Lajmet

Edhe sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Të hënën Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e tretë kundër Mustafës.

Published

on

Në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën Cali.

Të hënën Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e tretë kundër Mustafës dhe sot dëshmitari do t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së viktimave dhe avokatit të Salih Mustafës.

Të hënën dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka thënë se në kohën kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është marrë nga disa persona dhe është dërguar në një objekt në fshatin Zllashë, që sipas tij, aty është keqtrajtuar nga një persin që ai e quan komandant Cali. Ai gjatë dëshmisë së tij, duke iu mbrojtur identiteti ka deklaruar se fillimisht nuk e ka ditur kush është personi e pastaj ka dëgjuar të tjerët duke iu drejtuar “Komandant Cali”. Por i njëjti në një dëshmi të dhënë prokurorit të ZPS-së më 2019 kishte thënë se personi ishte prezantuar vet si komandat Cali.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë edhe se në Zllashë është mbajtur 18 ditë, ku sipas tij është rrahur e maltretuar vazhdimisht. Ai derisa i është përgjigjur prokurores Silvia D’Ascoli, ka thënë se si pasojë e maltretimit që pretendon se i është bërë në Zllashë, sot ka lëndime në krah, kokë dhe shikimin në syrin e majtë e ka të humbur.

Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre.

Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e që Salih Mustafa është edhe i arrestuari i parë nga Specialja. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Seanca e paraqitjes së parë së Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Palët i dorëzuan si konfidenciale versionet e tyre të fundit të dosjeve paraprake, më 22 shkurt 2021 Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe më 6 maj 2021 mbrojtja.

Më 30 prill 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesat e pesë viktimave dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, Grupi I. Më 7 maj 2021, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues I.

Më 21 maj 2021, trupi gjykues miratoi kërkesat e katër viktimave tjera dhe i pranoi ato si viktima pjesëmarrëse në procedura si pjesë e Grupit 1. Trupi gjykues gjithashtu zgjati afatin për viktimat për të aplikuar deri në mbylljen e çështjes së Prokurorit të Specializuar.

Konferencat përgatitore për gjykimin në këtë çështje u mbajtën më 9 dhe 10 qershor 2021.

Lajmet

KGJK refuzon kthimin e gjyqtarëve dhe stafit serb të dorëhequr në veri: Emrat i dërgohen Presidentes për lirim nga detyra

Published

on

By

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka refuzuar kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të vendit për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin e tyre në sistemin gjyqësor, pas dorëheqjes masive që kishin bërë në vitin 2022.

Vendimi u mor me 9 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim. Pas këtij vendimi, emrat e zyrtarëve serbë do t’i përcillen ushtrueses së detyrës së presidentes për lirim zyrtar nga detyra.

Artan Abazi, anëtar i KGJK-së kundërshtoi rikthimin e tyre, duke theksuar se dorëheqjet e vitit 2022 ishin të parevokueshme dhe se mungesa katërvjeçare i ka bërë ata profesionalisht të papërshtatshëm për shkak të ndryshimit të ligjeve dhe praktikave.

“Duke pasur parasysh që në vitin 2022, këta gjyqtarë me vullnetin e tyre kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme… ata kanë humbur edhe aftësinë profesionale për ta ushtruar pozitën. Po ashtu, konsideroj se disa janë të përfshirë në aktivitete politike dhe s’kanë vend në sistem, ndërsa për disa nuk e dimë nëse kanë kryer vepra penale”.

Ivana Milenkoviq, anëtare e KGJK-së mbështeti kërkesën për rikthim, duke argumentuar se pranimit i tërheqjes së dorëheqjeve do të garantonte të drejtat kushtetuese për qytetarët e atij rajoni.

Me këtë vendim, KGJK-ja u ka dhënë fund speculimeve për një rikthim të mundshëm të zyrtarëve të dorëhequr, duke hapur rrugën për përmbylljen ligjore të statusit të tyre. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Mund të ketë një kurë për ‘të keqen’. Epo, një kurë për psikopatinë, gjithsesi. Psikologët argumentojnë se aspekte të psikopatisë mund të “shërohen” nga terapia njohëse-sjellëse, e cila thuhet se zvogëlon veprat penale të dhunshme nga ata me këtë gjendje. Hulumtimet paraprake sugjerojnë se trajnimi njohës i bazuar në kompjuter mund të ndihmojë një psikopat të përjetojë edhe empati dhe keqardhje.

 

  1. Lojtarët e futbollit pështyjnë kaq shumë sepse ushtrimet rrisin sasinë e proteinave në pështymë. Kur ushtroheni, sasia e proteinave të sekretuara në pështymë rritet. Një proteinë mukus e quajtur MUC5B e bën pështymën tuaj më të trashë kur ushtroheni, gjë që e bën më të vështirë gëlltitjen, kështu që ne kemi tendencë të pështyjmë më shumë. Mund të ndodhë gjatë ushtrimeve sepse marrim frymë më shumë përmes gojës. Prandaj, MUC5B mund të aktivizohet për të ndaluar tharjen e gojës sonë.

 

  1. Disa kafshë shfaqin tipare të ngjashme me autizmin. Tiparet autistike tek kafshët përfshijnë një tendencë drejt sjelljes përsëritëse dhe zakoneve shoqërore atipike.

 

  1. Flutura më e madhe në botë ka një hapje krahësh prej 31 cm. I përket fluturës Birdving të Mbretëreshës Aleksandra, të cilën mund ta gjeni në pyjet e Provincës Oro, në lindje të Papua Guinesë së Re.

 

  1. Mbani mend më shumë ëndrra kur flini keq. Hulumtimet sugjerojnë se nëse flini keq dhe zgjoheni disa herë gjatë natës, do të keni më shumë gjasa të kujtoni përmbajtjen e çdo ëndrre që keni parë. Gjithashtu keni më shumë gjasa të mbani mend një ëndërr kur zgjoheni nga një e tillë.

Continue Reading

Lajmet

Meta pranon marrëveshje deri në 16.68 miliardë dollarë për akuzat lidhur me sigurinë e fëmijëve

Published

on

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, ka rënë dakord të paguajë deri në 16.68 miliardë dollarë për të zgjidhur një seri pretendimesh të ngritura nga shtete amerikane lidhur me mënyrën se si platformat e saj trajtojnë përdoruesit e mitur.

Sipas dokumenteve gjyqësore, autoritetet pretendojnë se Meta ka projektuar Facebook dhe Instagram në mënyrë që të krijonin varësi te fëmijët, ka mashtruar konsumatorët për sigurinë e platformave dhe ka mbledhur në mënyrë të papërshtatshme të dhënat personale të fëmijëve.

Marrëveshja është arritur gjatë një gjyqi federal në Kaliforni, ku ishin përfshirë pretendime nga 29 shtete amerikane, duke shmangur një proces gjyqësor të profilit të lartë mbi ndikimin e mediave sociale te të rinjtë.

Në kuadër të marrëveshjes, Meta ka pranuar të bëjë edhe ndryshime për përdoruesit adoleshentë në Facebook dhe Instagram, përfshirë kufizime të përdorimit ditor dhe bllokime gjatë natës.

Pretendimet janë pjesë e një vale më të gjerë padish ndaj kompanive të mediave sociale, të cilat akuzohen se kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor të të rinjve në Shtetet e Bashkuara.

Rasti përfshin gjithashtu akuza se Meta ka shkelur ligjet federale për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet, duke mbledhur të dhëna personale nga përdorues për të cilët kompania e dinte se ishin fëmijë, pa njoftimin ose pëlqimin e prindërve. Sipas pretendimeve, të dhënat janë përdorur edhe për trajnimin e modeleve të mësimit automatik dhe inteligjencës artificiale gjeneruese.

Meta i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve. Kompania ka argumentuar gjithashtu se nuk mund të akuzohet për mashtrim mbi “varësinë nga mediat sociale”, pasi kjo nuk konsiderohet një diagnozë e njohur psikiatrike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa zbulon librin e saj të zgjedhur për shtatorin: “Martyr!” nga Kaveh Akbar

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar librin e radhës në rubrikën e saj mujore “Dua’s Monthly Read” për muajin shtator 2026.

Zgjedhja e saj është romani “Martyr!” i shkrimtarit iraniano-amerikan Kaveh Akbar, një vepër që trajton tema si identiteti, humbja, varësia, arti dhe kërkimi i kuptimit të jetës.

Romani ndjek Cyrus Shams, një të ri iraniano-amerikan që përballet me humbjen e nënës së tij dhe me të kaluarën e varësisë. Nëna e tij humbi jetën në vitin 1988, kur avioni Iran Air Flight 655 u rrëzua pasi u godit nga një kryqëzor amerikan mbi Gjirin Persik.

Ndërsa përpiqet të jetojë në abstinencë dhe të gjejë një kuptim për jetën, Cyrus zhvillon një obsesion me konceptin e martirizimit. Për Duan, pikërisht kjo është një nga idetë që e bën romanin kaq të veçantë.

“Martyr! më bëri të mendoj për martirizimin në mënyra që nuk i kisha konsideruar kurrë më parë”, ka shkruar ajo.

Dua ka vlerësuar gjithashtu mënyrën se si romani e trajton këtë temë përtej konceptit tradicional të sakrificës për një kauzë apo vend. Një pikë kyçe e historisë është takimi i Cyrusit me Orkideh, një artiste e sëmurë përfundimisht, e cila po i kalon ditët e fundit të jetës së saj e ekspozuar në Muzeun e Bruklinit.

“Martyr! vlon nga një energji kaotike dhe një etje për jetën që bie ndesh me obsesionin e Cyrusit për vdekjen”, ka shkruar Dua.

Ajo ka veçuar edhe humorin e pazakontë të romanit, mënyrën se si protagonisti përpiqet të luajë rolin e “njeriut të mirë”, ndërsa punon si aktor mjekësor që simulon dhimbjen për para, si dhe një sekuencë ëndrre ku shfaqet edhe Lisa Simpson.

Për Duan, romani bashkon temat e rënda me humorin dhe një energji të veçantë.

“Ky roman është i thellë, i sinqertë, rregullisht komik dhe krejt ndryshe nga çdo gjë që kam lexuar më parë”, është shprehur ajo.

Me “Martyr!”, Dua Lipa vazhdon traditën e rubrikës së saj mujore të leximit, përmes së cilës ndan me ndjekësit libra që i kanë lënë mbresë dhe nxit interesin për letërsinë te një audiencë e gjerë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara