Lajmet

Aliu: Nganjëherë s’po kemi ujë mjaftueshëm e shpesh rrezikohemi nga vërshimet shkaku i ndryshimeve klimatike

Aliu tha se Kosova ka mungesë të ujit dhe ndryshimet klimatike do të kenë ndikime të mëdha në Kosovë.

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se Kosova shpesh herë vuan për ujë të pijes, e nganjëherë rrezikohet nga vërshimet si shkak i ndryshimeve klimatike.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Ujërave dhe Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë, Aliu tha se Kosova ka mungesë të ujit dhe ndryshimet klimatike do të kenë ndikime të mëdha në Kosovë. Për këtë, ai kërkoi që të bëhet adaptimi me ndryshimet klimatike.

“Besoj që tashmë kemi shenja të qarta se ndryshimet klimatike ndikojnë në Kosovë. Faktin që ne kemi pak ujë, tregon që nuk do ta kemi lehtë që të përballemi me thatësira që do të ndikohemi nga ndryshimet klimatike. Do të kemi vërshime që nuk e dimë se si do t’i menaxhojmë. Pra në momente të caktuara do të kemi tepër ujë, dhe atëherë kur do të na duhet nuk do të kemi ujë. Prandaj adaptimi në ndryshimet klimatike është një ndër prej problemeve dhe sfidat kryesore që përballet vendi ynë. Jemi shumë të kufizuar sepse nuk njihemi nga Kombet e Bashkuara dhe nuk kemi qasje në fondet për ndryshime klimatike, vendet e tjera kanë qasje në këto fonde dhe ne duhet të përballemi me mjete tona. Po përpiqemi që të bëjmë studime të fizibilitetit jemi duke shkuar mbarë”, tha Aliu.

Alex Albertine, ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të USAID-it në Kosovë, tha se puna e Institutin Meteorologjik të Kosovës është shumë e rëndësishëm për parashikimet që ajo jep, pasi sipas tij, mund të merren masa që të shpëtohen jetë njerëzish dhe mjedisi.

Ndërsa Afrim Berisha, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit ka thënë se duke marr parasysh se monitorimi dhe të dhënat e sektorit të ujërave, AMMK-ja i ka dhënë prioritet forcimit të monitorimit dhe procesit të mbledhjes së të dhënave nga këto fusha.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Pejë.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Një tjetër rast i dhunës ndaj gruas është raportuar në Prishtinë. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Pejë, një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij ushtron dhunë psikike ndaj tij, duke e ofenduar atë dhe anëtarët e familjes së tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara