Shëndet

Dylli i veshit: Simptomat shqetësuese dhe trajtimi me produkte natyrale

Published

on

Dylli i veshit është një substancë mbrojtëse që trupi e prodhon natyrshëm, por te disa persona mund të grumbullohet në sasi të tepërt, duke shkaktuar bllokim, dhimbje, zhurmë apo infeksione.

Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si:

Dhimbje veshi

Zhurmë në vesh

Infeksion

Kruarje

Aroma të pakëndshme

Rrjedhje sekrecionesh nga veshi.

Rekomandohet shmangia e objekteve si kunjat e pambukut, që e shtyjnë dyllin më thellë, sugjerohen kura natyrale për pastrim të sigurt:

Uthull molle me alkol

Përzihen dy lugë uthull me dy lugë alkol, dhe me pikatore hidhen disa pika në vesh. Vendoset pambuk për disa minuta, pastaj kullohet veshi me ndihmën e një peshqiri.

Vaj i arrës së kokosit

Vaji ngrohet lehtë, me pikatore hidhet në vesh dhe lihet për 10 minuta. Më pas veshi shpëlahet me ujë të ngrohtë.

Glicerinë me ujë

Disa pika glicerinë përzihen me ujë e hidhen. Pasi qëndrojnë 5 minuta, veshi kullohet e hidhen disa pika alkool për tharje dhe dezinfektim.

Vaj hudhre

Hudhra kavërdiset në vaj susami derisa të nxihet. Vaji kullohet dhe, pasi të ftohet, hidhen disa pika në vesh. Qëndron disa minuta për të ndihmuar në zbutjen e dyllit.

Ekspertët këshillojnë kujdes të veçantë dhe shmangie të çdo vaji ose substance të nxehtë, për të mos rrezikuar dëmtime në vesh.

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur fillojnë të veprojnë antibiotikët dhe sa zgjat efekti i tyre?

Published

on

Antibiotikët përdoren për të ndihmuar organizmin në luftimin e infeksioneve të rënda bakteriale.

Ndryshe nga e kaluara kur përshkruheshin shpesh, sot shumë shtete kanë ndërmarrë masa për të frenuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm kur është e domosdoshme, shkruan The Sun.

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Sipas artikullit, shpjegohet se sa kohë u duhet atyre për të vepruar dhe pse është e rëndësishme që terapia të merret deri në fund.

Barnat veprojnë duke vrarë bakteret ose duke ndaluar përhapjen, por nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale. Në këtë kategori përfshihen ftohja, gripi, COVID-19, shumica e infeksioneve të gjoksit, infeksionet e veshit te fëmijët, si dhe shumë raste të kollës a dhimbjes së fytit.

Në shumicën e rasteve, antibiotikët rekomandohen vetëm nëse infeksioni bakterial nuk largohet vetë, nëse ekziston rreziku për komplikime serioze, ose nëse mund të infektohen persona të tjerë.

Farmacisti Mike Hewitson, shpjegon se antibiotikët veprojnë shpejt, por përmirësimi i gjendjes nuk ndjehet gjithmonë menjëherë.

“Shpejtësia e veprimit varet nga lloji i antibiotikut, fuqia dhe infeksioni që po trajtohet. Antibiotikët intravenozë fillojnë të veprojnë brenda disa orësh, ndërsa ata që merren nga goja mund të kenë nevojë për disa ditë apo edhe një javë për të dhënë efekt”, thotë ai.

Terapia me antibiotikë zgjat 7 deri 14 ditë, ndonëse në disa raste edhe trajtimet më të shkurtra mund të jenë efektive. Edhe nëse pacienti fillon të ndihet më mirë, terapia nuk duhet ndërprerë para kohe.

“Është e rëndësishme që antibiotikët të merren deri në fund, sipas udhëzimit të mjekut. Ndërprerja e parakohshme mund të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve”, thekson Hewitson.

Nëse harroni një dozë, ajo duhet marrë sapo ta kujtoni, por nuk duhet marrë dozë e dyfishtë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë drejt fundit të terapisë, por kjo varet nga lloji i infeksionit dhe antibiotiku i përdorur. Në disa raste, antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera, të vjella apo probleme me stomakun.

Nëse terapia përfundon e nuk vërehet përmirësim, rekomandohet që pacienti të kontaktojë mjekun për vlerësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara