Lajmet

Edhe në Malishevë situata është e qetë pas vërshimeve

Ai shtoi se komuna ka qenë e gatshme t’iu ofrojë qytetarëve ndihmë në çdo kohë.

Published

on

Reshjet e shiut që kanë filluar nga e shtuna kanë bërë që të shkaktojnë vërshime në disa komuna, por në komunën e Malishevës nuk kanë shkaktuar probleme të mëdha.

Zëdhënësi i kësaj komune, Valmir Gashi tha se vërshimet kanë qenë të theksuara gjatë vikendit, sipas tij të tejkalueshme.

“Edhe komuna e Malishevës ka qenë e prekur për shkak të vërshimeve që kanë qenë më të theksuara gjatë vikendit që lamë pas… Marrë në tërësi nuk është se ka qenë ndonjë problematikë shumë e madhe, me përjashtim të disa akseve rrugore, kryesisht ura që në momentin kur ka pas shumë vërshime edhe janë bllokuar për disa orë për qarkullimin e makinave”, tha Gashi.

Ai shtoi se komuna ka qenë e gatshme t’iu ofrojë qytetarëve ndihmë në çdo kohë.

“Aktualisht në komunën e Malishevës nuk e kemi asnjë aks rrugor që është i bllokuar. Gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës bashkë me një pjesë të qeverisjes komunale kanë qenë në terren për të parë këto akse rrugore të cilat i ka dëmtuar situata me vërshime…Vullneti dhe iniciativa e kryetarit që në momentin kur janë shfaqur vërshimet ka qenë e mobilizuar që me drejtoritë përkatëse të qëndrojë afër qytetarëve, bizneseve përmes kompanive që i ka të kontraktuara komuna, kemi bërë ndërhyrje të menjëhershme që të ndihmohen kushdo që ka nevojë”, tha Gashi.

Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Gashi tha se komisioni komunal është në terren duke i vlerësuar ato. Sipas tij dëmet janë kryesisht në zonat rurale.

“Është herët të flitet për nivelin e dëmeve që kanë shkaktuar këto vërshime, mirëpo komisioni komunal qe përfshihet pothuajse për secilën drejtori, tashmë janë në terren duke marrë informacione në mënyrë qe te dihet më saktësisht vlera e dëmeve kompensohen…Dëmet janë më shume në zonat rurale, pjesët e bujqësisë kryesisht bizneset apo veprimtaritë e fermerëve që janë”, tha ai.

Më tej ai tha se projektet e reja që janë duke u adresuar nga qeverisja Kastrati kanë dhënë efektin e saj që qendra e qytetit nuk ka qenë e bllokuar nëse e krahasohet më të kaluarën, në të cilën ka pasur probleme gjatë vërshimeve.

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara