Lajmet

E bija e politikanit serb Sanduloviq tregon se çfarë i thanë agjentët e BIA-s pasi e ndaluan në Merdarë

Sipas saj, agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tri orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.

Published

on

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht nga agjentët e BIA-s pasi kërkoi falje për krimet kundër shqiptarëve, kreu homazhe disa ditë më parë në Prekaz.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo zbuloi ndalimin në pikën kufitare të Merdarës, pas kthimit nga Kosova. Sipas saj, agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tri orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.

“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik. Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time”, tha ajo.

Klara Sanduloviq shtoi se ajo tashmë ndihet e kërcënuar pasi agjentët e shërbimit sekret serb kanë marrë të gjitha të dhënat e jetës së saj se ku jeton dhe ku punon.

Ajo nënvizoi se ka frikë se e njëjta gjë i që ndodhi të atit pas homazheve në Prekaz mund t’i ndodhë dhe asaj.

“Për tri orë më akuzuan se po komplotoja kundër vendit tim. Ndihem e kërcënuar sidomos pas kësaj bisede 3-orëshe ku ata u përpoqën të mësonin çdo detaj të jetës sime, ku punoj, ku jetoj, ku shkoj dhe këto më duken kërcënime. Pas asaj që i ndodhi babait tim ata mund të përpiqen të bëjën të njëjtën gjë dhe me mua”, tha ajo./euronews/

Lajmet

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënuar një “fitore të madhe dhe të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke treguar “përkushtimin e fortë të popullit serb për t’i ruajtur vatrat e tyre dhe për t’u mbështetur te Serbia e tyre”.

Ata [serbët në Kosovë] kanë një president të tyre, një atdhe të tyre dhe atë atdhe, Serbinë, e duan më shumë se çdo gjë në botë. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj tyre dhe ata kanë treguar se si një popull sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze në një situatë të vështirë”, tha Vuçiq gjatë një interviste për televizionin Pink.

Vuçiq tha se “nuk dëshiron” të spekulojë apo “të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare”, por se kushdo që do ta formonte një qeveri me Albin Kurtin “do të ishte i vdekur politikisht”.

Me 99 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar – siguroi 36.784 vota, ose 4.43 për qind.

Ndërsa, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit i mori rreth 3.861 vota, ose 0.46 për qind.

Vuçiq shtoi se Lista Serbe “me gjithë dobësitë, mangësitë dhe gabimet e saj, ka arritur të fitojë besimin më të madh të serbëve” në Kosovë.

Por, sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe e humbi mbështetjen e gati 15 mijë personave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Rashiq, në anën tjetër, e rriti mbështetjen për rreth 2.000 vota.

Subjektet tjera politike nga komuniteti serb, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit mori rreth 1.700 vota, Lëvizja Popullore Serbe e Branimir Stojanoviqit mori rreth 1.405 vota, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore mori rreth 597 vota dhe Partia e Serbëve të Kosovës mori 348 vota.

Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, por Misioni Monitorues i BE-së ka vënë në dukje “monopolin dhe presionet” nga zyrtarët e saj.

Në dy vjetët e fundit, kjo parti ka ndjekur një “politikë bojkotimi”, në përputhje me vendimin e saj për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës në veri.

Nuk është ende e qartë nëse, në periudhën e ardhshme, ajo do të marrë pjesë aktive në institucionet e Kosovës, apo do të vazhdojë me bojkotim./REL/

Continue Reading

Lajmet

Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të fillojë prej 1 marsit

Published

on

Pika e përbashkët kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pritet të fillojë funksionimin nga 1 marsi, duke sjellë një risi në menaxhimin e kufijve mes dy vendeve. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Boban Nikollovski, i cili në një intervistë ka bërë të ditur se tashmë 95% e punës është përfunduar nga autoritetet maqedonase.

Sipas njoftimeve zyrtare, nga fillimi i muajit mars, do të nisë zbatimi i sistemit “One Stop” në pikat kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë. Ky sistem synon të lehtësojë procesin e kontrollit kufitar duke e bërë më efikas dhe më të shpejtë kalimin e udhëtarëve dhe mallrave mes dy vendeve.

Nikollovski ka theksuar se ky projekt do të sjellë lehtësira të konsiderueshme për tregtinë, do të përmirësojë konkurrencën e kompanive, si dhe do të reduktojë kohën e pritjes në kufi. Ai ka nënvizuar gjithashtu se sistemi i ri do të rrisë sigurinë kufitare dhe do të zvogëlojë mundësitë për korrupsion.

“Lehtësime për tregtinë, përmirësim i konkurrencës së kompanive, ulje e kohës së pritjes në pikat kufitare dhe siguri më e madhe, ky është qëllimi kryesor i këtij projekti”, ka deklaruar drejtori i Doganës së RMV-së.

Gjatë muajve të fundit, pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë përballur me kolona të gjata dhe vonesa të mëdha, si në drejtim të hyrjes në Kosovë, ashtu edhe në dalje. Implementimi i sistemit të përbashkët kufitar pritet të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem, duke përshpejtuar procedurat dhe duke eliminuar ndalesat e dyfishta për udhëtarët dhe transportuesit.

Punimet për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare kanë nisur në qershor të vitit të kaluar (2024) dhe tashmë janë në fazën finale. Me hyrjen në fuqi të sistemit “One Stop”, qytetarët dhe bizneset që kalojnë kufirin ndërmjet dy vendeve do të përballen me një proces më të thjeshtë dhe më të shpejtë të kontrollit doganor dhe kufitar.

Pritet që ky model bashkëpunimi të shërbejë si shembull për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke e bërë kalimin kufitar më efikas dhe duke nxitur zhvillimin rajonal.

Zbatimi i sistemit të përbashkët kufitar më 1 mars do të shënojë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kalimeve kufitare mes dy vendeve dhe forcimit të lidhjeve ekonomike e tregtare./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Misioni nga BE-ja sot me deklaratë rreth zgjedhjeve në Kosovë

Published

on

By

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian, sot do të prezantojë deklaratën preliminare të misionit rreth zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Ndryshe Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian që është përbërë mbi 100 persona kanë qenë në terren në mbarë Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas kishte vendosur të dërgojë në Kosovë këtë Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas BE-së, prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.

Continue Reading

Lajmet

Samiti për Inteligjencën Artificiale, Osmani përfaqëson Kosovën

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale që mbahet në Paris.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara