Lajmet

Ekonomisti Bellaqa për 100 milionëshin: Nuk është lëmoshë

Bellaqa hap pozitiv e ka quajtur edhe ngritjen e pagës minimale.

Published

on

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa e ka quajtur si hap tejet pozitiv vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë 100 milionë euro si ndihmë.

“Nuk janë lëmoshë, janë ndihmë në këtë kohë”, ka qenë përgjigja e tij në emisionin e ekonomisë, PORTOFOL në Klan Kosova FM, kur është pyetur për cilësimet rreth shumës prej 100 euro të ndarë për punëtorët, studentët e pensionistët.

“Janë 800 mijë familje që përfshihen në këtë ndihmë. Vihen para në qarkullim duke u rritur fuqia blerëse – fuqia konsumatore. Është veprim që duhet përshëndetur. Po të ishte në kohë fushatë nuk do ta arsyetoja”, ka thënë Bellaqa.

Në pikën se nëse si pasojë e shpërndarjes së këtyre mjeteve mund të ketë ringritje të çmimeve, ai thekson: Janë institucionet si Ministria e Financave, Banka Qendrore e Kosovës, Dogana, ATK. Inspektorët duhet të dalin në treg”.

Bellaqa hap pozitiv e ka quajtur edhe ngritjen e pagës minimale.

Continue Reading

Lajmet

​Kryebashkiaku i ardhshëm i Nju-Jorkut pritet të takojë presidentin Trump

Published

on

Kryebashkiaku i ardhshëm i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë, pas muajsh polemikash dhe deklaratash të ashpra gjatë zgjedhjeve të fundit në qytet.

Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi zgjedhjet për kryebashkiak këtë muaj, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo me nëntë pikë. Para zgjedhjeve, ai ishte pak i njohur jashtë Nju-Jorkut, por tashmë është bërë një figurë me ndikim kombëtar.

Trump e quajti Mamdanin “kryebashkiakun komunist” dhe deklaroi se ky i fundit kishte kërkuar takimin, i cili do të zhvillohet në Zyrën Ovale.

Zëdhënësja e kryebashkiakut të ardhshëm, Dora Pekec, tha se takimi është një procedurë standarde për një administratë të re.

“Kryebashkiaku i ardhshëm planifikon të takohet me Presidentin në Uashington për të diskutuar sigurinë publike, sigurinë ekonomike dhe agjendën e përballueshmërisë që mbi një milion newyorkezë votuan dy javë më parë”, tha ajo.

Paraardhësit e Mamdanit, demokratët Bill de Blasio dhe kryebashkiaku aktual Eric Adams, nuk kanë pasur takime të veçanta në Zyrën Ovale me presidentin, por kanë marrë pjesë në takime të përbashkëta me kryebashkiakë të tjerë dhe zyrtarë qeveritarë.

Tensionet midis presidentit me dy mandate dhe politikanit të ri filluan pas fitores së Mamdanit në primaret demokratike në qershor.

Mamdani, ish-anëtar i Asamblesë së Shtetit, ka premtuar të mbrojë emigrantët dhe të sfidojë politikat e Trump, ndërsa fokusohet në përballueshmërinë e jetesës në Nju-Jork./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë nga juperëndimi dhe do të jetë kryesisht e lehtë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Orav përgëzon Hamzën, pas zgjedhjes në krye të PDK-së: Pres me padurim të punoj me të

Published

on

By

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryetarin e porsazgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Përmes një postimi në “X”, Orav u shpreh entuziast për të punuar bashkë me Hamzën.

Ambasadori evropian thotë se themelimi i institucioneve duhet të jetë përparësi e përbashkët.

Sot e përgëzova Bedri Hamzën për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së. Pres me padurim të punoj me të dhe me udhëheqës të tjerë politikë për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE. Themelimi i institucioneve plotësisht funksionale, për të mirën e të gjithë qytetarëve, duhet të jetë përparësia e tyre e përbashkët” shkroi Orav.

Hamza u zgjodh në krye të PDK-së ditën e hënë, në Konventën e partisë, të organizuar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit./KP

Continue Reading

Lajmet

Agim ​Ademi flet për shortin e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë deklaratën e parë pas shortit të hedhur sot në Cyrih, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Dardanët në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë.

Lidhur me këtë, Ademi theksoi se në këtë fazë çdo ndeshje është si finale, duke pasur parasysh nivelin dhe forcën e ekipeve pjesëmarrëse, por ka shprehur optimizëm për sukses.

Të gjitha ndeshjet në këtë fazë janë si finale, sepse të gjitha ekipet janë të forta. Nuk e shoh si favorit, por e shoh në faktin se nëse japim 100 përqindshin ne e kalojmë këtë hap për të shkuar deri te finalja, e cila do të luhet në Prishtinë me Turqinë apo Rumaninë. E përsëris, po të japim 100 përqindshin me këta futbollistë që i kemi dhe nëse ata të janë mirë e pa ndonjë lëndim, sigurisht se do ta arrijmë më të mirën”, tha Ademi.

Tutje i pari i futbollit të Kosovës shprehu besimin se Dardanët do ta kalojnë hapin e parë për të siguruar biletën e finales së madhe të “Play-Off”-it, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër fituesit të çiftit Turqi–Rumani.

Besoj se hapin e parë do ta kalojmë”, ka nënvizuar Ademi.

Kosova ndeshjen kundër Sllovakisë do ta zhvillojë më 26 mars 2026 në Bratislavë, kurse finalen eventuale më 31 mars 2026 në Prishtinë./KP

Continue Reading

Të kërkuara