Lajmet

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës

Seanca është paraparë të fillojë në ora 09:30.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë edhe sot gjykimi ndaj ish-pjeëstarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Seanca është paraparë të fillojë në ora 09:30.

Të hënën ka filluar dëshminë dëshmitar i i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Marek Gasior, në cilësinë e ekspertit mjekoligjor nga Polonia. Ky ka dëshmuar pa masa mbrojtëse derisa është intervistuar nga prokurorja Gaia Pergolo. Ai ka thënë se si ekspert i mjekësisë ligjore në Kosovë, nga viti 2000 deri në vitin 2008, ka punuar në kuadër të misionit të OKB-së, ndërsa më pas për katër vjet ka punuar me Bashkimin Evropian.

Sipas Speciales, “krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vendi

Sveçla njofton për hapat e parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Kosovës

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues që do të bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrit, kjo strukturë e re do të funksionojë si një agjenci e veçantë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sveçla ka theksuar se themelimi i Xhandarmërisë përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës së sigurisë së vendit, duke pasur një mision të qartë për të garantuar një prezencë të fuqishme shtetërore.

Ndër detyrat kryesore të këtij agjencioni të ri do të jenë ruajtja e kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial, mbrojtja nga terrorizmi, menaxhimi i trazirave me rrezikshmëri të lartë, si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla.

Në përfundim, ministri ka deklaruar se Xhandarmëria do të forcojë ndjeshëm kapacitetet e Kosovës për të parandaluar, menaxhuar dhe neutralizuar kërcënimet që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit.

Continue Reading

Vendi

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Prishtinë dhe Malishevë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Një person tjetër ne Malishevë ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër të familjes, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa policia po e heton rastin.

Continue Reading

Vendi

Raportohet i zhdukur një 31-vjeçar në Prishtinë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës është raportuar për zhdukjen e një personi të moshës 31-vjeçare, i cili është larguar në drejtim të panjohur të hënën pasdite në Prishtinë.

Rasti është denoncuar në polici nga babai i tij. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjari, ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai kishte ndaluar automjetin për të kryer një blerje, duke e lënë djalin brenda në makinë.

Ankuesi ka specifikuar para autoriteteve se 31-vjeçari është me aftësi të kufizuara mendore. Gjatë kohës që babai ndodhej jashtë mjetit, i riu ka dalë nga automjeti dhe nuk është kthyer më.

Njësitë policore menjëherë kanë nisur hetimet për rastin dhe po punojnë intenzivisht për lokalizimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Lajmet

Katër të vdekur dhe dhjetë të lënduar në aksidentet e fundit në Kosovë

Published

on

By

Një bilanc prej katër personash të vdekur dhe dhjetë të lënduar është shënuar në rrugët e Kosovës brenda një dite. Raporti i fundit i Policisë së Kosovës njofton për një seri aksidentesh të rënda të ndodhura të hënën, ku përveç aksidenteve të reja me fatalitet, një person ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra ditë më parë.

Në Vushtrri në një aksident të rëndë ku u përfshinë tri automjete në fshatin Dobërllukë një person ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Universitare Klinike të Kosovës (QKUK).

Një tjetër vetaksident fatal ndodhi në fshatin Dollc të Klinës. Një shofer humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe doli jashtë rruge, duke pësuar lëndime që rezultuan vdekjeprurëse. Nga kjo thyerje e rrugës mbetën të lënduar edhe katër pasagjerë që ndodheshin në të njëjtën makinë – një grua dhe tre burra.

Pothuajse në të njëjtën periudhë, një tjetër përplasje mes dy veturave mori jetën e një personi në fshatin Slivovë të Ferizajt. Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar shkaqet e këtij aksidenti. Për të tria këto raste të reja, prokurorët kanë urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Përveç tragjedive të ditës, bilanci i zi u rëndua edhe më shumë pasi një person ndërroi jetë në QKUK, ku po trajtohej që prej datës 7 maj. Ai kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Pas konstatimit të vdekjes nga mjekët, trupi i tij u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Përveç ngjarjeve me pasoja fatale, policia regjistroi edhe dy aksidente të tjera me pasoja më të lehta.

Në Prekallë të Istogut, dy vetura u përplasën mes vete, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore te njëra nga drejtueset e mjeteve.

Në Prizren, në rrugën “Hysen Rexhepi”, u shënua një përplasje tjetër mes dy automjeteve, e cila fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme materiale dhe pa persona të lënduar.

 

Continue Reading

Të kërkuara