Kulturë

Egjipti zbulon arkivole 2 mijë e 500-vjeçare dhe statuja bronzi në nekropolin e lashtë

“Statuja më e madhe prej bronzi” u zbulua në varrezat Bubastian.

Published

on

Egjipti ka zbuluar arkivole 2 mijë e 500 vjeçare dhe statuja bronzi në nekropolin e lashtë në Saqqara, sipas një njoftimi të publikuar të hënën.

Dy muaj pasi pesë varre antike u gjetën aty afër, Egjipti gërmoi më shumë thesare ndërsa vazhdon operacionet e tij të gjera të gërmimit në varrezat e lashta, rreth 19 milje në jug të Kajros.

Mostafa El-Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit, u tha gazetarëve në vendngjarje se “statuja më e madhe prej bronzi” u zbulua në varrezat Bubastian, e cila është emëruar sipas perëndeshës së lashtë të Bastetit.

Paketa përfshin 150 statuja bronzi të hyjnive të lashta egjiptiane duke përfshirë Bastet, Anubis, Osiris, Amunmeen, Isis, Nefertum dhe Hathor./UBTNews/

Magazinë

Sot Paul Walker do të festonte 52 vjetorin e lindjes!

Published

on

Sot, 12 shtator 2025, aktori i njohur Paul Walker do të kishte mbushur 52 vjeç. Walker u bë i famshëm për rolin e tij në serinë “The Fast and the Furious”, duke u kthyer në një ikonë të botës së kinemasë dhe një simbol të pasionit për makinën dhe aventurën.

Megjithatë, jeta e tij u ndërpre tragjikisht më 30 nëntor 2013, në një aksident automobilistik fatal në Santa Clarita, Kaliforni.

Ai ishte pasagjer në një Porsche Carrera GT të vitit 2005, që po drejtohej nga miku dhe partneri i tij në garë, Roger Rodas, i cili gjithashtu humbi jetën. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, pasi ata po largoheshin nga një aktivitet bamirësie.

Hetuesit kanë konstatuar se shpejtësia luajti rol kyç në aksident. Makina po lëvizte rreth 160 km/h në një zonë me kufi shpejtësie 72 km/h, duke u përplasur me një shtyllë dhe më pas me një pemë, dhe u përfshi nga flakët. Makina u dëmtua rëndë, pothuajse u nda në gjysmë nga përplasja. Autoritetet vazhdojnë të shqyrtojnë faktorë të tjerë të mundshëm, përfshirë shpërqendrimin ose ndonjë pengesë në rrugë.

Paul Walker, i cili ishte vetëm 40 vjeç në atë kohë, la pas trashëgimi të madhe në kinematografi dhe komunitet fansash që ende e kujton me nostalgji. Ndonëse kanë kaluar vite nga tragjedia, rolet e tij dhe pasioni për jetën vazhdojnë të frymëzojnë shumë admirues në mbarë botën.

Continue Reading

Magazinë

Jennifer shpreh zhgënjimin që roli i ëndrrave i’u dha Madonnës

Published

on

Ylli i Hollywoodit, këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, ka treguar se kishte dëshirë të jashtëzakonshme ta luante rolin e aktivistes e politikanes argjentinase, Eva Peron.

Ajo ka rrëfyer se një nga momentet më zhgënjyese në karrierën e saj ishte kur humbi rolin kryesor në filmin biografik për aktivisten në fjalë, “Evita” në vitin 1996, rol që iu dha Madonnas.

Madonna në rolin e Evitas

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçe ka kujtuar audicionin që pati me regjisorin Alan Parker, ndërkohë që po fliste në një konferencë, ka raportuar Variety.

“Shkova të provoj për ‘Evitan’. Kisha javë të tëra që po praktikoja dhe këndova me gjithë shpirt. Ai më tha: ‘Je e mrekullueshme. Por e di që rolin e ka marrë Madonna, apo jo?’ Unë i thashë: ‘OK, mirupafshim. Ishte kënaqësi të të takoja’”, ka thënë këngëtarja.

Lopez është duke realizuar një ëndërr të kahershme, rolin në  “Kiss of the Spider Woman”. Megjithatë, ajo ka pranuar se përvoja nuk ka qenë e lehtë, sidomos kur regjisori Bill Condon i kërkoi të interpretonte një nga këngët më të ndërlikuara të filmit me një xhirim të vetëm.

“I thashë: ‘Do të bëjmë disa prova, disa shkrepje të ndryshme?’ Ai më tha: ‘Jo, asnjë mbulim.’ Unë thashë: ‘Oh, duhet ta bëj perfekt atëherë.’ Pastaj, deri në gjysmë të rrugës, gjithçka po shkonte shkëlqyeshëm e ti shkel në fustan ose të ndodhë diçka tjetër, dhe mendon se duhet ta fillojmë nga e para. Ishte sfiduese. Sidomos për kohën dhe buxhetin, siç ndodh shpesh me filmat e pavarur”, ka thënë artistja.

Pavarësisht sfidave, Lopez është shprehur e lumtur dhe krenare për rrugëtimin e saj.

“Gjithçka më duket sikur e kam bërë dje. I kujtoj momentet. Kujtoj çfarë vishja. Kujtoj çfarë më thoshin njerëzit kur po dilnim në skenë. Janë kujtime të paharrueshme të jetës. Nuk mund të them që emocionohem shumë, por gjithsesi ndjej: ‘Wow’. Jam e lumtur. Kam arritur shumë dhe jam krenare për këtë”, tha ajo për revistën People pak para se ta prezantonte spektaklin “Video Music Awards”.

Continue Reading

Magazinë

Muzikë, modë dhe pasion, jeta e Victoria Beckham do të shfaqet në një dokumentar në Netflix

Published

on

Jeta dhe karriera e Victoria Beckham do të jenë në qendër të një dokumentari të ri nga Netflix, i cili do të eksplorojë udhëtimin e saj personal dhe profesional — që nga ditët si yll i muzikës pop me grupin Spice Girls, deri në afirmimin e saj si një stiliste e suksesshme në industrinë globale të modës.

Dokumentari, i titulluar “Victoria Beckham”, do të jetë i disponueshëm në platformën streaming nga data 9 tetor. Ai ndjek suksesin e serialit me katër pjesë të publikuar më 2023 mbi jetën e bashkëshortit, David Beckham.

Projekti do të përfshijë intervista ekskluzive me çiftin Beckham, si dhe me figura të njohura të botës së modës. Regjinë e ka marrë Nadia Hallgren, e njohur për dokumentarin “Becoming” mbi Michelle Obama.

Filmi premton të ofrojë një portret të ndjeshëm dhe të thelluar të jetës së Victoria-s, si në skenë ashtu edhe jashtë saj.

Victoria Beckham u bë e famshme në vitet ’90 si pjesë e grupit të vajzave Spice Girls, që dominoi skenën ndërkombëtare të muzikës pop nga viti 1996 deri më 2001. Pas shpërbërjes së grupit, ajo publikoi katër këngë solo dhe albumin e saj të vetëm, Victoria Beckham, në vitin 2001, i cili arriti në vendin e 10-të në top listat britanike.

Kënga e saj më e suksesshme si artiste solo ishte “Out Of Your Mind” (2000), një bashkëpunim me Dane Bowers dhe True Steppers, që arriti deri në vendin e dytë në klasifikimet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas muzikës, Victoria u zhvendos drejt modës, duke ndërtuar markë personale që u bë sinonim me elegancën e stilin bashkëkohor. Ka marrë vlerësime të shumta për krijimet e ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në modë. Pavarësisht rikthimeve të herëpashershme me Spice Girls — për turneun “The Return Of The Spice Girls” (2007–2008) e për ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër më 2012, ajo zgjodhi të mos marrë pjesë në turneun e ribashkimit të 2019, për shkak të angazhimeve të saj në fushën e modës.

Spekulimet për një rikthim të ri mbeten të gjalla. Në maj, Mel B (ish-anëtare e grupit) la të kuptohej se një turne i mundshëm për 30-vjetorin e formimit të Spice Girls është ende në diskutim.

Dokumentari i ri nga Netflix pritet të ofrojë një vështrim gjithëpërfshirës në jetën e Victoria Beckham — nga fama e hershme dhe sfidat profesionale, deri tek zgjedhjet personale që e kanë formësuar rrugëtimin e saj si artiste, nënë, bashkëshorte dhe sipërmarrëse.

Continue Reading

Magazinë

Rregullat e forta të Julia Roberts për një fëmijëri të disiplinuar

Published

on

Julia Roberts ka folur hapur për mënyrën si ajo dhe bashkëshorti, Daniel Moder, i kanë rritur tre fëmijët e tyre – binjakët Hazel dhe Phinnaeus dhe djalin Henry – duke zbatuar rregulla të qarta dhe të pandryshueshme.

Në një intervistë për 72 Magazine, aktorja 57-vjeçe u shpreh se fëmijët e tyre kanë qenë ndër më të fundit në grupet e tyre shoqërore që kanë marrë telefona dhe pajisje teknologjike.

“Kur ishin më të vegjël, padyshim që unë dhe Danny konsideroheshim prindër më të rreptë. Nuk është se vendosnim ligje të forta, por kishim rregulla që nuk ndryshonin. Këtu janë kufijtë dhe ata nuk lëvizin”, tha ajo.

Roberts shtoi se kjo mënyrë krijon stabilitet dhe ndjenjën e sigurisë tek fëmijët: “Ata e dinë se ekziston një botë e qëndrueshme dashurie dhe mbrojtjeje që nuk kushtëzohet”.

Ajo dhe Moder janë përpjekur të mbajnë jetën e fëmijëve private, larg syrit të medias. Më 2013, tregoi për USA Today se synimi ishte t’i mbronin ata e të kishin jetë familjare pa ndërhyrje të jashtme. Roberts ka folur disa herë për qasjen e saj kundër varësisë nga teknologjia.

Në një intervistë për Today në vitin 2023, ajo tha se në shtëpi kishin vendosur një stacion karikimi për telefonat, nuk lejonin përdorimin e tyre në tryezë dhe inkurajonin bisedat e drejtpërdrejta në familje.

Continue Reading

Të kërkuara