Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje u shënuan në Gjakovë

Janë arrestuar dy persona.

Published

on

Dy raste të dhunës janë raportuar të kenë ndodhur brenda 24-orëve të fundit, ku si rezultat janë arrestuar dy persona.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur paraditen e së hënës, ku burri kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

“06.02.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti tjetër, siç bëhet e ditur kishte ndodhur në mbrëmje.

“06.02.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet po aty. 

Live

Dy armë zjarri u gjetën në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Gollubovc

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Në njoftimin për media thuhet se në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë zjarri.

“Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Malishevë: Vriten dy vëllezër

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Glluboc të Malishevës ku për pasojë kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, teksa pas plagëve të marra viktimat janë dërguar në QMF-në e Kijevës ku është konstatuar vdekja e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj i cili tha se është identifikuar edhe personi i dyshuar për veprën.

Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në përgjigjjen e Elezajt./KP

Continue Reading

Vendi

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Published

on

Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekut, dyshohet që është vdekje natyrale.

“Raportohet se në Spitalin e Prizrenit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas mjekut, dyshohet që është vdekje natyrale.Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova në Tetovë

Published

on

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik kanë dal në vendngjarje duke kryer hetimet./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara