Lajmet

Edgar Allan Poe, biografia e një shkrimtari misterioz

Vepra e Poe, kaq prekëse, e fuqishme dhe e thellë, ka ndikuar te të gjithë shkrimtarët e mëdhenj që e kanë pasuar.

Published

on

Edgar Allan Poe është një nga gjenitë më të mëdhenj të letërsisë botërore. Rreth jetës së tij tejet të pazakontë, kanë lindur jo pak mite dhe legjenda, të cilat kanë tentuar ta lënë në hije vlerën e madhe të veprës së tij. Ai ishte një tregimtar i jashtëzakonshëm, i talentuar dhe me një krijimtari të bollshme.

Pas vdekjes së tij, gjinia e thrillerit nuk ishte më e njëjta. Ky shkrimtar i madh amerikan konsiderohet si shpikësi i zhanrit të romanit thriller. Po ashtu ai ishte një novator i madh i letërsisë gotike, dhe i dha zhanrit horror një element psikologjik shumë të rafinuar.

“Unë nuk kam besim te përsosmëria e qenies njerëzore. Njeriu tani është më aktiv, por jo më i lumtur, as më inteligjent nga sa ishte 6 mijë vjet më parë”, do të shprehej në një rast shkrimtari amerikan. 

Poe pati një jetë të karakterizuar nga përvoja të vështira, madje edhe tragjike. Disa kritikë kanë qenë të interesuar ta përshkruajnë atë si një njeri të shthurur dhe me një jetë çrregullt. Dhe pjesërisht ia arritën qëllimit. Por edhe pse ai nuk ishte sigurisht model i një njeriut me një jetë të ekuilibruar, nga ana tjetër nuk ishte as qenia monstruoze që ata pretendonin t’u tregonin të tjerëve.

Një fëmijëri e vështirë

Edgar Allan Poe lindi në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 19 janar të vitit 1809. Prindërit e tij ishin aktorë shëtitës. Ata vdiqën kur Edgar ishte vetëm 2-vjeç. Ai dhe dy vëllezërit e tij u birësuan nga familje të ndryshme. Kështu Edgar u adoptua nga John Allan, një biznesmen i pasur, i cili e mirëpriti atë në shtëpi i nxitur nga një shpirt bamirësie.

Vdekja e nënës dhe marrëdhënia traumatike që kishte me njerkun e tij ishin tema të përsëritura në jetën e tij dhe veprat e tij. Me familjen e tij birësuese ai jetoi për disa vite në Angli dhe Skoci. Duket se pikërisht nga ato përvoja e ka burimin edhe atmosferën gotike që është aq tipike në veprën e tij. Më vonë ata u rikthyen në Shtetet e Bashkuara, ku Poestudioi në shkollat më të mira.

Një rini e turbullt

Shkrimet më të hershme të Poe datojnë qëkur ai ishte 14-vjeçar. Në atë kohë, ai u dashurua marrëzisht me nënën e njërit prej shokëve të tij të klasës. Ajo dashuri platonike zgjati derisa ajo vdiq papritur. Në rininë e tij, ai ishte një sportist i talentuar dhe një astronom i pasionuar,edhe pse në nivele amatore.

Ai studioi për gjuhë në Universitetin e Virxhinias. Atje u bë i varur nga bixhozi dhe alkooli, gjë që solli edhe dëbimin e tij. Njerku e punësoi si punonjës në një nga kompanitë e tij, por kjo nuk zgjati shumë. Në vitin 1827 ai botoi fshehurazi librin e tij të parë “Tamerlani dhe poezi të tjera”.

Më vonë shkoi në ushtri, ku qëndroi për dy vjet. Më vonë, njerku e ndihmoi të gjente një punë të re, por sërish u pushua nga puna. Ndërkohë botoi edhe dy libra të tjerë me poezi. Në vitin 1832 u transferua në Baltimora ku u martua me kushërirën e tij 13-vjeçare.

Një shkrimtar i mallkuar

Edgar Allan Poe u largua nga prindërit e tij birësues. Për të mbijetuar, nisi të punonte për disa gazeta, duke shkruar artikuj kritikë mbi artin. Stili i tij i veçantë i dha njëfarë fame. Ndërkohë vazhdoi të botonte veprat e tij. “Bulkthi i artë”, “Korbi”, dhe poezi të tjera hynë në analet e historisë së letërsisë.

Gruaja e tij e re vdiq nga tuberkulozi në vitin 1847. Ajo ngjarje e forcoi varësinë e Poe ndaj alkoolit dhe drogës. Thuhet se në të njëjtën kohë ai filloi të konsumonte laudanum, një opioidi fortë dhe të vuante nga problemet e para shëndetësore.

Nisi të kërkonte plot ankth një bashkëshorte të re. Kaloi nga një marrëdhënie në tjetrën pa konkretizuar asgjë. Thuhet se në atë kohë ai tentoi edhe vetëvrasjen me laudanum, por pati të vjella të forta, dhe kjo e pengoi aktin ekstrem.

Vitet e fundit

Në ato vite ai rifilloi të takohej me një grua, me të cilën dikur në rini kishte pasur një lidhje kalimtare: Sarah Elmira Royster. Midis të dyve u ndez sërish flaka e pasionit, dhe ata vendosën të martoheshin më 17 shtator 1849. Megjithatë, pak pas dasmës, shkrimtari u zhduk në mënyrë misterioze.

Ai u gjet në rrugë më 3 tetor, në gjendje të përhumbur, dhe i veshur me rroba të tjera. Një nga miqtë e tij e çoi menjëherë në spital, ku vdiq më 7 tetor. Nuk mund të mos e dimë kurrë se çfarë ndodhi në ditët e asaj zhdukjeje të çuditshme. Edhe rezultatet e autopsisë janë zhdukur. Ndaj ende sot nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes së tij.

Gjithsesi mund të thuhet me siguri se vepra e Poe, kaq prekëse, e fuqishme dhe e thellë, ka ndikuar te të gjithë shkrimtarët e mëdhenj që e kanë pasuar./bota.al

Rajoni

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.M nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 11.08.2025 rreth orës 21:25 në Gjakovë Rr. “Gasper Karaqi”, i pandehuri me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që derisa i pandehuri ka qenë duke lëvizur përgjatë rrugës së lartcekur me automjetin e tij Audi A6 me targa të regjistrimit …., në një pik kontrolli është ndalur nga zyrtarët policor të NJRSH-së, ku gjatë kontrollit në çantën e të pandehurit gjenden dhe sekuestrohen gjashtë (6) qese të mbushura me substancë narkotike.

Ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, një peshore digjitale, dy palë gërshërë, një lugë metalike, shirit ngjitës, shkrepës dhe qese të vogla të zbrazëta, të cilat kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancës narkotike, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor, me ç’rast pas ekzaminimit nga AKF sipas raportit është konstatuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 342.06 gram”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se gjithashtu i pandehuri nga data e pa vërtetuar e deri më datë 11.08.2025, rreth orës 21:25 në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me Ligjin për Armë Nr.05/L-022, dhe atë një pistoletë me gaz të llojit Zoraki dhe një karikartor, e sekuestruar nga ana e policisë.

Me këto veprime i pandehuri E.M., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohet sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare Vërmicë

Published

on

By

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare në Vërmicë kanë parandaluar tentativën për të futur në territorin e Republikës së Kosovës mallra të padeklaruara, gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar sot.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve, janë gjetur 18 thasë me 144 palë mbathje sportive të markës “Nike”, të cilat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe nuk ishin deklaruar në momentin e hyrjes në territor.

Pala në fjalë nuk posedonte faturë për mallin, dhe sipas procedurave ligjore, malli është ndaluar përkohësisht në pikën kufitare deri në përfundimin e procedurave”, njofton Dogana e Kosovës. /D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi u uron studentëve mirëseardhje dhe një fillim të mbarë të vitit akademik 2025/26

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u ka uruar mirëseardhjen studentëve të rinj dhe atyre aktualë në fillimin e vitit të ri akademik 2025/26. Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e këtij fillimviti, i cili sjell mundësi për suksese, përvoja të reja edukative dhe zhvillim personal e profesional.

Lexoni mesazhin e plotë të Rektorit Hajrizi:

Të dashur studentë të rinj dhe studentë aktualë të UBT-së,

Në emër të UBT-së dhe në emrin tim personal, ju urojmë mirëseardhje në fillimin e vitit të ri akademik 2025/26.

Ky është një fillimvit që na bashkon për më shumë suksese, përvoja të reja edukative e akademike, si dhe mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

UBT mirëpret gjeneratën e re të radhës, e cila bashkë me studentët aktualë, që kanë besuar në edukimin dhe zhvillimin profesional të ofruar nga UBT, do të kontribuojë në një vit të pasur akademik.

Besojmë fuqimisht se, ashtu si gjithmonë, do të veprojmë për të arritur synimet tona kryesore: Top Education for Top Students, duke mbështetur jo vetëm studentët, por edhe zhvillimin e vendit dhe suksesin e Kosovës në arenën globale.

Ju keni zgjedhur të studioni në institucionin më prestigjioz, tashmë të dëshmuar edhe në nivel global, ku cilësia dhe inovacioni janë parimet themelore.

UBT është ranguar ndër universitetet më të mira në botë për cilësi, inovacion, ndërmarrësi, zhvillim të qëndrueshëm, teknologji dhe inteligjencë artificiale, dhe së fundmi, renditet në vendin e parë në botë për angazhimin dhe impaktin në shoqëri.

Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon, UBT ka integruar Inteligjencën Artificiale, teknologjitë më të avancuara dhe infrastrukturën e kompletuar të një Qyteti të Mençur, së bashku me një staf cilësor, në rritje, dhe shumë të përkushtuar, në mënyrë që ju të jeni sa më të suksesshëm.

Kështu, gjatë studimeve, ju do të keni mbështetje të plotë nga profesorët, mentorët dhe strukturat tona akademike, duke ju dhënë hapësirën e duhur për të mësuar, krijuar dhe ndërtuar karrierën tuaj.

Ne jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë një përvojë studimi të pasur, që jo vetëm do të ndikojë në jetën tuaj personale, por gjithashtu do të kontribuojë në shoqëri dhe në zhvillimin e Kosovës.

Ju uroj një vit akademik të suksesshëm, të mbushur me dije, përvoja dhe arritje të reja. Le të jetë ky vit një hap i sigurt drejt realizimit të ëndrrave tuaja!

Me respekt,

Prof. Dr. Edmond Hajrizi

President dhe Rektor i UBT-së

Continue Reading

Të kërkuara