Aktualitet

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane, përplasen gjatë stërvitjes

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua rëndë nga ky aksident.

Published

on

Dy helikopterët “Black Hawk” të ushtrisë amerikane, u përfshinë në një aksident pranë zonës së Mineral Basin në Utah, gjatë një stërvitje të Gardës Kombëtare.

Ngjarja ndodhi ndërsa helikopterët po uleshin pranë një resorti skish, kur helikat e njërit prej mjeteve fluturuese prekën tjetrin, pasi piloti humbi fushëpamjen për shkak të borës që u ngrit nga toka.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua rëndë nga ky aksident, ndërkohë që autoritetet ushtarake kanë nisur një hetim.

Dy helikopterët “Black Hawks”, po merrnin pjesë në një stërvitje dimërore në një zonë ulje të miratuar, e cila është e zakonshme dhe ndodh mesatarisht rreth një herë në javë.

Continue Reading

Bota

Turqia shpreh gatishmëri për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë, por me kushte

Published

on

By

Ankaraja është e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë, por vetëm nëse përfshihet në të gjitha diskutimet dhe përgatitjet përkatëse, raporton Bloomberg duke cituar burime të njohura me çështjen.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka diskutuar këtë mundësi në biseda të ndara me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Takimi mes Erdoganit dhe Zelensky u zhvillua më 18 shkurt, ndërsa ai me Lavrov më 24 shkurt në Ankara.

Sipas raportimeve, Ankaraja nuk do të marrë pjesë në ndonjë mision paqeruajtës nëse nuk përfshihet në të gjitha konsultimet dhe përgatitjet e nevojshme. Megjithatë, autenticiteti i këtyre informacioneve të publikuara nga Bloomberg nuk ka mundur të verifikohet nga Kyiv Post.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar rreth 30,000 trupa paqeruajtëse në Ukrainë si pjesë e një zgjidhjeje të mundshme për paqen. Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO pas SHBA-së, ka luajtur më parë një rol kyç në përpjekjet e ndërmjetësimit midis palëve të konfliktit.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se është i hapur për dërgimin e paqeruajtësve evropianë në Ukrainë, një ide e kundërshtuar në mënyrë të përsëritur nga Moska.

Turqia, si anëtare e NATO-s, ka organizuar më parë negociata direkte midis Rusisë dhe Ukrainës në mars të vitit 2022, duke u përpjekur të luajë një rol ndërmjetësues në konflikt.

Në të njëjtën kohë, është planifikuar një raund i ri bisedimesh mes SHBA-së dhe Rusisë në Stamboll, të enjten, për të diskutuar rikthimin e operacioneve diplomatike. Ukraina, sipas burimeve, nuk pritet të jetë pjesë e këtij takimi. Deri më tani, asnjëra nga palët nuk ka konfirmuar përbërjen e delegacioneve pjesëmarrëse, por agjencia ruse e lajmeve TASS ka raportuar se përfaqësues nga Ministria e Jashtme ruse do të jenë të pranishëm.

Continue Reading

Bota

Trump thotë se marrëveshja për mineralet do të jetë mbështetje për Ukrainën

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje kritike për mineralet do të shërbejë si mbështetje për Ukrainën, pasi Kievi kërkon garanci sigurie nga SHBA si pjesë e një marrëveshjeje për dorëzimin e të drejtave të eksploatimit.

Duke folur më pak se 24 orë përpara se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se liderët do të nënshkruajnë një “marrëveshje shumë të rëndësishme për të dyja palët” gjatë takimit së tyre ballë për ballë.

“Kjo me të vërtetë do të na çojë në atë vend. Ne do të punojmë atje. Do të kemi shumë njerëz që do të punojnë atje. Dhe kështu, në këtë kuptim, është shumë mirë. Është një mbështetje, mund të thuash“, u tha Trump gazetarëve teksa priste kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk mendoj se dikush do të luajë nëse jemi atje me shumë punëtorë dhe kemi të bëjmë me minerale të rralla të tokës dhe gjëra të tjera që na duhen për vendin tonë, dhe ne e vlerësojmë shumë dhe mezi pres ta shoh atë. Ne do të flasim për këtë, do të flasim gjithashtu edhe sot me kryeministrin“, tha Trump ndërsa përgatitej të shkonte në takim me Starmerin pas dyerve të mbyllura.

Në Ukrainë ndodhen rezerva masive të mineraleve kritike dhe të rralla të tokës që mund të arrijnë në triliona dollarë. Ajo mban rreth pesë për qind të totalit të burimeve minerale në botë, sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2024. Përveç që ka një nga rezervat më të mëdha të konfirmuara të litiumit, Ukraina ka edhe gaz neoni të klasës gjysmëpërçuese që është kritik për prodhimin e çipave, beriliumit, uraniumit, zirkonit, apatitit, mineralit të hekurit dhe manganit.

