Lajmet

Dy raste të reja me COVID-19

Published

on

Vetëm dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 162./UBTNews

Lajmet

Ziadin Sela kritikon Albin Kurtin për deklaratën mbi gjuhën shqipe: “Uroj të jetë një lajthitje momenti”

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sela ka theksuar se kjo deklaratë është tejet e dëmshme dhe shpreson që të ketë qenë një gabim momental. Ai e ka krahasuar situatën me periudhën e vështirë të pasviteve 1981, kur shqiptarët përballeshin me diferencime politike dhe përdorimin e një zhargoni denigrues nga elitat komuniste.

Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që kishte për qëllim satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e më pas edhe etnik të tyre”, ka shkruar Sela.

Duke iu referuar situatës aktuale, ai ka shtuar se e ndien të njëjtën ndjesi të keqe të asaj kohe, pasi gjuha shqipe dhe përpjekjet për barazinë e saj me gjuhën maqedonase në Maqedoninë e Veriut janë goditur.

Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, ka përfunduar Sela.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti thotë se të rinjtë janë prioritet i qeverisë së tij

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij është dyfishuar punësimi i të rinjve në Kosovë.

Kreu qeveritar, gjatë prezantimit të studimit të rinisë 2024 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), tha se të rinjtë janë prioritet i tij, derisa theksoi edhe ndarjen e bursave për studentë.

Sipas tij, në bazë të këtij studimi del në pah se të rinjtë i mbështesin politikat e majta, të cilat siç vlerësoi Kurti sigurojnë që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.

Ndër gjetjet kryesore të studimit janë se të rinjtë si sfidë kryesore në dekadën e ardhshme kanë papunësinë, korrupsionin dhe emigrimin.

Continue Reading

Lajmet

​LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit dhe Pacollit

Published

on

By

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ky veprim vjen pas raportimeve se familjarët e deputetes Pacolli kanë përfituar grante në sektorin e bujqësisë, që sipas LDK-së, kjo është bërë bazuar në lidhjet familjare.

LDK ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë pasi sipas tyre është keqpërdorur para publike.

Zyrtarë të LDK-së, ditë më parë, akuzuan Pecin dhe Pacollin duke thënë se kanë ndikuar që vëllai i deputetes të fitojë grant në vlerë rreth 100 mijë euro.

Akuzat i mohoi Blerim Pacolli, vëllai i deputetes, duke thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret për ta fituar grantin.

Ndaj akuzave reagoi edhe deputetja Pacolli e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Bujqësi, duke thënë se do të bëjë padi ndaj mediave që e kanë publikuar lajmin për grantin.

Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nisjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë.

Kërkoi, gjithashtu, shkarkimin e Pacollit nga pozita e kryetares së komisionit parlamentar.

PDK-ja kërkoi të verifikohet nëse ministri Peci ka ndikuar që vëllai i deputetes të përfitojë grantin në vlerë rreth 100 mijë euro.

Ndaj këtyre akuzave reagoi edhe ministri i Bujqësisë, i cili tha se nga tani e tutje nuk do ta kursejë gjuhën e tij.

PDK-në, ai e quajti kriminale.

Më vonë u raportua se përfitues i një granti është edhe daja i deputetes Pacolli.

Në anën tjetër, Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë i ka refuzuar Kooperativës Bujqësore “Krusha”, aplikimin për grantin bujqësor.

Sipas një reagimi të kooperativës, refuzimi është bërë me arsyetimin se mungonin dokumente plotësuese.

“Krusha” e quajti shqetësues dhe zhgënjyes këtë refuzim.

Continue Reading

Lajmet

Reagojnë “Dardanët”: S’qëndrojmë të heshtur kur ofendohemi

Published

on

By

Tifogrupi “Dardanët” që mbështesin Kosovën në të gjitha ndeshjet ka reaguar edhe njëherë në lidhje me atë çfarë ndodhi në Bukuresht, aty ku në ndeshjen kundër Rumanisë, tifozët brohorisnin “Kosova është Serbi”, veprim ky i cili u pasua me ndërperjen e ndeshjes në minutat shtesë të saj.

Tutje, në sfidën e së hënë me Lituaniën, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, tifozët dardanë shfaqen banerin “Së bashku kundër racizmit”, derisa një ditë më pas, përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë përball fyerjeve duke shtuar se lojtarët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tyre.

Këto ishin mesazhet tona mbrëmë kundër abuzimit me kore ofenduese që bënë rumunët në Bukuresht. Nuk do të qëndrojmë të heshtur. Sa herë që na fyejnë, bashkohemi edhe më shumë. Sepse ashtu siç thamë edhe dje përmes mesazhit tonë – çfarë mbet kur humb edhe nderi? Djemtë tanë kanë përkrahje të plotë për gjithë çfarë bënë atje dhe do të vazhdojnë ta kenë nga ne dhe gjithë populli”, thuhet në reagimin e dardanëve të shoqëruar me foto nga ndeshja me Lituanë.

Ndryshe, UEFA tashmë ka nisur procedurat disiplinore për ndeshje Rumani-Kosovë dhe së shpejti pritet një vendim për fatin e kësaj sfide.

Continue Reading

Të kërkuara