukturë të re e moderne, punësime të reja e marrëveshja e bashkëpunime me universitete, institucione e parqe teknologjike nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë kësaj periudhe UBT në disa rangime ndërkombëtare është ranguar lartë për arritjet e saj krahas universiteteve të njohura e prestigjioze ndërkombëtare.

Procesi i sotëm i vlerësimit është një cikël i rregullt të cilit i nënshtrohen bartësit e arsimit të lartë në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi.

Lajmet

Shkallë e ulët e lindshmërisë në Kore të Jugut

Publikuar

nga

Lideri i Koresë së Jugut njoftoi të premten se e ka në plan të krijojë një ministri të re për ta trajtuar si “urgjencë kombëtare” shkallën e ulët të lindshmërisë teksa vendi po përballet me përkeqësim të krizës demografike.

Në një prononcim televiziv, presidenti Yoon Suk Yeol tha se do të kërkojë bashkëpunim nga ana e parlamentit për ta krijuar Ministrinë e Kundërplanifikimit të Natalitetit të Ulët.

“Ne do të mobilizohemi me të gjitha kapacitetet për të tejkaluar shkallën e ulët të lindshmërisë, e cila mund të konsiderohet si emergjencë kombëtare”, tha ai.

Në konferencën e parë për media që nga gushti i vitit 2022, Yoon pranoi se administrata e tij ka dështuar në përpjekjet e saj për të përmirësuar jetën e njerëzve. Ai u zotua se gjatë tri viteve të ardhshme të mandatit të tij do të angazhohet për të përmirësuar ekonominë dhe për të adresuar lindjet e ulëta./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Netanyahu: Do të luftojmë me thonj

Publikuar

nga

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten se kërcënimi i Shteteve të Bashkuara për ta pezulluar furnizimin me disa armë, nuk do ta parandalojë Izraelin nga vazhdimi i luftës së tij në Rripin e Gazës, duke lënë të kuptohet se ai mund ta pushtojë qytetin e mbipopulluar Rafah.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, duke shprehur frikë se një gjë e tillë do ta thellonte katastrofën humanitare në enklavën palestineze.

Të mërkurën, Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin Izraelit armë për të kryer ofensivë në Rafah, duke e rritur trysninë ndaj Netanyahut.

Por, në një komunikatë për media të enjten, Netanyahu tha se “nëse na duhet qëndrojmë të vetëm, do të qëndrojmë të vetëm. Nëse detyrohemi, ne do të luftojmë me thonjtë e gishtërinjve tanë. Por, ne kemi shumë më shumë se vetëm thonj”.

Edhe zëdhënësi i lartë i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, u përpoq ta ulë rëndësinë e ndikimit në praktikë të mungesës së furnizimit me armë nga SHBA-ja.

“Ushtria ka municione për misionet që i ka planifikuar, edhe për misionet në Rafah, gjithashtu. Ne kemi çfarë na nevojitet”, tha Hagari.

Izraeli vazhdimisht ka kërcënuar se do ta pushtojë Rafahun, ku rreth 1.3 milion palestinezë – mbi gjysma e popullsisë – kanë kërkuar strehim.

Ky qytet, në jug të Gazës, është gjithashtu edhe qendra kryesore e operacioneve humanitare, të cilat janë penguar jashtëzakonisht shumë nga mbyllja e dy pikëkalimeve kryesore të Gazës këtë fundjavë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian – ka nisur shtatë muaj më parë, kur pjesëtarët e këtij grupi kryen sulme befasuese në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz.

Në luftën hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë afro 35.000 palestinezë prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari për kanosjen e Mimoza Kusari-Lilës

Publikuar

nga

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i cili akuzohet se ka kanosur dhe ka përhapur gjuhë të urrejtjes ndaj deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Shpallja e aktgjykimi është bërë të premten nga gjykatësi i rastit Driton Berisha derisa prezentë ishte vetëm mbrojtësi i të akuzuarit Lati, Agon Rrecaj kurse munguan e dëmtuara dhe përfaqësuesi i saj.

Emin Lati ngarkohet me dy vepra penale, për “kanosje” dhe për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

I akuzuari u dënua me 400 euro gjobe pasi paraprakisht me pëlqimin e tij dënimi me burgim prej 120 ditësh i është shndërruar ne gjobe prej 400 për veprën penale kanosje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nëse i njëjti nuk mund ta paguajë dënimin me gjobë atëherë mund te mbajë dënimin me burgim ku për një ditë burg do t’i llogaritet 20 euro.

Sipas aktakuzës, Lati akuzohet se në emisionin “Frontal”, në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilen, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas aktakuzës, në emisionin televiziv kishte thënë se: “Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”.

Veç kësaj, Lati akuzohet edhe se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndaj deputetes Kusari-Lila në mënyrë që të prishë rendin publik.

Aktakuza ndaj Latit është ngritur më 11 janar 2024 nga prokurorja Rukije Sheshivari.

Në Polici, Lati kishte thënë se ka deklarimet në emisionin Frontal i ka pasur emocionale. Ai ka thënë se ishte ndier i ofenduar dhe keq emocionalisht kur kishte dëgjuar përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me një deputet serb që ka folur për heqjen e veteranëve nga ligji për pagën minimale.

Kusari-Lila kishte ushtuar kallëzim penal ndaj Latit, duke deklaruar para organeve të hetuesisë se qenë periudhë sfiduese për sigurinë e saj dhe të familjes së saj pas deklaratave të Latit.

“Deklaratat e tilla po që ka ndjellë dhunë, ka bërë thirrje për cenimin e integritetit tim fizik, dhe si e tillë jam e bindur se duhet të sanksionohet me të gjitha masat ligjore në mënyrë që si praktikë të mos persëritet ndaj askujt…”, kishte deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka deklaruar se ndjehet e kërcënuar dhe e abuzuar nga deklaratat publike të Latit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Zelensky nënshkruan projektligjin: Zgjatet mobilizmi dhe ligji ushtarak për 90 ditë

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi dy projektligje që zgjasin mobilizimin dhe ligjin ushtarak të vendit të tij edhe për 90 ditë të tjera.

Parlamenti votoi për dy projektligjet të mërkurën, të cilat do të zgjasin mobilizimin dhe gjendjen ushtarake deri më 11 gusht.

Zelensky së pari shpalli gjendjen ushtarake dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Masat janë zgjatur shumë herë që atëherë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara