Lajmet

​Dyfishimi i kapaciteteve të energjisë synohet me ankandin e erës

Rizvanolli ka thënë se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurte të energjisë më rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim.

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës, në të cilën priten të dyfishohen kapacitetet e energjisë në Kosovë. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurte të energjisë më rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim. Derisa këtë vit e ka vlerësuar “si fantastik në aspektin e energjisë”.

Rizvanolli ka theksuar se me këtë projekt është paraparë të përfshihet edhe sektori publiko-privat, për çfarë tha se kjo në këtë mënyrë do të sigurohen që jo e tërë kostoja e ndërtimit të kapaciteteve dhe e tranzicionit energjetik, reflektohet në tarifa të konsumatorëve fundor në afat të mesëm. Ajo po ashtu ka thënë se presin nga Kuvendi që në seancën e radhës të rregullt, të miratojë ligjin e parë të Kosovës për burime të ripërtritshme të energjisë.

“Po nënshkruajmë marrëveshjen për me Korporatën ndërkombëtare Financiare IFC për zhvillimin e ankandit të radhës të Republikës së Kosovës, ankandin tonë të parë të erës….Të gjitha këto janë hapa të rëndësishëm drejt realizimit të vizonit tonë si qeveri, dhe tanimë si shtet duke qenë se këtë e kemi të etabluar në strategjinë tonë të energjisë, që është krijimi i një sektori të energjisë që ofron siguri të furnizimit, është më i pastër dhe i qëndrueshëm, mbështetet në burime vendore për pavarësi energjetike… Ndërtimi i kapaciteteve të erës është shumë kompleks, andaj me përfundimin me sukses të këtij procesi, ne si shtet dëshmojmë përfundimisht që tranzicionin energjetik e kemi të arritshëm dhe për më tepër që jemi një partner serioz për zhvillueseve e projekteve, e investitorët që do të vinë të investojnë këtu. Kemi paraparë në këtë projekt, një komponent të partneritetit publiko-privat që është për herë të parë në projekte të tilla në rajon. Kjo na mundëson që të sigurohemi që si shtet kontribuojmë me investim në projekt dhe në këtë mënyrë sigurohemi që jo e tërë kostoja e ndërtimit të kapaciteteve dhe e tranzicionit energjetik reflektohet në tarifa të konsumatorëve fundor në afat të mesëm. Kjo është edhe një mënyrë e jonë për t’u siguruar që në rast të krizave që mund t’i përjetojmë më vonë në sektorin e energjisë, të kemi edhe një sasi të energjisë të prodhuar në pronësi publike, në mënyrë që të kemi më lehtë ndërhyrjen në treg në rast të krizave për të mbrojtur konsumatorët nga luhatjet e mëdha të tregut. Kriza e fundit na ka treguar se duhet të jemi të përgatitur për më të keqen edhe kur jemi në momentet më të mira”, tha Rizvanolli.

Në anën tjetër, edhe menaxheri Regjional, IFC, Nicolas Marquier deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

“Ne tani jemi duke lëvizur përpara me një ankand të ri, që ka të bëjë me ankandin e parë të erës në Kosovë, që të dyfishojmë kapacitetet e energjisë në Kosovë, që do të përfshijë rreth 8 për qind të kërkesës së energjisë në Kosovë. IFC dhe sektori privat dhe Bankës Botërore, ne jemi një institucion më i madh në botë sa i përket financimit e sidomos për sektorin privat për t’u afruar ata në këto tregje të rëndësishme”,tha Marquier.

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara