Magazinë
“E izoloi djalin, s’e linte të shkonte as në shkollë”, Robert nxjerr zbuluar Parashqevinë
Published
1 year agoon
By
UBT NewsNjë zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e publikut në lidhje me historinë e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku.
Ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një deklaratë të gjatë, duke shpjeguar detaje të reja dhe delikate mbi marrëdhënien e tyre, divorcin, dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi familjen e tyre.
Deklarata është ndarë me publikun nga Elton Ilirjani, i cili e ka përkthyer dhe përcjellë përmes platformës Instagram.
Eltoni thotë: “Deklarata është e gjatë, është në gjuhën angleze dhe unë do të përpiqem ta përkthej atë dhe ta sjell tek ju në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme. Kuptohet që është një çështje delikate dhe unë mendoj që tani ka filluar historia e vërtetë e Parashqevi Simakut. Pse arriti në këtë gjendje dhe shumë pikëpyetje të tjera që publiku i gjerë ka, që kuptohet me të drejtë, apo me pa të drejtë, akuzojnë ose glorifikojnë njerëz të ndryshëm. Ne nuk e dimë të vërtetën se çfarë ka ndodhur dhe në muajt në vijim, jam i bindur që familja do të përpiqet të jetë sa më transparente, sepse duke pasur parasysh edhe çfarë ka ndodhur, kërcënime të ndryshme familja Nolfe ka marrë, bashkëshortja e tij, djali i tij, është momenti për t’i folur disa gjëra sipas tyre.”
Eltoni vazhdon: “Roberti e fillon letrën e tij, në një paragraf me të cilin, ai thotë që për të ka qenë shumë e vështirë për të ndarë detaje, të cilat mund të jenë edhe konfidenciale dhe që mund të jenë personale, por që duke pasur parasysh edhe informacionet e gabuara që janë dhënë në media kundër tij dhe familjes së tij, kanë qenë të dëmshme për të dhe për djalin e tyre Luke dhe kjo ka ndikuar shumë keq edhe në rivendosjen e marrëdhënies midis djalit dhe Parashqevi Simakut. Ai thotë që të gjitha këto informacione që janë dhënë në media kanë qenë shumë larg të vërtetës dhe ka ardhur momenti që të flitet hapur për marrëdhënien e dështuar midis tij dhe Parashqevi Simakut”.

“Roberti vijon më poshtë duke thënë se pas shumë vitesh të bukura në fillim, marrëdhënia e tyre filloi të kishte edhe përçarjet e para, problemet e para. Në janar të vitit 2007 ata të dy bashkë vendosën që të ndahen dhe kështu filloi procesi i ndarjes. Por, kjo nuk ishte shumë e thjeshtë, aq më tepër, thotë si vijon, që ata kishin një djalë, Lukën, atëherë i vogël dhe kjo çështje do të kalonte në gjykatë. E vetmja gjë që Roberti kishte kërkuar në gjykatë ishte të takonte djalin e tij çdo dy javë, pra ai nuk kishte kërkuar në asnjë moment të drejtën mbi djalin. Ai dëshironte që djalin ta mbante Parashqevi Simaku. Me këtë kuptojmë që lajmet sipas tij që janë thënë në media nuk janë të vërteta. Por, gjatë këtij procesi, pra para ndarjes, kur ata nuk jetonin së bashku, për dy vite, sipas Robertit gjithmonë, Parashqevi filloi të bëhej shumë e ashpër me djalin, sipas tij, ku e para ajo filloi ta izolonte djalin dhe të mos ta lejonte atë as të shoqërohej apo të luante me fëmijët e tjerë. Pra, filloi të shfaqte një posesivitet të ekzagjeruar ndaj djalit dhe mbi të gjitha nuk pranonte që i ati në këtë rast Roberti ta takonte djalin qoftë edhe për të ngrënë një akullore bashkë ose për të pirë diçka bashkë dhe kjo gjë nuk është se u mor keq sipas Robertit në atë kohë; thjesht mendoi që Parashqevi mund të ishte thjesht e mërzitur dhe që kjo gjë do të kalonte me kalimin e kohës”.
“Roberti vijon thotë dhe diçka tjetër. Kur filloi të bëhej shqetësuese situata ishte në momentin kur Parashqevi s’pranonte që djali të mos shkonte as në shkollë, s’pranonte e nuk lejonte që djali të vizitohej te një doktor apo te një dentist e Roberti filloi të angazhohej më tepër”.
Magazinë
Dua Lipa kuratore e “London Literature Festival 2026”
Published
12 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është përzgjedhur kuratore e edicionit 2026 të “London Literature Festival”, i cili do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor në Southbank Centre në Londër. Ky edicion përkon edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor.
Në këtë rol, Lipa do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e autorëve pjesëmarrës, temave dhe organizimin e aktiviteteve, duke i dhënë festivalit një qasje personale. Ajo pritet të organizojë një sërë ngjarjesh, përfshirë edhe programet e lidhura me klubin e saj të leximit “Service95 Book Club”, gjatë fundjavës së hapjes dhe përgjatë gjithë festivalit.
“Leximi më ka mbajtur të qëndrueshme në çdo fazë të jetës sime… Të jem kuratore e këtij festivali është një ëndërr e bërë realitet”, është shprehur Dua Lipa, duke shtuar se është e emocionuar të angazhohet me autorët që admiron.
Klubi i saj i leximit, i themeluar në vitin 2023, është shndërruar në një platformë kulturore ku çdo muaj rekomandohen libra dhe zhvillohen biseda me autorë përmes një podcasti. Së fundmi, romani “She Who Remains” i autores bullgare Rene Karabash është përfshirë në listën e gjatë të “International Booker Prize” dhe është një nga rekomandimet e këtij klubi.
Drejtori artistik i Southbank Centre, Mark Ball, e ka cilësuar Lipën si një “forcë globale kulturore”, duke theksuar se pasioni i saj për librat po frymëzon brezat e rinj.
Ky është edicioni i 19-të i festivalit dhe vjen në një kohë kur interesi për lexim është në rënie. Sipas të dhënave të “National Literacy Trust”, vetëm një në tre fëmijë të moshës 8-18 vjeç lexon në kohën e lirë. Për këtë arsye, organizatorët synojnë që përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimeve të ndryshme të rikthejnë interesin e të rinjve për librin.
Magazinë
Bakteret e lashta të shpellave dhe sekreti i rezistencës ndaj antibiotikëve
Published
1 day agoon
March 30, 2026By
UBT News
Bakteret e lashta, të kapura në shpella për miliona vjet, jetojnë në një botë të vogël të mbushur me sfida.
Ushqehen me njëri-tjetrin dhe kanë zhvilluar mënyra të veçanta mbijetesë që i bëjnë rezistentë ndaj shumicës së antibiotikëve. Shkencëtarët shpresojnë që këto truke të frymëzojnë ilaçe të reja dhe trajtime mjekësore.
Shpella Lechuguilla, nën shkretëtirën Chihuahuan, shtrihet për qindra kilometra në thellësi dhe nuk ka dritë ose shumë ushqim. Për të mbijetuar, çdo gjallesë duhet të përshtatet në kushte afër urisë. Megjithatë, ajo mbart një larmi të jashtëzakonshme mikrobiologjike. Disa bakterie nxjerrin energji nga gurët dhe ajri, të tjerët janë grabitqarë që ushqehen me bakteret e tjera. Disa punojnë bashkë për të nxjerrë energji nga mjedisi i varfër.
Surpriza më e madhe është se këto bakterie janë rezistente ndaj shumicës së antibiotikëve, edhe pse shpella ishte e mbyllur dhe e izoluar nga njerëzit për miliona vjet. Rezistenca e tyre tregon se aftësia për të mbijetuar ndaj antibiotikëve është shumë më e vjetër sesa përdorimi njerëzor i tyre. Bakteret nuk janë rezistente ndaj antibiotikëve modernë sintetikë, sepse kurrë nuk janë përballur me ta.
Ky zbulim ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve nuk është vetëm pasojë e përdorimit të tyre nga njerëzit. Në fakt, bakteret kanë pasur gjithmonë strategji të ndryshme mbijetesë që përfshijnë rezistencën ndaj substancave që prodhojnë natyrshëm mikrobet e tjera. Studimi i këtyre baktereve mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja që luftojnë infeksionet rezistente të sotme.
Magazinë
12 serialet më të mira për t’u parë këtë prill
Published
1 day agoon
March 30, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
