Lajmet

Dyshohet se dhunoi një femër, arrestohet një person në Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

Sipas njoftimit të PK-së, njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si dhe në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur.

“I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën “dhunim”. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja./UBTNews

Lajmet

Dy të vdekur pasi një aeroplan mallrash rrëshqiti në det

Published

on

Dy persona kanë vdekur kur një aeroplan mallrash rrëshqiti nga një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe u ul në det herët këtë të hënë.

Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 sipas orës lokale (19:50 GMT) kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit, shkruan BBC.

Dy personat brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord të aeroplanit i mbijetuan rrëzimit.

Kjo shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong prej vitesh – aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një rekord të mirë sigurie./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dita Evropiane e Mikrofinancës

Published

on

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë Ditën Evropiane të Mikrofinancës. Në vitin 2015, Rrjeti Evropian i Mikrofinancës (EMN) lançoi Fushatën e Ditës Evropiane të Mikrofinancës me objektivin e qartë të krijimit të një mjeti për të nxjerrë në pah ndikimin e sektorit të mikrofinancës në Evropë nga një perspektivë sociale dhe ekonomike.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë dhe shënohet për herë të parë në Kosovë sikurse edhe në Evropë.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët.

Kredia mesatare është rreth 1.100 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KSHZ: VMRO-DPMNE kryeson në 54 komuna, LSDM në 8, VLEN në 8 dhe AKI në 5 komuna

Published

on

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut nga 75.37 përqind e votave të përpunuara, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë.

Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë./S.K/KP/AlsatMK/

Continue Reading

Lajmet

​Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm Gostivarin dhe Vrapçishte

Published

on

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka fituar në Gostivar sipas rezultateve zyrtare në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kandidati nga radhët e AKI-së Valbon Limani ka marrë 60.75 për qind ose 16 mijë e tetë vota nga 115 vendvotime të numëruara deri më tash nga gjithsej 121 sosh.

Sebaedin Dauti nga koalicioni VLEN, ka marrë 4 mijë e 60 vota ose 15.41 për qind.

Në komunën Vrapçishte, kandidati Isen Shabani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI ka fituar garën për kryetar të komunës duke marrë 6 mijë e 50 vota ose 88.13 për qind.

Kandidati nga radhët e VLEN-it Mehmet Seferi ka marrë 6.80 për qind ose 467 vota.

Ndërkaq,në Bogovinë kandidati nga radhët e VLEN-it ka marrë 48.83 për qind ose 5 mijë e 295 vota, ndërsa kandidati nga Aleanca Kombëtare për Integrim 5 mijë e 207 vota ose 48.02 për qind,

Sipas kësaj, Feti Abazi nga koalicioni VLEN dhe Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI do të garojnë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri prej tyre nuk ka marrë 50 për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara