Lajmet

​“Ekonomia kreative në perspektivë”, Hajdari: Klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm

Published

on

Të rinjtë janë më kreativ sesa vetë politikat qeverisëse dhe se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave. Kështu u tha në panelin diskutues të ministrave “Ekonomia kreative në perspektivë”, e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se industria kreative në Kosovë është shumë dimensionale falë rinisë që po kontribuon në këtë.

Ajo tha se ky sektor i ekonomisë kontribuon në rritjen ekonomike dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e kulturës.

Hajdari potencoi se ka filluar strategjia për specializim të mençur që zbulon katër shtyllat që sjellin më shumë kreativitet.

Ajo theksoi se Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative, derisa shtoi se klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm.

“Ky sektor i ekonomisë kreative apo industrisë kreative kontribuon në rritjen ekonomike por edhe në promovimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare…26:58 Ne kemi filluar me strategjinë për specializimin të mençur ku i zbulon katër shtylla kryesore që sjellin kreativitet më shumë ose ndryshueshmëri të Kosovës që është më konkurrente në rajon sesa vendete tjera. Pikërisht, Kosova është lidere në Ballkanin Perëndimor për industrinë kreative. Kjo është konkluduar nga enter discovery survey…Përveç kësaj strategjia, industria e ka tash politikën industriale që është deri në vitin 2030, ndër objektivat e kësaj politike është edhe inovacion i produktit…Klima e të bërit biznes është përmirësuar dukshëm, gjithsej vetëm nga ministria jonë ne kemi finalizuar dhe miratuar 21 ligje për ndërmarrësinë, industrinë, pronësinë industriale, rritjen e konkurreshmërisë“, tha Hajdari.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci potencoi se kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave.

Ajo tha se nxënësit dhe studentët janë më kreativ sesa vetë politikat e qeverisë.

Në kuadër të këtij paneli, Nagavci tha se kanë përpiluar programe të ndryshme me partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile që të zhvillohen shkathtësitë e buta që nga moshat më të hershme.

Nagavci përmendi se janë punësuar këshilltarë për karrierë nëpër shkolla për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9.

“Kreativiteti historikisht ka qenë një mënyrë për adresimin e sfidave dhe problemeve, vazhdon të jetë i tillë…34:25 Kemi pasur programe të shumta në bashkëpunim edhe me partnerët, bashkëpunëtorët dhe organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që të zhvillohen shkathtësitë e buta qysh prej moshës më të hershme…Kemi filluar gjatë mandatit tonë edhe me punësimin e këshilltarëve të karrierës në shkollat e mesme të ulëta, prej klasës së 6 deri në klasën e 9…Tashmë ne kemi filluar që tri vite implementimin e suksesshëm të mësimit dual. Kemi më shumë se 1 mijë e 500 nxënës të cilët nga klasa e dhjetë vazhdojë mësimin dual, ku 51 për qind të shkollimit të tyre e zhvillojnë në biznese dhe ndërmarrje“, potencoi Nagavci.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se janë bërë disa ndryshime në ligje, duke përfshirë atë për Kinematografinë, për çka tha se mbështetja shtetërore tashmë shkon deri në 90 ose 100 për qind të vlerës së realizmit të filmave.

Përveç kësaj, ai tha se në kuadër të Ligjit të ri për Artin dhe Kulturën po punohet me një vizion të ri zhvillimore.

Çeku potencoi se financimi për kulturë në rajon është në rënie, përderisa në Kosovë po shënon rritje.

