Kuriozitete

E zbulon studimi i fundit, ja pse njerëzit me sy blu janë të veçantë

Published

on

Ngjyra e syve është unike për gjithsecilin prej nesh. Por nëse sytë i keni blu, atëherë jeni akoma dhe më special.

Njerëzit me sy blu janë të rrallë

Shumica kanë sy kafe, e vetëm 8% deri në 10% janë me fat të kenë sy me ngjyrë. Sipas World Atlas, shumica e njerëzve me sy blu jetojnë në Evropë.

Mund t’i përballojnë më lehtë dhimbjet

Njerëzit me sy në ngjyrë të çelur janë me fat të kenë tolerancë më të lartë të dhimbjes sesa njerëzit me sy të errët. Një studiues anketoi 58 gra që prisnin foshnje e zbuloi se gratë me sy blu përjetuan më pak dhimbje dhe e përballuan më mirë procesin. Ndonjë mama mund të na e vërtetojë këtë hipotezë?!

Sytë blu, në të vërtetë, nuk janë blu

Shumica e racës njerëzore e merr ngjyrën e syve kafe nga melanina, pigmenti që është përgjegjës edhe për ngjyrën e lëkurës. Por, kur bëhet fjalë për sytë blu, e marrin ngjyrën e tyre si rezultat i pasqyrimit të dritës. Thjesht i njëjti ‘mashtrim’ që bën oqeanin dhe qiellin të duken blu. Ndaj keni të drejtë të krenoheni me sytë tuaj.

Të gjithë njerëzit me sy blu kanë të njëjtin paraardhës

Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Kopenhagës zbuloi se të gjithë njerëzit me sy blu mund të kenë një lidhje të fshehtë. Diku nga 6 mijë deri në 10 mijë vjet më parë, të gjithë kishin sy kafe, por në një moment, gjenet që kontrollonin nivelin e melaninës bënë mutacion. Ky mutacion kufizoi sasinë e melaninës që mund të prodhonin dhe “ktheu” sytë kafe në blu. Të gjithë njerëzit me sy blu e kanë trashëguar këtë “kthim” gjenetik pikërisht në të njëjtin vend në ADN-në e tyre. E komplikuar apo jo?

Janë më të ndjeshëm ndaj dritës

Nëse sytë tuaj janë me ngjyrë të çelur, duhet të jeni të kujdesshëm kur i mbroni nga dielli. Okulistët besojnë se njerëzit me iris blu priren të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës. Epo, ja vlen që ti mbroni, që të vazhdoni të shisni mend.

Mund të ndryshojnë ngjyrë

Sytë blu mund të duken se janë me ngjyra të ndryshme në varësi të kushteve të dritës. Kjo ndodh, se sytë blu marrin ngjyrën nga drita që hyn dhe më pas reflektohet përsëri. Por mos harroni të vendosni dhe pak make-up e jeni gati të rrëzëlleni!

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara