Kulturë

Edhe avokati i Britney Spears jep dorëheqjen

Edhe avokati i Britney Spears, Samuel D. Ingham III, thuhet se do të japë dorëheqjen nga çështja e saj e kujdestarisë.

Published

on

Lajmi vjen më pak se 24 orë pasi menaxheri i këngëtares, Larry Rudolph, hoqi dorë dhe më pak se një javë pasi kompania që bashkë-kujdesej për pasurinë saj, Bessemer Trust, njoftoi largimin. TMZ raportoi të martën se Ingham e mori këtë vendim pasi ishte “jashtëzakonisht i mërzitur” për pretendimet që Spears bëri për të në seancën e saj gjyqësore më 23 qershor. Këngëtarja i tha gjykatëses Brenda Penny se nuk e dinte se mund të bënte kërkesë për t’i dhënë fund kujdestarisë. Burimet për TMZ thanë se Ingham i ka dhënë Britney-t rregullisht opsione, përfshirë edhe kërkesën për heqjen e kujdestarisë, por këngëtarja kishte shprehur vetëm dëshirën për të hequr të atin, Jamie Spears, nga roli i kujdestarit.

Ingham më parë tha në një seancë gjyqësore në nëntor të 2020-ës se Britney ka “frikë” nga Jamie dhe “nuk do të performojë më nëse babai i saj do të drejtojë karrierën e saj”. Ai më pas paraqiti një peticion në mars duke kërkuar të bënte kujdestare të përhershme të Britney-t, Jodi Montgomery.

Të martën, burime për Page Six thanë se Britney ishte ndjerë e zhgënjyer për dështimin e Ingham për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fundmi.

Ingham u caktua në çështjen e Britney-t në vitin 2008, kur këngëtares nuk iu dha e drejta ta zgjidhte vetë avokatin.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara