Kulturë

E mbajtën të fshehur për muaj, Elon Musk dhe Grimes kanë edhe një vajzë

Ajo e zbuloi këtë pas botimit të kopertinës së Vanity Fair.

Published

on

Familja e Elon Musk dhe Grimes është rritur.

Këngëtarja e “Genesis” u detyrua të zbulonte në kopertinën e saj të Vanity Fair të publikuar sot se ajo dhe manjati i Tesla-s mirëpritën fshehurazi një vajzë, pasiqë vajza u dëgjua teksa qante nga kati lart.

“Ajo është gjithashtu pak me dhimbje barku”, tha Grimes pasi gazetari e pyeti se çfarë po ndodhte, pasi muzikantja vuri në dukje se fëmija i saj i parë, X Æ A-XII, ishte me të atin.

“Une nuk e di. Nuk e di se çfarë po mendoja”, tha ajo për revistën duke u përpjekur të fshihte foshnjën.

Grimes zbuloi se emri i vajzës së tyre është Exa Dark Sideræl, por ata e quajnë atë Y, gjë që është e përshtatshme duke pasur parasysh se vëllai i saj më i madh quhet X.

Eza lindi në dhjetor të vitit 2021 disa muaj pasi ajo dhe manjati i teknologjisë ishin ndarë pas tre vitesh së bashku.

“Unë ndoshta do t’i referohesha atij si i dashuri im, por ne jemi shumë të paqëndrueshëm. Ne jetojmë në shtëpi të veçanta. Ne jemi miqtë më të mirë. Ne e shohim njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. … Ne kemi gjërat tona që po ndodhin dhe nuk pres që njerëzit e tjerë ta kuptojnë atë” shpjegoi ajo për botimin.

“Kjo është më e mira që ka qenë ndonjëherë”, tha ajo për lumturinë e tyre. “Ne vetëm duhet të jemi të lirë”.

Çifti sërish shpreson të zgjerojë familjen e tyre edhe më shumë, duke i thënë Vanity Fair se ata “gjithmonë kanë dashur të paktën tre ose katër” fëmijë së bashku.

Musk, 50 vjeç, ishte martuar më parë me autoren Justine Wilson, me të cilën ka pesë djem.

Ai ishte gjithashtu i martuar – dy herë – me aktoren e “Westworld” Talulah Riley. Ata u martuan për herë të parë në 2010, por u divorcuan në 2012. Ata u pajtuan dhe u martuan përsëri në 2013, por u divorcuan përsëri në 2016.

Miliarderi gjithashtu ka qenë bashkë me Amber Heard nga 2017 deri në 2018 pas martesës së saj fatkeqe me Johnny Depp. Së fundmi ai u përfol se ishte në lidhje me aktoren australiane Natasha Bassett./UBTNews/

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara