Lajmet

Edhe pas një shekulli, qentë endacakë bëhen sërish viktima të politikës në Turqi

Kohët e fundit kjo temë ka qenë një përzierje dashurie-urrejtjeje, e cila ka marrë një ngjyrë politike.

Published

on

Qentë e rrugës të Stambollit, të kudondodhur, janë përfshirë nga një stuhi politike që përfshin presidentin Rexhep Tayyip Erdogan dhe një aplikacion i cili po konsiderohet se ndihmoi në vrasjen e tyre.

Numri i madh i kafshëve endacake — qentë dhe macet — që vërtiten mes njerëzve dhe pushojnë në sheshet publike është gjë e zakonshme në Turqi. Ata bredhin edhe afër monumenteve të tilla si Aja Sofia dhe Xhamia Blu.

Kjo nuk është rastësi, sipas Ekrem Isin, një studiues që shkroi “Komuna me katër këmbë: Qentë e rrugës së Stambollit”.

“Ne jemi një shoqëri që bashkëjetojmë me kafshët. Në fakt është një traditë lindore. Çdo lagje ka qentë dhe njerëzit që kujdesen për to”, tha ai në një intervistë.

Në disa kultura islame, besimtarët i shohin qentë si krijesa të pafajshme që do të flasin në ditën e gjykimit dhe do të hapin rrugën e besimtarëve për në parajsë. Por deri atëherë, ata shihen si të papastër dhe më së miri të mbahen jashtë në rrugë!

“Pra, edhe pse njerëzit tanë i donin qentë, ata nuk i çuan në shtëpi, por i ushqyen në rrugë”, tha Isin.

Kohët e fundit kjo temë ka qenë një përzierje ndjenjash dashurie-urrejtjeje që, si shumica e gjërave në vendin e polarizuar dhimbshëm, ka marrë një ngjyrë politike më vete.

Në fund të vitit të kaluar, një vajzë katërvjeçare u sulmua dhe u plagos rëndë nga një tufë qenësh Pit bull në Gaziantep.

Qentë ishin kafshë shtëpiake dhe jo endacakë, megjithatë, Erdogan deklaroi se: “Kafshët endacake u përkasin strehimoreve, jo rrugëve”.

Komenti në dukje i padëmshëm në fakt synonte rivalin e tij të madh, kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Ambicioz politikisht dhe i ditur në fushën e medias, Imamoglu mundi aleatin e Erdoganit në sondazhet shumë të diskutueshme në vitin 2019.

Dy muaj përpara sulmit ndaj vajzës, Imamoglu kishte nisur një nga fushatat e tij të shumta në mediat sociale – një që shfaqte udhëtimet e një qeni endacak të quajtur Boji në trenat dhe tragetet e Stambollit.

Mesazhi i Erdoganit ishte i qartë se gjoja “qeveria po përpiqet t’i bëjë rrugët e sigurta nga qentë e lëshuar nga opozita”.

Nënkryetari i CHP-së, Ali Oztunc, i cili mbikëqyr mirëqenien e kafshëve, akuzoi qeverinë se dështoi për t’u dhënë qyteteve të udhëhequra nga opozita fonde të mjaftueshme për të kastruar dhe strehuar qentë endacakë.

Argumentet u bënë më urgjente me shfaqjen e një aplikacioni të quajtur Havrita, i cili lejoi përdoruesit të raportonin vendndodhjen e saktë të endacakëve. Qentë filluan të ngordhnin në grupe pas lansimit të këtij aplikacioni në maj.

“Ne filluam të dëgjojmë më shumë rreth rasteve të helmimit ose vrasjeve masive”, tha avokatja Gulsaniye Ekmekci, e cila kryeson komisionin që mbron të drejtat e kafshëve në Stamboll.

Këtë muaj, një gjykatë e Ankarasë mbajti anën e kritikëve të aplikacionit, duke bllokuar aksesin në uebsajtin e saj ashtu edhe në aplikacion.

“Ne nuk mund ta zgjidhim problemin duke vrarë kafshë”, tha Ekmekci.

Stambolli është përpjekur të eliminojë qentë endacakë edhe më parë.

Më 1910, osmanët internuan 80,000 qen endacakë në një ishull të shkretë në Detin Marmara si pjesë e një përpjekjeje për modernizim që synonte t’i jepte kryeqytetit të atëhershëm të perandorisë një ndjenjë më evropiane.

“Nuk kishte asnjë pikë ujë për të pirë dhe qentë vranë njëri-tjetrin nga uria dhe etja”, kishte shkruar romancieri francez dhe oficeri i marinës Pierre Loti, i cili frekuentonte Stambollin në atë kohë.

“Sa herë që një varkë kalonte pranë ishullit, të gjithë ata vraponin në breg dhe ju mund të dëgjonit vajtime që të thyenin zemrën”.

“Barking Island” i regjisorit Serge Avedikiani, i cili fitoi Palmën e Artë të Filmit të Shkurtër në 2010 në Kanë, mendon se qentë janë bërë sërish viktima të politikës.

“Një shekull më vonë, qentë po përdoren përsëri si koka turku”, tha Avedikian për AFP.

“Meqenëse nuk ka dialog në shoqëri dhe nuk ka marrëveshje për pothuajse asnjë çështje, ata i lajnë hesapet me qen”, tha ai.

Por Volkan Koc, themeluesi i strehës Patilikoy në kryeqytetin modern turk Ankara, ka një pikëpamje më optimiste.

“Evropianët e kanë zgjidhur këtë problem duke sterilizuar qentë dhe duke i ofruar për birësim”, tha ai.

“Ne mund të jemi prapa në këtë, por njerëzit tanë kanë zemra të mira. Ne kurrë nuk do të lejojmë një pakicë të dëmtojë kafshët”./UBTNews/

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara