Aktualitet

ECDC: Covid-19 uli përdorimin e antibiotikëve

ECDC rekomandon reduktimin e mëtejshëm të përdorimit të panevojshëm të këtyre barnave.

Published

on

Përdorimi i antibiotikëve u ul në Evropë në vitin 2020, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

”Në përgjithësi, konsumi i barnave, të përdorura për trajtimin e infeksioneve bakteriale, ra me më shumë se 15%”, theksoi agjencia e BE-së në një deklaratë.

”Një arsye mund të jetë se më pak njerëz kanë shkuar te mjeku për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kështu janë përshkruar më pak antibiotikë”, theksoi ECDC.

Një tjetër shkak mund të jenë infeksionet e pakta të frymëmarrjes që nuk janë shkaktuar nga koronavirusi, për faktin se njerëzit mbajnë maska për fytyrën, mbajnë duart e tyre të pastra dhe mbajnë distanca sociale.

Megjithatë, autoritetet shëndetësore evropiane kanë paralajmëruar se nivelet e rezistencës ndaj antibiotikëve kanë mbetur të larta.

Prandaj, ECDC rekomandon reduktimin e mëtejshëm të përdorimit të panevojshëm të këtyre barnave.

“Rezistenca antimikrobike është një pandemi e heshtur që po ndodh këtu dhe tani”, deklaroi Stella Kyriakides, komisionerja evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore.

Continue Reading

Bota

Izraeli sulmon Rripin e Gazës, disa shtëpi në Rafah përshihen nga zjarri

Published

on

By

Disa shtëpi janë përfshirë nga zjarri për shkak të sulmeve që ushtria izraelite ka kryer në qendrën e qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, ushtria izraelite hapi zjarr intensiv ndaj shtëpive pranë kryqëzimit Awda në qendër të qytetit Rafah me tanket dhe mjetet ajrore pa pilot (dronë) të pozicionuara në Korridorin Filadelfi, brezi kufitar midis Egjiptit dhe Gazës. Si pasojë e sulmeve disa shtëpi kanë marrë flakë.

Ushtarët izraelitë gjithashtu hapën zjarr edhe ndaj palestinezëve në pjesët lindore të qytetit. Nuk u dha asnjë informacion nëse ka pasur të vrarë apo të plagosur në të dy sulmet. Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve e arritur mes Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi të dielën, më 19 janar.

Shefi i zyrës për media të qeverisë në Gaza, Salama Marouf në një deklaratë më 21 shkurt tha se Izraeli ka vrarë 100 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 820 të tjerë në periudhën për më shumë se një muaj që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit.

Ai shtoi se ushtria izraelite kreu më shumë se 350 shkelje dhe se më e rëndësishmja prej tyre ishte pengimi i dispozitave të protokollit humanitar.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 deri në marrëveshjen e armëpushimit, kanë humbur jetën 48.338 palestinezë, përfshirë rreth 17.881 fëmijë dhe 12.316 gra ndërsa janë plagosur 111.753 njerëz.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa është shkatërruar edhe infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku janë strehuar njerëzit.

Continue Reading

Bota

BE miraton sanksione të reja ndaj Rusisë në përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në Ukrainë

Published

on

By

BE miratoi paketën e saj të 16-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke vënë në shënjestër sektorët kryesorë të ekonomisë ruse dhe individët e përfshirë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Sanksionet e reja u miratuan sot, në ditën kur lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të katërt, ndërsa zyrtarët e BE-së theksuan nevojën për të dobësuar aftësinë e Moskës për të vazhduar fushatën e saj ushtarake.

Pakoja e fundit përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale, që prekin flotën nën hije të Rusisë, rrjetet financiare dhe kompleksin ushtarako-industrial.

Për tre vjet tani, Rusia ka bombarduar pamëshirshëm Ukrainën, duke u përpjekur të vjedhë tokë që nuk është e tyre“, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke shtuar:

Çdo paketë sanksionesh ia privon Kremlinit fondet për të zhvilluar luftë“.

Këshilli i BE-së vendosi sanksione ndaj 83 individëve dhe subjekteve përgjegjëse për minimin e integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa zgjeroi gjithashtu kriteret për të shënjestruar ata që operojnë flotën nën hije të Rusisë, që përbëhet nga anije të përdorura për t’iu shmangur sanksioneve ndaj eksporteve të naftës, sipas një deklarate të këshillit.

Gjithsej 153 anije tani janë të kufizuara sipas masave të BE-së.

Për herë të parë, BE vendosi një ndalim transaksionesh për institucionet e huaja financiare që përdorin sistemin e mesazheve financiare të Rusisë, SPFS, duke zgjeruar gjithashtu kufizimet ndaj 13 bankave kryesore rajonale.

Përveç kësaj, 53 subjekte u shtuan në listën e atyre që furnizojnë kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu kufizime të reja tregtare mbi teknologjinë e dronëve, kimikatet dhe softuerin kritik për zhvillimin e armëve të Rusisë. Kufizime të mëtejshme u vendosën në eksportet e materialeve industriale dhe importet e aluminit rus, një burim i rëndësishëm të ardhurash për Moskën.

Tetë mediave ruse të akuzuara për përhapjen e propagandës së Kremlinit iu hoqën licencat e transmetimit të BE-së, ndërkohë që u vendosën kufizime të reja në portet ruse, rrjetet e transportit dhe aviacionin.

Paketa shtrin gjithashtu sanksione të energjisë, duke kufizuar softuerin e përdorur për kërkimin e naftës dhe gazit dhe duke ndaluar ruajtjen e përkohshme të naftës së papërpunuar ruse në BE.

Liderët e BE-së riafirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur Ukrainën “për aq kohë sa duhet”. Kallas theksoi rëndësinë e sanksioneve në përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës.

Continue Reading

Bota

​Zelensky: Tre vjet rezistencë dhe heroizëm i ukrainasve

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është krenar për vendin e tij, sic theksoi ai, për tre vjet të rezistencës dhe heroizmit të ukrainasve.

Ai shkroi sot, më 24 shkurt, kur po bëhen tre vjet prej kur Rusia filloi pushtimin e plotë të Ukrainës.

“Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falënderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tonë”, shkroi Zelensky në X.

Ukraina është në luftë prej 24 shkurtit të vitit 2022 – kur Rusia nisi agresionin.

Gjatë kësaj periudhe janë shkatërruar shumë zona të Ukrainës si dhe kanë vdekur dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.

Continue Reading

Bota

Shpërthim në afërsi të konsullatës ruse në Marsejë

Published

on

By

Një shpërthim ka ndodhur pranë Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Marsejë.

Sipas lajmeve në shtypin francez, një shpërthim është dëgjuar në orët e mëngjesit pranë Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Marsejë, që ndodhet në rajonin 8 të qytetit të Marsejës.

Në vendin e ngjarjes u dërguan ekipet e zjarrfikëses dhe të policisë. Rreth godinës së konsullatës u morën masa sigurie, ndërkohë ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për shkakun e shpërthimit.

Nga ana tjetër theksohet se nga shpërthimi nuk ka pasur humbje jete.

Konsulli i Përgjithshëm rus në Marsejë, Stanislav Oranskiy tha për gazetën “La Marseillaise” se shpërthimi ndodhi brenda kufijve të konsullatës dhe se ekipet e zjarrfikëses kanë bërë ndërhyrje.

Continue Reading

Të kërkuara