Lajmet

Dy të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19, një rast MIQ, QKUK dhe një rast nga Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit u kryen gjithsej 1 mijë e 119 testime, prej të cilave rezultuan 169 raste pozitive me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.”, njofton IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 591 nga 85 mijë e 42 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes./UBTNews

85 TË SHËRUAR DHE 169 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, October 23, 2020

Lajmet

PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor

Published

on

By

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.

Pos tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

​Paralajmërim për bllokadë rrugore në kufirin me Serbinë

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër banorët lokalë kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (Serbi), që lidhen me pikën kufitare Merdare, nga ora 11:50 deri në 15:50,

QKMK ju inkurajon të përdorni rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe vonesat gjatë këtij orari.

Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, dhe 0800 500 95.

Continue Reading

Të kërkuara