“Ligji i ri për kinematografinë, për shkak të potencialit industrial të filmit e ka shpallur si sektor të interesit të veçantë publik. Mbështetja shtetërore tashmë shkon deri në 90 ose 100 për qind të vlerës së realizmit të filmave…Ligji i ri për Artin dhe Kulturën që pak e thjeshtëzon atë legjislacioni që ka qenë edhe i vjetër por edhe i pa harmonizuar. Po punohet me një vizion të ri zhvillimor, ku njihet skena e pavarur kulturore si vlerë e shtuar për zhvillimin e vendit tonë. Ligji për të drejtat e autorit ka ekzistuar ligji, por në është realizuar asnjëherë tarifa e ritransmetimit ose të drejtave që burojnë nga ata që krijojnë nga autori, tashmë është edhe ligji i ri dhe është zhbllokuar ajo mosmarrëveshja e shumë viteve më parë…Është ligji i përbashkët i yni, ligji i pagave. Njihet si pjesë e veçantë pjesa e krijuesve dhe performuesve, është ngritur paga e drejtuesve, menaxhmentit dhe pjesës dërrmuese performuese dhe krijuesve…Në rajon financimi për kulturën është në rënie, përderisa në vendin tonë është në ngritje“, tregoi Çeku.

Pjesë e panelit diskutues ishte edhe ekspertja në fushën e ekonomisë kreative nga UNDP, Gokçe Dervishoglu Okandan. Ajo tha se kontributi i qeverive në këtë fushë është relevant, derisa potencoi se ka dallime sa i përket ekonomisë kulturore apo politikave në gjithë botën, sepse sistemet qeveritare janë të ndryshme.

“Pse duhet t’i japim potencial, fokus këtij bashkëpunimi. Kemi këtu tri ministri. Një mënyrë e qeverisjes, mënyrë e re është kjo ndërdisiplinore. Kjo ka të bëjë me shumë fusha…Ministrja e përmendi ngjarje të ndryshme, ngjarje të cilat e nxisin dinamizmin ekonomik, por edhe kohezionin social…Kjo është një mision shumë i rëndësishëm lidhur me atë që ka të bëjë me diplomacinë kulturore ku mblidhen shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme. Ka dallime sa i përket ekonomisë kulturore apo politikave në gjithë botën, sepse sistemet qeveritare janë të ndryshme…Unë konsideroj se kontributi i të gjitha ministrive është shumë relevante, angazhimi i të rinjve. Kjo dëshmon se është një plan i shëndoshë“, tha Dervishoglu Okandan.

Ndërkaq, drejtoresha e Future by Lund nga Universiteti i Lundit, Charlotte Lorentz Hjorth tha se Bashkësia Evropiane viteve të fundit e ka njohur kulturën kreativ dhe financimet për hulumtimet dhe inovacionet brenda fushës së industrisë kreative.

Ajo shtoi se të gjitha përpjekjet në këtë fushë janë bërë që të kenë një inovacion të disiplinave të ndryshme.

“Jemi pjesë e iniciativave evropiane dhe bashkësia evropiane viteve të fundit e ka njohur këtë kulturën kreative dhe financimet për hulumtimet dhe inovacionet brenda fushës së industrisë kreative. Arsyeja për këtë është se nevoja për zgjedhjen e sfidave komplekse që janë adresuar edhe më herët…Ky është ai sektori i shpresës në Evropë. Ne kemi vendosur që diku në vitin 2017-2018 që universiteti i Lundit të jetë pjesë e partneritetit të BE-së dhe gjithashtu edhe të kemi një ekosistem…Të gjitha meritat që i kemi arritur deri më tani është që të kemi një inovacion të disiplinave të ndryshme“, theksoi Hjorth.

Vendi

Fokus te Institucionet dhe Zhvillimi Ekonomik: Studiuesja nga Harvardi prezanton vizionin për prosperitet të qëndrueshëm në Kongresin e EOQ në UBT

Published

on

By

Për herë të parë, Kosova është bërë qendra e komunitetit evropian të cilësisë, duke mirëpritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky organizim madhor shënon një moment historik për vendin dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në fuqizimin e bashkëpunimit evropian dhe zhvillimin e inovacionit.

Në kuadër të këtij kongresi prestigjioz, punimet kanë vazhduar me sesione të rëndësishme në sallën e koncerteve, ku u zhvilluan prezantime kyçe përmes lidhjeve online me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më kulmore të këtij sesioni ishte kontributi i znj. Fatema Z. Sumar, nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (Harvard Center for International Development).

Në fjalën e saj me titull “Institucionet cilësore, zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i qëndrueshëm”, znj. Sumar solli një analizë të thelluar mbi rolin e pazëvendësueshëm që luajnë strukturat e besueshme institucionale në nxitjen e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo shtjelloi se si standardet e larta të cilësisë dhe qeverisja e mirë janë çelësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, duke ofruar shembuj dhe praktika ndërkombëtare të zbatuara në vendet në zhvillim.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të cilësisë 5.0

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni “Inteligjenca Artificiale, Transformimi Digjital dhe Cilësia 5.0”, i moderuar nga Prof. Dr. Blerton Abazi.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të akademisë e industrisë diskutuan mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, sistemeve inteligjente dhe transformimit digjital në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilësisë, duke trajtuar gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe besueshmërisë së të dhënave.

Gjatë sesionit, u prezantuan këto tema:

Prof. Dr. Galia Marinova, Universiteti Teknik i Sofjes – “Transformimi digjital, sistemet inteligjente dhe Cilësia 5.0”.
Prof. Henriqueta Sampaio da Novoa dhe Fatima Carneiro – “Integrimi i strategjisë ESG me përsosmërinë operacionale: Një kornizë e integruar për menaxhimin e cilësisë të qëndrueshëm, rezistent dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”.
Mina Gavrilova, menaxhere e lartë e cilësisë në Huvepharma, dhe David Isaacson, nënkryetar i marketingut të produkteve në Octave – “Avancimi i menaxhimit të cilësisë në organizatë: Si ka nxitur Huvepharma cilësinë dhe inovacionin për ndikim më të madh në biznes”.

Prof. Dr. Bertan Karahoda, UBT – “Cilësia në shkallë globale: Inteligjenca artificiale, aftësitë dhe e ardhmja e të nxënit global”.
Prof. Dr. Blerton Abazi, UBT – “Sigurimi i cilësisë së inteligjencës artificiale, cilësia e të dhënave dhe sistemet inteligjente të besueshme”.

Përmes këtyre kontributeve, sesioni vuri në pah rëndësinë e ndërthurjes së inteligjencës artificiale me standardet e cilësisë, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin organizativ.

Diskutimet theksuan se transformimi digjital dhe qasja e Cilësisë 5.0 krijojnë mundësi të reja për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe të besueshme në arsim, industri dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Ekspertët diskutojnë cilësinë, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e rrezikut

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në kampusin inovativ të UBT-së, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë trajtuan çështje kyçe që lidhen me akreditimin, certifikimin, vlerësimin e konformitetit, menaxhimin e rrezikut dhe vazhdimësinë e biznesit, me theks të veçantë në rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.

Sesioni “Akreditimi, Certifikimi, Validimi dhe Vlerësimi i Konformitetit – Rreziku, Rezilienca dhe Vazhdimësia e Biznesit”, i moderuar nga Prof. Dr. Fisnik Laha, mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, akademisë dhe sektorit privat. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e standardeve ndërkombëtare, besueshmërisë së matjeve, inovacionit, qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe ndërtimit të organizatave rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

Gjatë sesionit, ekspertët prezantuan temat e tyre përmes këtyre kontributeve:

Irfan Lipovica, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) – “Akreditimi si infrastrukturë e besimit: Nga kompetenca te njohja ndërkombëtare”.


Blerim Halabaku, menaxher i cilësisë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës – “Roli i menaxherit të cilësisë në sigurimin e saktësisë, besueshmërisë dhe gjurmueshmërisë së rezultateve të matjeve”.

Prof. Maroš Finka, Universiteti Comenius në Bratislavë – “Modeli i katërfishtë i bashkëpunimit në ekosistemet e inovacionit: Rasti i Grupimit të Inovacionit për Transformim të Mençur në Sllovaki”.

Carlos Da Silva, ekspert kryesor në sistemet e integruara të menaxhimit, rrezikut dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale – “Menaxhimi i integruar i biznesit dhe besimi në epokën e inteligjencës artificiale”.

Constantin Brescan, koordinator për sigurimin e cilësisë dhe auditimet e zinxhirit të furnizimit në Fusion for Energy – “Auditimet e cilësisë në zinxhirin e furnizimit – Fusion for Energy”.

Dr. Ömer Özkan, fitues i EQL 2025 – “Nga pajtueshmëria te besimi: E ardhmja e menaxhimit të cilësisë në epokën e inteligjencës artificiale”.

Luc Marivoet, menaxher i QHSE-së dhe partner në Pauwels Consulting – “Auditori i fuqizuar nga teknologjia: Si e forcon inteligjenca artificiale besimin, reziliencën dhe cilësinë përmes auditimit me në qendër njeriun”.

Merita Gjyshinca Peja, drejtoreshë financiare në Raiffeisen Bank Kosovo – “Rezilienca dhe vazhdimësia e biznesit në sisteme komplekse dhe të digjitalizuara”.

Genond Mesareja, kryetar i Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC) – “Ndërtimi i organizatave rezistente: Udhëheqja, menaxhimi i rrezikut dhe vazhdimësia e biznesit në kohë ndryshimesh”.

Prof. Dr. Fisnik Laha, drejtues i laboratorëve të akredituar – “Matjet, besueshmëria dhe cilësia në sistemet shëndetësore dhe laboratorike”.

Përmes këtyre tematikave, sesioni theksoi rëndësinë e integrimit të standardeve të cilësisë me inovacionin teknologjik, menaxhimin e rrezikut dhe udhëheqjen efektive. Diskutimet nënvizuan gjithashtu rolin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, akademisë dhe sektorit privat në forcimin e besimit, rritjen e qëndrueshmërisë organizative dhe përgatitjen për sfidat e transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

Inovacioni në mjekësi: UBT sjell ekspertët botërorë në sesionin kyç të Kongresit të 67-të të EOQ-së

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), një vëmendje e jashtëzakonshme iu kushtua sesionit mbi shëndetin dhe performancën, i cili shërbeu si një platformë kyçe për të adresuar sfidat globale, rritjen e rezistencës së sistemeve shëndetësore dhe ngritjen e standardeve të cilësisë përmes inovacionit.

Ky sesion i rëndësishëm, i mbështetur dhe promovuar fuqishëm nga UBT, u moderua nga Prof. Dr. Milaim Berisha, duke mbledhur ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë për të sjellë qasje të avancuara në fushën e mjekësisë dhe mirëqenies njerëzore.

Punimet e këtij sesioni u hapën nga Dr. Ardita Baraku, Drejtore Nacionale e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, e cila theksoi rëndësinë e shëndetit publik, parandalimit efikas dhe nevojës parësore për ndërtimin e sistemeve shëndetësore rezistente ndaj sfidave të kohës.

Diskutimet vazhduan me kontributin e Prof. Dr. Norbert Bacht nga Universiteti i Vjenës, i cili u ndal tek aplikimi i teknologjive moderne, duke shpjeguar rolin kyç të inteligjencës artificiale në arritjen e një parandalimi sa më të saktë dhe funksional në mjekësi.

Në fokus të sesionit u sollën gjithashtu dimensionet e specializuara të performancës fizike dhe menaxhimit global. Prof. Dr. Milaim Berisha prezantoi standardet ndërkombëtare për mjekësinë sportive, duke vënë në pah ekselencën e kërkuar për shëndetin dhe performancën e atletëve.

Ky vizion u plotësua nga fjalimi kryesor i Ms. Fatema Z. Sumar nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila e lidhi drejtpërdrejt forcimin e institucioneve të cilësisë me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qëndrueshëm shoqëror.


Pjesa e dytë e sesionit solli praktika të avancuara nga Azia, ku Assoc. Prof. Dr. Ryoko Shimono nga Universiteti Waseda prezantoi indikatorët gjithëpërfshirës të vlerësimit TQM në kujdesin shëndetësor, duke vizualizuar lidhjen mes qëllimeve dhe aktiviteteve të menaxhimit të cilësisë.

Ndërsa Dr. Shogo Kato nga Universiteti i Tokios shpalosi zhvillimin e një sistemi algoritmik për të ndihmuar në rehabilitimin e pacientëve pas goditjeve në tru në spitalet e rikuperimit, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të inovacionit teknik në shërimin dhe përmirësimin e jetës së pacientëve.

Continue Reading

Të kërkuara