Sport

Dy përballje interesante në Kupën e Kosovës

Published

on

Sot zhvillohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll dhe në program janë dy ndeshje mjaftë interesante. Që të dyja ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Malisheva luan kundër Llapit, Ndërkaq, Drenica përballet me Ferizajn.

Sport

Basketboll/ Rikthehen duelet interesante në Superligë

Published

on

By

Mesjava sjell duelet e javës së 21-të të ProCredit Superligës, që është shtyrë për shkak se palestrat ishin të zëna për Zgjedhjet në Kosovë.

Golden Eagle Ylli dhe Proton Cable Prizreni përballen në një duel mjaft interesant, por edhe shumë të rëndësishëm. Therandasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 12 humbje, derisa prizrenasit në vendin e tetë me pesë fitore e 15 humbje. Fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, duke bërë që të presim një sfidë mjaft interesante.

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi përballen po ashtu në një takim mjaft interesant. Pejanët janë në vendin e pestë me dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e dytë me 14 fitore e gjashtë humbje.

Dueli i vetëm i së enjtes ndërmjet Borës dhe Trepçës. Prishtinasit janë në vendin e shtatë me gjashtë fitore e 14 humbje, kurse mitrovicasit kanë 14 fitore e gjashtë humbje.

ProCredit Superliga-Java 21

E mërkurë

19:00 Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni

19:00 Peja – Bashkimi

E enjte

19:00 Bora – Trepça

Continue Reading

Sport

​Ademi takon ambasadorin suedez në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Kosova në muajin shtator do të takohet në Prishtinë me Kombëtaren e Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, andaj FFK dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë do të bashkëkoordinojnë aktivitetet për ta shndërruar këtë ditë në një festë të madhe futbolli në Prishtinë.

“Ambasadori Ëesterlund është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës dhe kjo përballje është e veçantë për të, pasi do të përballet me Kombëtaren e tij të preferuar”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Continue Reading

Sport

​Eliminimi i hershëm i Kosovës për Botërorin 2027, reagon Fetahu

Published

on

By

Kosova i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror të basketbollit që zhvillohet në vitin 2027 pasi humbja nga Zvicra në Prishtinë shuajti të gjitha gjasat e dardanëve për të vazhduar tutje.

Përkundër këtij eliminimi, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka thënë se menjëherë do të fillojnë me punën për parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2029, që do të fillojnë në nëntor të vitit 2025, transmeton KosovaPress.

“Pavarësisht përfundimit të kësaj gare, ne nuk do të ndalemi këtu. Sytë tanë janë të drejtuar drejt së ardhmes – parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2029, që do të fillojnë në nëntor të vitit 2025. Presim me padurim shortin gjatë verës dhe do të vazhdojmë përgatitjet me përkushtim dhe vendosmëri”, ka thënë Fetahu për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka shtuar se do të punohet shumë me klubet për gjeneratat e reja pasi, sipas tij, aty është e ardhmja e basketbollit kosovar.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë edhe më shumë me klubet dhe grupet e tjera të interesit për të zhvilluar basketbollin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja e Përfaqësueses së Kosovës. E ardhmja është e ndritur dhe së bashku, me punë të palodhshme dhe përkushtim, do ta ndërtojmë atë”, ka thënë Fetahu.

Continue Reading

Sport

​Barcelona-Atletico, sonte derbi i madh spanjoll

Published

on

By

Barcelona do të presë Atletico Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey, sonte me fillim nga ora 21:30. Dy kandidatët për titull të La Ligës do të shpresojnë të ndikojnë në besimin e tjetrit përpara një ndeshjeje vendimtare, duke ndihmuar gjithashtu përpjekjen e tyre për të fituar një trofe kaq të rëndësishëm.

Të dyja skuadrat dërguan mesazhe domethënëse në çerekfinale. Barcelona shënoi pesë gola ndaj Valencias dhe Atletico bëri të njëjtën gjë me Getafen.

Te Barcelona në dyshimë të madh është paraqitja e Lamine Yamal pasi anësori postoi një foto të një dëmtimi në këmbë të marrë kundër Las Palmas. Ai nuk u stërvit të hënën.

Keto janë formacionet e mundëshme:

Barcelona (4-2-3-1): Szczesny; Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Leëandoëski

Atletico Madrid (4-4-2): Musso; Molina, Gimenez, Le Normand, Galan; Simeone, De Paul, Barrios, Lino; Griezmann, Alvarez

Continue Reading

Të kërkuara