Kronikë e zezë

Dy persona arrestohen në kryeqytet për posedim të substancës narkotike

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Published

on

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë për posedim të substancës së dyshuar narkotike, marihuanë.

“Janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Suedisë për arsye se tek të njëjti është gjetur dhe sekuestruar 48.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, ka informuar Policia.

Të dyshuarit, sipas raportit policor, pas intervistimit dhe inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për shitblerje të patentë shoferëve

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar zyrtarisht ngritjen e një aktakuze  prej 391 faqesh kundër 12 personave, të cilët dyshohen për një rrjet të organizuar të korrupsionit në procesin e pajisjes me patentë shoferë. Grupi i të pandehurve, ku përfshihen zyrtarë të Qendrës për Patentë Shoferë dhe përfaqësues të auto-shkollave, akuzohet për një sërë veprash penale, duke filluar nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare e deri te dhënia e ryshfetit dhe manipulimi me prova.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda, skema funksiononte duke u mundësuar kandidatëve kalimin e provimeve teorike dhe praktike në mënyrë të kundërligjshme. Në qendër të këtyre dyshimeve është ish-koordinatori i Njësisë në Pejë, A.Sh., i cili sipas Prokurorisë, përgjatë tri viteve “ka planifikuar dhe organizuar mbajtjen e provimeve teorike edhe në data dhe rrethana të kundërligjshme”, duke testuar persona që as nuk figuronin në listat zyrtare.

I pandehuri R.S. dyshohet se ka shërbyer si urë lidhëse mes auto-shkollave dhe zyrtarëve, ku shumat e ryshfetit për një patentë shofer “variojnë nga 300 deri në 1,000 euro”. Përveç përfitimeve financiare, hetuesit kanë gjetur prova edhe për manipulim fizik të procesit; në një rast specifik, tre nga të pandehurit akuzohen se brenda zyrës së koordinatorit kanë bashkëpunuar për “manipulimin me prova”.

Roli i pyetësve teorikë dhe ekzaminuesve praktikë ishte vendimtar në këtë skemë. Sipas Prokurorisë, pyetëset e pjesës teorike u kanë treguar kandidatëve përgjigjet e sakta, ndërsa ekzaminuesit e pjesës praktike kanë zhvilluar testime jashtë orarit zyrtar të punës, duke shkelur çdo kriter profesional. Kjo mënyrë e operimit u kishte krijuar disa auto-shkollave një “avantazh të padrejtë konkurrues në treg”, duke rritur artificialisht numrin e kandidatëve të regjistruar.

Në përfundim të kësaj komunikate, Prokuroria ka bërë të ditur se i ka propozuar gjykatës shpalljen fajtorë të të gjithë të pandehurve. Përmes këtij rasti, institucioni i akuzës ka rikonfirmuar përkushtimin e tij në luftimin e korrupsionit që “cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

 

Continue Reading

Aktualitet

Pejë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një armë zjarri.

Në mjetin e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 9x19mm.

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për posedim të paautorizuar të armës.

Continue Reading

Lajmet

Dëmtohet një kamion nga shpërthimi dhe digjet një shtëpi në rajonin e Mitrovicës

Published

on

By

Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste si – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Ajet Gërguri” në Vushtrri, ku menaxheri i një kompanie ka njoftuar policinë se një kamion i tyre ishte dëmtuar nga një mjet shpërthyes.

Pas ekzaminimit nga njësia e specializuar për deminim, zyrtarët policorë kanë konstatuar se dëmtimi në mjet nuk ishte i ri, por dyshohet se kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një kohë më të hershme.

Prokurori është njoftuar menjëherë për këtë rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, i cili tashmë po trajtohet.

Ndërkohë, një tjetër incident është raportuar pasditen e së hënës në zonën e Trepçës në Mitrovicën e Jugut, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët.

Pronari i shtëpisë ka njoftuar menjëherë autoritetet, gjë që ka mundësuar ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të zjarrfikësve dhe njësive policore. Megjithëse zjarri u lokalizua dhe u fik plotësisht, dëmet materiale në objekt janë të konsiderueshme. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar apo pasoja në njerëz. Edhe për këtë rast, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Continue Reading

Të kërkuara