Lajmet

Edhe më shumë prova të torturës u gjetën në Kherson

Ditët e fundit, Kievi ka akuzuar forcat e Moskës për kryerjen e abuzimeve në një shkallë “të tmerrshme”.

Published

on

Zyrtarët ukrainas thonë se prokurorët kanë inspektuar katër lokacione në Kherson, ku trupat ruse dyshohet se torturuan banorët lokalë ndërsa qyteti ishte i pushtuar.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se katër lokacionet ishin qendra të paraburgimit, një departament policie dhe një ndërtesë, dhe se njerëzit e mbajtur në ato vende ishin subjekt i torturës fizike dhe psikologjike.

Policia sekuestroi shkopinj gome, një shkop druri, një pajisje elektrike, një llambë inkandeshente dhe plumba në mure.

Ditët e fundit, Kievi ka akuzuar forcat e Moskës për kryerjen e abuzimeve në një shkallë “të tmerrshme”./UBTNews/

Lajmet

LDK mban konferencë për aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit, dyshohet se dëmi shkoi mbi 3 milionë euro

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot një konferencë për media në orën 15:00, në selinë e saj qendrore.

Sipas njoftimit të partisë, tema e konferencës do të jetë ngritja e aktakuzës për keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

Prokuroria Speciale të martën bëri të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe tre personave të tjerë, të cilët dyshohen se kanë shkaktuar dëm prej rreth 3 milionë eurosh në buxhetin e Kosovës dhe kanë zbuluar sekrete shtetërore./EO

Continue Reading

Lajmet

DW: Kosova ende në udhëkryq

Published

on

By

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

Për Albin Kurtin,  liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.

Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.

Po nëse dështon Konjufca?

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.

Bllokimi institucional kushton para

Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW

Continue Reading

Lajmet

​Nis mbledhja e dy qeverive, Shqipëri – Itali, këto janë marrëveshjet që priten të nënshkruhen

Published

on

By

Në Romë për herë të parë është duke u zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj të Shqipërisë.

Top Channel ka siguruar draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Për të vijuar tek Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.

Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G shihet një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Për të vijuar tek Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.

Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G shihet një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve./KP/TCH

Continue Reading

Lajmet

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Published

on

By

Të enjten paradite, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar punën një Komision i përbërë nga zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vlerësojë fletëvotimet e zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut.

Themelimi i këtij komisioni nga KQZ erdhi pasi gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në këtë komunë janë hasur fletëvotime që kodi i tyre nuk përputhej me vendvotimin të cilit duhej t’i takonin.

Kjo situatë ka zgjuar dyshime dhe dilema të mëdha për integritetin e procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve në këtë komunë, i cili u mbajt më 9 nëntor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për fillimin e punës së këtij komisioni.

Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar punën Komisioni i themeluar nga KQZ për vlerësimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e raundit të dytë për Kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Planifikohet që ky Komision, të përgatis një raport dhe të njëjtin ta dorëzojë jo më vonë se më 14 nëntor. Ndërkaq, për komunat tjera ky vlerësim do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës”, tha Elezi.

Elezi tha se puna e këtij komisioni do të jetë edhe në funksion të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në këtë institucion, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ishte në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka paraqitur ankesë dhe ka kërkuar rivotim me arsyetimin se është cenuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.

Po ashtu, puna e këtij komisioni do të jetë në funksion edhe të përgjigjes së kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me një ankesë të parashtruar në këtë institucion për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, por njëkohësisht edhe të sqarimit të mëtutjeshëm të situatës së krijuar”, tha Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka afat që të vendosë për ankesën e PDK-së deri në fundjavë./KP

Continue Reading

Të kërkuara