Lajmet

Ekipi që nis i pari gjuajtjen e penalltive, ka një avantazh.

A janë penalltitë mënyra më e drejtë për të shpallur fituesin e një ndeshje?

Published

on

Fati i finales së pestë të Kampionatit Evropian të futbollit – edicioni i 16-të i të cilit po luhet aktualisht në të gjithë kontinentin – u vendos nga penalltia më e famshme në historinë e këtij sporti. Në vitin 1976, 120 minutat lojë nuk arritën që të shpallnin një fitues midis  Çekosllovakisë dhe Gjermanisë Perëndimore.
Në këto kushte u kalua tek gjuajtja e penalltive, hera e parë që po provohej në një turne të madh. Në momentin kur çekët ishin në avantazh 4-3, ishte radha e Antonin Panenkës. Duke i dhënë të kuptojë portierit, sikur do të gjuante në anën e majtë dhe pasi priti që portieri gjerman të hidhet në atë krah, mesfushori e goditi topi me shumë delikatesë në qendër të portës, duke i siguruar kësisoj titullin kampion vendit të tij.

Deri më sot gjuajtje të tilla nga pika e bardhë (shpeshherë të pritura) njihen si alla Panenka. Por gjuajtjet e penaltive, janë që nga vitit 1976 spektakle të paharrueshme për shkak të dramës që bartin. Formati i tyre është i thjeshtë. Nëse, në një ndeshje me eleminim direkt, dy ekipe janë barazim pas lojës së rregullt prej 90 minutash, dhe pas 30 minutave shtesë, ftuesi përcaktohet nga gjuajtja e penalltive.

Secila nga skuadrat zgjedh 5 lojtarët që do të gjuajnë penalltitë, dhe në fund fitues është ekipiqë shënon më shumë se sa kundërshtari. Nëse pas 5 gjuajtjeve të para, skuadrat janë sërish në barazim, lojtarët e mbetur godasin nga një penallti, e cila nëse realizohet ose humbet përcakton direkt fituesin dhe humbësin.

Pre e presionit mund të bien edhe futbollistët më të mirë. Në finalen e Kupës së Botës së vitit1994, sulmuesi i famshëm italian Roberto Baxho gaboi në gjuajtjen e pestë të skuadrës së tij, duke ia dhuruar titullin titullin kampion Brazilit.

Në fakt gjuajtjet e penalltive janë shoqëruar aq shumë gabime nga skuadrat e mëdha, sa qëpërshkruhen shpesh si një lotari. Studimet kanë gjetur pak prova se ato favorizojnë skuadrat më të mira. Në këto kushte, ekzistojnë 2 mënyra për të pasur një mekanizëm më të ndershëm.

E para është të përmirësojmë vetë formatin e gjuajtjes së penalltive.

Për shembull është provuar se ekipi që nis i pari gjuajtjen e penalltive, ka një avantazh të rëndësishëm. Sipas një studimi nga London School of Economics, ai fiton në rreth 60 për qind të rasteve.

Kjo ndodh ndoshta për shkak të presionit psikologjik mbi lojtarët që gjuajnë të dytët, të cilët duhet të shënojnë për të mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së tyre. Vendimi se kush gjuan i pari merret përmes hedhjes së monedhës.

FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, ka provuar formatin ABBA, pra penalltinë e parë e gjuan njëra skuadër, më pas gjuajnë rresht 2 lojtarët e ekipit kundërshtar, dhe më pas gjuan lojtari i dytë i ekipit që nisi i pari gjuajtjen e penalltive.

Ky është i njëjti format që përdoret në lojën e tenisit. Por eksperimenti nuk u konsiderua i suksesshëm, pasi vetë mbështetësit e saj e cilësuan si shumë konfuze. Në këtë rast ata duhet të përballen me konstantën matematikore Prouhet–Thue–Morse.

Kjo lloj skeme, ABBABAAB, konsiderohet më e ndershmja për gjuajtjet e penalltive, dhe ajo përdoret në shumë duele të tjera sportive, si për shembull në turnetë e shahut. Shumë eksperimente sugjerojnë se përdorimi i skemës Prouhet–Thue–Morse, i barazon shanset e ekipeve, afërsisht në nivelet 50-50.

Mënyra e dytë për t’i dhënë ekipit më të mirë meritor shansin më të mirë për të fituar, është heqja dorë nga penalltitë. Një opsion është një lloj tjetër sfide, në të cilin lojtarët nisen me topin nga mesi i fushës dhe kanë një kohë të caktuar për ta mposhtur portierin (nganjëherë skemës i shtohet edhe një mbrojtës kundërshtar).

Kjo skemë mund të kërkojë më shumë aftësi, sesa thjesht bërja gol nga distanca 11 metra. “Goli i artë”, në të cilin fiton ekipi që shënon i pari në kohën shtesë, u testua dhe më pas u anulua shpejt, pasi inkurajonte shumë futbollin mbrojtës.

Ndoshta ideja më bindëse është një formë e “Golit të artë”, në të cilën nuk ka asnjë kufizim në kohën shtesë. Por një lojtar nga secili ekip hiqet nga fusha në intervale të rregullta (le të themi në çdo 10 minuta). Hapësira shtesë që krijohet por edhe lodhja fizike, shton shanset për të pasur një gol që mund ta zgjidhë sfidën.

Por për shumë tifozë, është pikërisht ideja që një ekip më i dobët gjatë një ndeshjeje mund të ketë mundësi të eleminojë një rival shumë më të fuqishëm, ajo që i bën shumë tërheqëse penalltitë. Dhe çekët jo favoritë në atë finale, që arritën të mposhtnin nga pika e bardhë ekipin e fortë të Gjermanisë Perëndimore në vitin 1976, vendosën një precedent edhe në këtë drejtim. / The Economist – Bota.al

Continue Reading

Rajoni

Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.

Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.

Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.

Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.

Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.

Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit

Published

on

By

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.

Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.

“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.

“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.

Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së

Published

on

By

Misioni i Fakultetit të TurizmitUBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.

Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.

UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.

Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.

Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.

Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.

Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.

Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.

Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.

Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

By

Në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës pas një pauze rreth njëmujore, deputetët ratifikuan shtatë marrëveshje ndërkombëtare nga 12 sa ishin paraparë në rendin e ditës.

Në sallë ishin të pranishëm 81 deputetë, të cilët votuan pro shtatë marrëveshjeve të para. Mirëpo, seanca u përcoll me debate dhe largime, pasi deputetët e PDK-së lëshuan sallën në fillim të punimeve, meqë u refuzua kërkesa e tyre që draft-rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës historike të vendosej si pikë e parë e rendit të ditës.

Nga ana tjetër, edhe pse ishin në sallë, deputetët e Listës Serbe nuk votuan as për prezencë e as për marrëveshjet në fjalë.

Ndërkaq, katër marrëveshjet e mbetura nuk u votuan nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me arsyetimin se ato kishin nevojë për shqyrtim paraprak.

Ndër vendimet më të rëndësishme që kaluan këtë të enjte ishte edhe marrëveshja e kredisë prej 33 milionë eurosh ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, e dedikuar për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Marrëveshjet e ratifikuara:

  • Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.
  • Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018.
  • Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017.
  • Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.
  • Marrëveshja e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.
  • Marrëveshja e kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.
  • Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.

Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.

Continue Reading

Të kërkuara