Sport

“Eja në Madrid”, Vinicius zbulon mesazhet që ia dërgonte Bellingham

“E doja Jude te Real Madridi”, tha Vinicius.

Publikuar

Vinicius Junior ka folur pas fitores mbrëmë të Real Madridit si mysafirë i Napolit, ku ka zbuluar mesazhet që ia ka dërguar Jude Bellingham, para se ky i fundit të kalonte te gjiganti spanjoll nga Borussia Dortmundi.

Vinicius ka treguar se e donte Bellingham me çdo kusht te Reali, dhe se i dërgonte mesazhe çdo ditë atij që të vjen te madrilenët.

“E doja Jude te Real Madridi! I kam dërguar mesazhe të shumta Bellingham vitin e kaluar. I kam shkruar çdo ditë: eja në Madrid”, tha Vinicius.

Bellingham shënoi mbrëmë golin e tetë në nëntë ndeshje si lojtar i Real Madridit, e po ashtu morri edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Sport

Bernard Karrica “Ylli i Javës” për javën e 35-të në Albi Mall Superligë

Publikuar

nga

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i ka takuar sulmuesit të FC Ballkanit, Bernard Karrica.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Avni Shala dhe Enes Shosholli.

Ky komision ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 35-të t’i jepet Bernard Karricës, i cili me golin që shënoi në këtë ndeshje ia dhuroi fitoren Ballkanit dhe njëherësh ky gol ia siguroi titullin e kampionit të tretë radhazi skuadrës nga Suhareka, një javë para përmbylljes së edicionit.

Pasi mori këtë çmim, Karrica u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës dhe që skuadra e tij e arriti objektivin e parë të këtij edicioni.

Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh që ishte vendimtare. Jam shumë i lumtur që me golin që shënova arritëm të fitojmë dhe të shpallemi kampionë. Ky është sukses i gjithë ekipit”, deklaroi sulmuesi 23-vjeçar për faqën zyrtare të FFK-së./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Nis rrënimi i stadiumit në Rahovec, reagon KF Rahoveci

Publikuar

nga

Komuna e Rahovecit ka vendosur që ta rrënojë stadiumit e qytetit në Rahovec “Jahja Danuza”, dhe në vendin e tij ta ndërtojë sheshin qendror të këtij qytetit. Rrënimi i stadiumit nga punëkryerësi i kontraktuar ka nisur sot, andaj klubi i futbollit “Rahoveci” ka dal me një komunikatë duke shprehur shqetësimin se nga sot e tutje as gjeneratat e reja nuk kanë ku t’i zhvillojnë stërvitjet.

Komunikata e plotë e KF Rahovecit:

Ju njoftojmë që sot në orët e para të ditës ka filluar të rrënohet stadiumi i qytetit ”Jahja Danuza” nga punëkryesi që është i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, me qëllim të ndërtimit të sheshit qendror të qytetit tonë.

Ne si klub kishim një marrëveshje paraprake me Komunën e Rahovecit të cilët na kishin premtuar dhe janë zotuar që stadiumi i qytetit nuk do të rrënohet pa u krijuar një alternativ tjetër për të zhvilluar garat dhe për të stërvitur, ne në vazhdimësi kemi komunikuar me DKRS-në të cilët janë të njoftuar mirë me kërkesat tona elementare për të na mundësuar kushte optimale për të zhvilluar gara dhe për tu stërvitur.

Realisht komuna na ka mirëkuptuar dhe priti përfundimin e kampionatit që ne ta përfundojmë në shtëpinë tonë, por që tani brenga jonë është shkolla e futbollit ku janë të anëtarësuar qindra fëmijë e që fatkeqësisht nga sot nuk kanë ku të stërviten përderisa nuk përfundojnë punimet në qendrën e re sportive! Lutemi dhe urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë ti bëhet shqetësimeve tona.

Vazhdo të lexosh

Sport

Rodri tregon diferencën mes Cityt dhe Arsenalit

Publikuar

nga

Mentaliteti fitues gjatë sezonit të Mançester Cityt i shtyu ata të kalonin Arsenalin në Premier Ligë, ka thënë mesfushori Rodri pasi skuadra e tij fitoi titullin e katërt radhazi në Premier Ligë.

Rodri shënoi kur City mundi Ëest Ham United 3-1 në Etihad të dielën për të fituar titullin me dy pikë përpara Arsenalit, i cili i ndoqi ata deri në ditën e fundit të një sezoni emocionues.

City përfundoi me 91 pikë ndërsa Arsenali, me 89, duhej të kënaqej me vendin e nënkampionit për të dytin sezon radhazi, pavarësisht se fitoi 2-1 në shtëpi kundër Evertonit.

I pyetur se çfarë e bëri diferencën, Rodri tha se kjo erdhi në mentalitetin që zotëronin dy skuadrat.

Arsenali gjithashtu meriton lavdërime, ata patën një sezon të pabesueshëm, por mendoj se ndryshimi ishte këtu”, tha spanjolli.

Rodri theksoi lojën defanzive të Arsenalit në Etihad në fund të marsit, i cili përfundoi në një barazim pa gola, pasi kampioni i Cityt nuk arriti të shënonte pavarësisht se dominonte me 72% posedim të topit.

Kur ata u përballën me ne në Etihad, i pashë dhe thashë ‘Ah, këta djem, ata nuk duan të na mundin, duan vetëm një barazim’ dhe këtë mentalitet, nuk mendoj se do ta bënim njësoj. Dhe ne i kapëm ata në garën për titull. Në fund, nëse na jepni një pikë, ne do të fitojmë shtatë, tetë ndeshjet e fundit edhe pse është kaq e vështirë. Kështu që unë mendoj se kjo tregon mentalitetin tonë.”

City ka një shans për të fituar një tjetër trofe këtë sezon pasi përballet me Manchester United në finalen e FA Cup fundjavën e ardhshme. “Është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne të bëjmë dopio”, shtoi Rodri.

Vazhdo të lexosh

Sport

Një lamtumirë emocionuese për Jurgen Klopp, teksa drejton për herë të fundit Liverpoolin

Publikuar

nga

Gjatë kësaj të diele në Anfield, Jurgen Klopp menaxhoi Liverpoolin për herë të fundit i cili njoftoi në fillim të vitit se ky sezon do të ishte i fundit për Liverpoolin.

Atij iu bë serenadë gjatë gjithë ndeshjes, në të cilën Liverpool e fitoi 2-0 kundër Wolves. Megjithatë në dhjetë minutat e fundit tifozët shtuan brohoritjet aq sa Klopp nuk i mbajti dot më lotët.

“Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”, himni i klubit kumboi nëpër stadium për herë të fundit për gjermanin.

Programi i ditës së ndeshjes së djeshme kishte shkruar në kopertinë “Danke Jurgen”, ku Klopp shkroi se në këtë sezon ata synuan hënën dhe përfunduan në yje, ku premtoi katërfish trofesh, ndërsa përfundoi me Kupën e Ligës dhe me një përfundim në vendin e tretë të ligës.

Në fund të fundit pak menaxherë mund të zgjedhin përfundimin e tyre në një sport kaq me presion të lartë. Megjithatë epoka e Kloppit nuk do të përsëritet, këtë e dinë tifozët e Liverpool-it, dhe prandaj atij iu dha lamtumira kaq e veçantë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara