Sport

Efekti Messi: MLS arrin numra rekord tifozësh në stadiume

Published

on

Më shumë se 11 milionë tifozë ndoqën Major League Soccer (MLS) gjatë këtij sezoni, sipas një njoftimi të fundit nga Liga Amerikane e Futbollit. Ky shifër përbën një rekord të ri, duke tejkaluar numrin e mëparshëm prej 10.9 milionë shikuesish. Statistikat e MLS tregojnë se mesatarisht 23,240 tifozë kanë qenë të pranishëm në çdo ndeshje.

Ky rritje e jashtëzakonshme në numrin e tifozëve është ndihmuar ndjeshëm nga ardhja e disa yjeve ndërkombëtarë, me Lionel Messi që spikat si figura kryesore. Prania e tij në kampionat ka nxitur shumë skuadra të luajnë në stadiume më të mëdha për të akomoduar numrin në rritje të tifozëve, duke rritur kështu përvojën e tifozëve dhe atmosferën në stadiume.

MLS ka theksuar se “ardhja e yjeve ndërkombëtarë të futbollit, përpjekjet e klubeve për të krijuar paketa të veçanta biletash dhe përvoja të rikthimit të tifozëve vit pas viti janë disa nga arsyet kryesore për këtë rritje të vazhdueshme në frekuentime.”

Rekordi i ri është arritur në një moment kur sezoni i rregullt ende vazhdon, dhe për të tretin vit radhazi, numri i tifozëve në stadium ka kaluar shifrën 10 milionë. Ky fenomen tregon një interes në rritje për futbollin në SHBA dhe një transformim të dukshëm të kulturës së futbollit në vend./UBTNews/

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara