Lajmet

EdGuard kundër shtyrjes së mësimit: Vendimet e tilla duhet mirë të argumentohen

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë COVID-19. Njëra nga këto vendimet është edhe shtyrja e fillimit të mësimit deri më 26 shtator.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021″, thuhet në vendim.

Lidhur me këtë ka reaguar Instituti EdGuard, ku thotë se këto vendime duhet mirë të argumentohen.

“EdGuard vlerëson që vendime si ky nevojiten të mirë argumentohen. Cili është niveli i infeksionit tek fëmijët; cili është niveli i fatalitetit nga virusi mes fëmijëve; cili është niveli i transmetimit të virusit në komunitetin e shkollës?! Nëse shqetësimi institucional është në mungesë të kapaciteteve spitalore atëherë reagimi duhet të jetë në rritje të kapaciteteve jo në mbyllje të shkollave”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, mos komunikimi me komunitetin e shkollave ka shkaktuar hamendësime.

“Mos komunikimi i hapur me komunitetin e shkollës është duke shkaktuar hamendësim dhe shqetësim që lehtë mund të kthehet në hezitim për rikthim. Rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shëndetit publik si WHO, CDC dhe ECDC promovojnë rikthimin në shkolla – në linjë me këtë vlerësojmë që duhet të jenë edhe vendimet e qeverisë”, vijon reagimi.

Lajmet

Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermania për të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC), që mbahet nga 13 deri më 15 shkurt në Mynih.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara në kuadër të konferencës, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjina të samitit.

Në këtë ngjarje pritet të marrë pjesë edhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

E ftuar në konferencë ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por ajo e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve institucionale dhe prioriteteve që lidhen me zhvillimet brenda vendit.

Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih pritet të mbledhë qindra liderë botërorë. Në fokus të diskutimeve do të jetë lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila në fund të shkurtit hyn në vitin e pestë, si dhe tensionet që lidhen me Iranin.

Continue Reading

Lajmet

Kosova në Grupin B3 me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën në Ligën e Kombeve 2026-2027

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosova do të garojë në Grupin B3 të edicionit 2026-2027 të UEFA Nations League, ku do të përballet me Izraeli, Austria dhe Irlanda.

Trajneri i Kombëtares  Kosovës, Franco Foda, e cilësoi grupin si mjaft sfidues, duke theksuar se Austria mbetet favoritja kryesore.

“Është e qartë se Austria është favorite në këtë grup, por është një grup interesant. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për ta arritur vendin e dytë, sepse është një grup i fortë. Të paktën duhet ta ruajmë nivelin dhe të mos biem në Ligën C,” deklaroi Foda.

Sa i përket rikthimit në Austri, Foda e pranon se kjo ndeshje ka një domethënie të veçantë për të, pasi do të përballet me ish-lojtarët e tij dhe pret mbështetje të madhe nga tifozët atje. Megjithatë, ai thekson se fokusi aktual mbetet te ndeshjet e muajit mars.
Ndërkohë, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, e pranoi se shorti nuk ishte i lehtë.
“Short jo i lehtë, por jemi në Ligën B dhe aty nuk ka ndeshje të lehta. Kosova është në një nivel tjetër dhe besoj se do të mund t’ia dalim.”

Kosova synon paraqitje dinjitoze në Ligën B dhe objektivi minimal mbetet mbijetesa në këtë nivel, ndërsa ambicia është lufta për pozitën e dytë në një grup që pritet të sjellë përballje të forta dhe emocionuese.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet zgjatja buxhetore për marsin

Published

on

By

  1. Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars të këtij viti.

Vendimi vjen si pasojë e mosmiratimit të Buxhetit për vitin 2026. Për shkak të kësaj situate, shteti ka funksionuar për dy muaj përmes ligjit për zgjatje buxhetore, ndërsa ekzekutivi ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase deri në përfundimin e procedurave për miratimin e buxhetit në dy leximet dhe dekretimin e tij.

Qeveria ka arsyetuar se zgjatja është e domosdoshme për të shmangur pengesat në procesin e pagesave dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.

Edhe në këtë votim, Lista Serbe nuk ka marrë pjesë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.

Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Continue Reading

Të kërkuara