Lajmet

Dy të vdekur si pasojë e bombardimeve në Donetsk

Pavlo Kyrylenko tha se dy njerëz kanë vdekur dje, sipas Kiev independent.

Published

on

Dy persona kanë vdekur si pasojë e bombardimeve ruse në vendbanimet e Donetsk-ut, Heorhiivka dhe Kostyantynivka, konfirmoi guvernatori i provincës lindore. Pavlo Kyrylenko tha se dy njerëz kanë vdekur dje, sipas Kiev independent.

Forcat ruse janë duke synuar ta kapin Donetsk-un për të kompletuar muaj të gjatë të kampanjës për kontrollin e plotë në rajonin lindor të Donbasit./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi fizikisht një shtetase gjermane

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një shtetase gjermane pas një mosmarrëveshje të momentit.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Rrust Kabashi”, teksa viktima ka pranuar trajtimin mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, teksa më pas është transferuar në QKUK.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rr. Rrust Kabashi Prizren 08.10.2025 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje të çastit ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalin e Prizrenit e më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/S.K/KP/PK/.

Continue Reading

Lajmet

​Peshëngritësi iranian debuton sot për Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Published

on

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë sot për herë të parë nën flamurin e Kosovës.

Peshëngritësi me famë botërore pritet të debutojë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë.

Rostami do të garojë në kategorinë deri në 94 kilogramë, me nisjen e garës së tij të parashikuar për në orën 19:30.

Peshëngritësi iranian, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në fillim të këtij viti, ka qenë më parë pjesë e përfaqësueses së Iranit deri në vitin 2022.

Pas mosmarrëveshjeve me Federatën e vendit të tij, ai vendosi të ndryshojë përfaqësim dhe t’i bashkohet ekipit të Kosovës.

Rostami ka një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare pasi që është fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe i medaljes së argjendtë në “Londër 2012”.

Po ashtu, numëron tri medalje botërore: dy të arta dhe një të argjendtë.

Bazuar në rezultatet dhe përvojën e tij, Rostami është një nga kandidatët kryesorë për të siguruar një medalje botërore për Kosovën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person mashkull kosovar pa shenja jete në Prishtinë.

Pas konstatimit të vdekjes, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është duke u hetuar edhe më tej.

Prishtinë 08.10.2025 – 20:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Son pranë një arritjeje historike

Published

on

Kapiteni i Koresë së Jugut, Son Heung-min, është pranë një arritjeje historike, pasi pritet të thyejë rekordin e vendit të tij për më shumë paraqitje me ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore kundër Brazilit.

Sulmuesi i Los Angeles FC do të zhvillojë paraqitjen e tij të 137-të me fanellën e përfaqësueses, duke kaluar kështu ish-mbrojtësin Hong Myung-bo dhe ish-sulmuesin legjendar Cha Bum-kun, me të cilët aktualisht ndan kuotën e 136 ndeshjeve.

Ndeshja kundër Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, shërben si përgatitje për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, ku Koreja e Jugut tashmë është kualifikuar.

Nëse Son nuk aktivizohet në këtë përballje, ai do ta ketë mundësinë të thyejë rekordin në sfidën ndaj Paraguait të martën, e cila do të shoqërohet edhe me një ceremoni përkujtimore për këtë arritje të veçantë.

Son, i cili debutoi me kombëtaren në dhjetor të vitit 2010, ka shënuar deri më tani 53 gola.

Gjithashtu, ai është në Kupën e Botës së katërt të karrierës, ndërsa me kalimin në MLS këtë verë, ish-kapiteni i Tottenhamit ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në përballjen e fundit mes dy ekipeve, Brazili kishte triumfuar 4-1 ndaj Koresë së Jugut në fazën e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara