Lajmet

Dy të vrarë pas bombardimeve në rajonin e Zaporizhzhias

“Të paktën pesë persona janë nën rrënojat e ndërtesave”, deklaroi guvernatori i rajonit, Oleksandr Starukh.

Published

on

Të paktën dy persona janë vrarë pasi forcat ruse bombarduan qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, ka thënë guvernatori i rajonit, Oleksandr Starukh.

Starukh shkroi në Telegram se një grua ka vdekur si pasojë e bombardimeve dhe një person tjetër ishte rrugës për në spital si rezultat i shtatë sulmeve ruse.

“Të paktën pesë persona janë nën rrënojat e ndërtesave”, deklaroi ai.

“Shumë njerëz u shpëtuan. Mes tyre është një vajzë trevjeçare. Operacioni i shpëtimit po vazhdon”, deklaroi ai më tej./UBTNews/

Lajmet

Ali Ahmeti kërkon veprime: Qeveria e Kosovës mos të heshtë për shqiptarët në MV

Published

on

By

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti konsideron që qeveria e Kosovës nuk duhet të qëndrojë në heshtje sa i përket shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në prag të takimit të dy qeverive, që do ta mbahet sot në Prishtinë, Ahmeti i bën thirrje ekzekutivit kosovar që të flas me kryeministrin maqedonas sa i përket problemeve të shqiptarëve atje.

Kreu i BDI-së ka shprehur shqetësim për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit, pas iniciativave për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Jam drejtuar me një thirrje, me apel Qeverisë së Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë… kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në vesh të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë që të mos jenë indiferent, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka shtuar ai.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.

Atje rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.

Për Ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor të këtij viti.

Diskutimi për të vjen pasi në pushtet atje ka ardhur VMRO-DPMNE, e cila ishte kundër këtij ligji.

“Në Maqedoni të Veriut zhvillimet politike nuk premtojnë ndonjë perspektivë të qëndrueshme, sepse kanë ardhur disa iniciativa për ndryshimin e Ligjit të gjuhës shqipe, që kjo iniciativë, ma kujton 1989 kur Millosheviqi suprimoi autonominë e Kosovës, që nuk është mirë as për komunitetin maqedonas dhe shqiptarët… Sepse prekët substanca, palca e marrëveshjes paqësore të Ohrit me ndryshimet që pretendohet t’i bëjnë mbi ligjin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hequr përkatësia etnike, gjithashtu që është pjesë, substanca e marrëveshjes paqësore të Ohrit, sepse pa përkatësinë etnike dhe deklarimin e etnisë, mund të gjinden dhjetëra arsye pse shqiptarët janë jo të përgatitur profesionalisht edhe të lihen të margjinalizohen, faktikisht po instalohet dominimi i shumicës mbi komunitetin e dytë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe këto zhvillime janë shqetësuese për ne”, ka thënë Ahmeti.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.

Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.

Sipas Ahmetit, veprimet e pushtetit atje po e rrezikojnë ketë marrëveshje.

Ahmeti flet edhe për problemet me të cilat përballen veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kalojnë neper kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ahmetit, institucionet shtetërore duhet të bëjnë përpjekje politike e diplomatike, që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe të angazhohen maksimalisht që të mos maltretohen ish-ushtarët e UÇK-së.

“Institucionet duhet të angazhohen që Kosova dhe institucionet e saj, në radhë të parë duhet të bëjnë përpjekje politike diplomatike, që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL sepse Serbia është anëtare e INTERPOL-it, i bënë denoncimet në INTERPOL. Ata detyrimisht, detyrohen që të respektojnë vendimet e qendrës dhe të gjitha shtetet obligohen që të respektojnë vendimet e shteteve përkatëse që janë anëtare të INTERPOL-it. Institucionet duhet të angazhohen maksimalisht që të mos maltretohen ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo punë mbetet punë institucionale”, thotë Ahmeti.

Për çështjen e shqiptarëve në Shkup, Ali Ahmeti javë më parë u ka dërguar letër edhe krerëve evropianë dhe atyre në rajon.

Ahmeti ka ngritur shqetësime se Maqedonia e Veriut mund të “kthehet në periudha pasigurie” me vendimet e ekzekutivit për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Takimi do të mbahet në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

​Azizi për mbledhjen e dy qeverive: Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal

Published

on

By

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë, Venera Azizi duke komentuar mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet në Prishtinë, ka thënë se ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar.

Ajo ka shkruar në Facebook se partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë.

“Në agjendë janë marrëveshje konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ky është vizioni për një të ardhme më të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Published

on

By

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut mbledhjen e parë jashtë kufijve do ta mbajë sot në Prishtinë, me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Një ditë para mbledhjes, Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Protokollit për implementimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë, si dhe memorandumin e mirëkuptimit në sektorin e energjisë.

Pika e përbashkëta kufitare do të mundësojë lehtësimin e qarkullimit midis qytetarëve dhe bizneseve të të dyja shteteve, ndërsa marrëveshja energjetike vjen si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.

Takimi ndërqeveritar fillon nga ora 10:30 me arritjen e delegacioneve të të dyja vendeve, kryeministrit Albin Kurti në ora 10:50, kryeministrit Hristian Mickoski në orën 10:55.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së kryeministrit Kurti mbahet nga ora 10:55, për të vazhduar me fotografinë e përbashkët ora 11:10 dhe takimin bilateral ora 11:20. Njëkohësisht mbahet takimi bilateral ndërmjet ministrave homologë – ora 11:20.

Takimi ndërqeveritar, sipas agjendës, do të fillojë në ora 12:00, për të vazhduar me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale, ndërsa konferenca e përbashkët Kurti-Mickoski nga ora 13:45-14:15, për të përfunduar me drekën zyrtare dhe largimin e delegacioneve.

Mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur më 16 shtator 2021 në Shkup, kur Zoran Zaev ishte kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në të cilën kabinetet qeveritare nënshkruan 11 marrëveshje për bashkëpunim në shumë fusha.

Continue Reading

Lajmet

​“Dardanët” zbarkojnë sonte në “Fadil Vokrri”, përballen me Lituaninë

Published

on

By

Megjithëse të freskët nga ajo që ndodhi në Bukuresht në fund të përballjes me Rumaninë, Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve dhe do të përballet me Lituaninë.

Kundërshtarët e sotëm të Kosovës janë të fundit në grupin 2 të Ligës C me zero pikë, andaj pritet një fitore e lehtë e të përzgjedhurve të trajneri Franco Fodas.

Ndeshja do të nis nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë kundër Rumanisë në minutat shtesë të saj.

Continue Reading

Të kërkuara