Lajmet

​“Ekonomia kreative në perspektivë”, Hajdari: Klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm

Published

on

Të rinjtë janë më kreativ sesa vetë politikat qeverisëse dhe se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave. Kështu u tha në panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se industria kreative në Kosovë është shumë dimensionale falë rinisë që po kontribuon në këtë.

Ajo tha se ky sektor i ekonomisë kontribuon në rritjen ekonomike dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës.

Hajdari potencoi se ka filluar strategjia për specializim të mençur që zbulon katër shtyllat që sjellin më shumë kreativitet.

Ajo theksoi se Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative, derisa shtoi se klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm.

Ky sektor i ekonomisë kreative apo industrisë kreative kontribuon në rritjen ekonomike por edhe në promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare…26:58 Ne kemi filluar me strategjinë për specializimin të mençur ku i zbulon katër shtylla kryesore që sjellin kreativitet më shumë ose ndryshueshmëri të Kosovës që është më konkurrente në rajon sesa vendete tjera. Pikërisht, Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative. Kjo është konkluduar nga enter discovery survey…Përveç kësaj strategjia, industria e ka tash politikën industriale që është deri në vitin 2030, ndër objektivat e kësaj politike është edhe inovacion i produktit…Klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm, gjithsej vetëm nga ministria jonë ne kemi finalizuar dhe miratuar 21 ligje për ndërmarrësinë, industrinë, pronësinë industriale, rritjen e konkurreshmërisë“, tha Hajdari.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci potencoi se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave.

Ajo tha se nxënësit dhe studentët janë më kreativ sesa vetë politikat e qeverisë.

Në kuadër të këtij paneli, Nagavci tha se kanë përpiluar programe të ndryshme me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile që të zhvillohen shkathtësitë e buta që nga moshat më të hershme.

Nagavci përmendi se janë punësuar këshilltarë për karrierë nëpër shkolla për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9.

Kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave dhe problemeve, vazhdon të jetë i tillë…34:25 Kemi pasur programe të shumta në bashkëpunim edhe me partnerët, bashkëpunëtorët dhe organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që të zhvillohen shkathtësitë e buta qysh prej moshës më të hershme…Kemi filluar gjatë mandatit tonë edhe me punësimin e këshilltarëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, prej klasës së 6 deri në klasën e 9…Tashmë ne kemi filluar që tri vite implementimin e suksesshëm të mësimit dual. Kemi më shumë se 1 mijë e 500 nxënës të cilët nga klasa e dhjetë vazhdojë mësimin dual, ku 51 për qind të shkollimit të tyre e zhvillojnë në biznese dhe ndërmarrje“, potencoi Nagavci.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se janë bërë disa ndryshime në ligje, duke përfshirë atë për Kinematografinë, për çka tha se mbështetja shtetërore tashmë shkon deri në 90 ose 100 për qind të vlerës së realizmit të filmave.

Përveç kësaj, ai tha se në kuadër të Ligjit të ri për Artin dhe Kulturën po punohet me një vizion të ri zhvillimore.

Çeku potencoi se financimi për kulturë në rajon është në rënie, përderisa në Kosovë po shënon rritje.

Ligji i ri për kinematografinë, për shkak të potencialit industrial të filmit e ka shpallur si sektor të interesit të veçantë publik. Mbështetja shtetërore tashmë shkon deri në 90 ose 100 për qind të vlerës së realizmit të filmave…Ligji i ri për Artin dhe Kulturën që pak e thjeshtëzon atë legjislacioni që ka qenë edhe i vjetër por edhe i pa harmonizuar. Po punohet me një vizion të ri zhvillimor, ku njihet skena e pavarur kulturore si vlerë e shtuar për zhvillimin e vendit tonë. Ligji për të drejtat e autorit ka ekzistuar ligji, por në është realizuar asnjëherë tarifa e ritransmetimit ose të drejtave që burojnë nga ata që krijojnë nga autori, tashmë është edhe ligji i ri dhe është zhbllokuar ajo mosmarrëveshja e shumë viteve më parë…Është ligji i përbashkët i yni, ligji i pagave. Njihet si pjesë e veçantë pjesa e krijuesve dhe performuesve, është ngritur paga e drejtuesve, menaxhmentit dhe pjesës dërrmuese performuese dhe krijuesve…Në rajon financimi për kulturën është në rënie, përderisa në vendin tonë është në ngritje“, tregoi Çeku.

Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ekspertja në fushën e ekonomisë kreative nga UNDP, Gokçe Dervishoglu Okandan. Ajo tha se kontributi i qeverive në këtë fushë është relevant, derisa potencoi se ka dallime sa i përket ekonomisë kulturore apo politikave në gjithë botën, sepse sistemet qeveritare janë të ndryshme.

Pse duhet t’i japim potencial, fokus këtij bashkëpunimi. Kemi këtu tri ministri. Një mënyrë e qeverisjes, mënyrë e re është kjo ndërdisiplinore. Kjo ka të bëjë me shumë fusha…Ministrja e përmendi ngjarje të ndryshme, ngjarje të cilat e nxisin dinamizmin ekonomik, por edhe kohezionin social…Kjo është një mision shumë i rëndësishëm lidhur me atë që ka të bëjë me diplomacinë kulturore ku mblidhen shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme. Ka dallime sa i përket ekonomisë kulturore apo politikave në gjithë botën, sepse sistemet qeveritare janë të ndryshme…Unë konsideroj se kontributi i të gjitha ministrive është shumë relevante, angazhimi i të rinjve. Kjo dëshmon se është një plan i shëndoshë“, tha Dervishoglu Okandan.

Ndërkaq, drejtoresha e Future by Lund nga Universiteti i Lundit, Charlotte Lorentz Hjorth tha se Bashkësia Evropiane viteve të fundit e ka njohur kulturën kreativ dhe financimet për hulumtimet dhe inovacionet brenda fushës së industrisë kreative.

Ajo shtoi se të gjitha përpjekjet në këtë fushë janë bërë që të kenë një inovacion të disiplinave të ndryshme.

Jemi pjesë e iniciativave evropiane dhe bashkësia evropiane viteve të fundit e ka njohur këtë kulturën kreative dhe financimet për hulumtimet dhe inovacionet brenda fushës së industrisë kreative. Arsyeja për këtë është se nevoja për zgjedhjen e sfidave komplekse që janë adresuar edhe më herët…Ky është ai sektori i shpresës në Evropë. Ne kemi vendosur që diku në vitin 2017-2018 që universiteti i Lundit të jetë pjesë e partneritetit të BE-së dhe gjithashtu edhe të kemi një ekosistem…Të gjitha meritat që i kemi arritur deri më tani është që të kemi një inovacion të disiplinave të ndryshme“, theksoi Hjorth.

Vendi

Studentët e Psikologjisë në UBT realizojnë aktivitete ndërgjegjësuese për shëndetin emocional në “Akademia Elite”

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për ndikim social dhe edukativ, Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka realizuar një vizitë në institucionin “Akademia Elite”.

Nën udhëheqjen e Prof. Violeta Zefit, studentët e vitit të tretë patën mundësinë të takojnë drejtueset e akademisë dhe të bashkëbisedojnë mbi praktikat më të mira të mbështetjes psikologjike për fëmijët.

Pjesa qendrore e kësaj vizite u fokusua në zhvillimin e një sërë aktiviteteve interaktive me fëmijët, të cilat u dizajnuan posaçërisht për t’i njohur ata me botën e emocioneve dhe rolin vendimtar që luan inteligjenca emocionale në shëndetin dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Përmes lojërave edukative dhe teknikave të thjeshta shpjeguese, studentët ndihmuan fëmijët të identifikojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, duke krijuar një mjedis ku mirëqenia psikologjike trajtohet si prioritet që në moshë të hershme.

Kjo nismë nuk shërbeu vetëm si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës në terren për studentët, por u vlerësua edhe si një kontribut i çmuar për komunitetin.

Angazhime të tilla konfirmojnë misionin e UBT-së për të përgatitur profesionistë të ndjeshëm ndaj nevojave sociale, duke ofruar ekspertizën e tyre në shërbim të institucioneve edukative dhe shëndetit mendor të gjeneratave të reja.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

Lajmet

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Të kërkuara