Negociatat ishin përqendruar në dy pika të mëdha midis Washingtonit dhe Kievit, duke përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe nëse të drejtat e mineraleve do të shkëmbeheshin vetëm për ndihmën e ardhshme ushtarake të SHBA-së, ose nëse ato do të mbulonin këstet e mëparshme që i ishin dhënë Kievit nga administrata Biden.

Trump vazhdoi të përjashtonte përfshirjen e Ukrainës në aleancën e NATO-s, por tha se negociatorët do të kërkonin t’i kthenin Ukrainës sa më shumë territor që është i pushtuar nga Rusia.

Ata luftuan gjatë dhe fort në tokë, dhe ju dhe unë do ta diskutojmë këtë. Sigurisht që do të përpiqemi të marrim sa më shumë që mundemi, por për NATO-n, kjo thjesht nuk do të ndodhë“, tha ai, duke iu drejtuar Starmerit.

I pyetur për komentet e tij që e quajti Zelenskyyn një diktator, Trump tha: “A e thashë këtë? Nuk mund ta besoj që e thashë këtë.”

Trump tha se nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin do të shkelë fjalën e tij pasi SHBA vazhdon të angazhohet me Kremlinin në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke e përshkruar pikëpamjen e tij për Putinin si “besim dhe verifikim”.

Le ta quajmë kështu, dhe unë mendoj se ne të dy mund të jemi kështu. Duhet të verifikoni sepse nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë. Unë njoh shumë njerëz që do të thoshit ‘nuk ka shanse që të të mashtrojnë ndonjëherë’, dhe ata janë njerëzit më të këqij në botë. Unë njoh të tjerë për të cilët do të garantonit se do t’ju mashtronin. Dhe e dini se çfarë, ata janë 100 për qind të ndershëm, kështu që nuk e dini kurrë se me çfarë përballeni“, tha ai, duke shtuar:

“Ne duhet të bëjmë një marrëveshje së pari. Tani për tani nuk kemi një marrëveshje. Kemi Rusinë. Kemi Ukrainën. Mendoj se kemi avancuar shumë mirë përpara. Mendoj se Rusia ka vepruar shumë mirë”.

Continue Reading

Bota

Kina zotohet se do të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të fundit të SHBA-së

Published

on

By

Kina është zotuar se do të ndërmarrë “të gjitha kundërmasat e nevojshme” pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifë shtesë prej 10 për qind ndaj importeve kineze.

Vendimi i Trumpit do të hyjë në fuqi të martën e javës së ardhshme, së bashku me 25 për qind tarifa ndaj importeve kanadeze dhe meksikane, duke intensifikuar luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Dhjetë për qind tarifa ndaj importeve kineze i shtohen taksës ekzistuese prej 25 për qind, vendim që Trump e mori më herët gjatë këtij muaji.

Trump kishte njoftuar – dhe më pas kishte pezulluar – tarifën prej 25 për qind ndaj importeve kanadeze dhe meksikane më herët gjatë këtij muaji. Por, pezullimi njëmujor merr fund të martën. Vendosja e tarifave, sipas Shteteve të Bashkuara, është bërë për shkak të emigrimit të paligjshëm dhe kontrabandimit të fentanilit.

Pas pyetjeve të gazetarëve nëse tarifat do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme, Trump shkroi në rrjetet sociale të enjten se derisa të ndalojë problemi i fentanilit “apo të kufizohet”, tarifat e propozuara do të hyjnë në fuqi në datën e paraparë.

Po ashtu, në atë datë Kinës do t’i vendoset një tarifë shtesë prej 10 për qind”, tha ai duke iu referuar 4 marsit.

Në përgjigje të akuzave të Trumpit se Pekini po kontribuon në krizën me fentanil në SHBA, një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës tha më 28 shkurt se Uashingtoni “po e zhvendos fajin”.

Kina është një nga vendet me politikat më të rrepta kundër narkotikëve në botë. Por, pala amerikane gjithmonë i ka injoruar këto fakte”, u tha në deklaratë.

Nëse pala amerikane insiston që të vazhdojë në këtë mënyrë, pala kineze do të ndërmarrë të gjitha kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj legjitime dhe interesat e saj”, tha zëdhënësi.

Continue Reading

Bota

Presidenti Trump: Më 4 mars tarifa për Meksikën e Kanadanë, 10% shtesë për Kinën

Published

on

By

Presidenti Donald Trump tha të enjten se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se dy vendet fqinje nuk po bënin ende sa duhet për të frenuar fluksin e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara.

Po kështu Presidenti Trump paralajmëroi në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth Social’ se po të martën do t’i vendoste Kinës një tarifë shtesë prej 10%, krahas 10%-it që i vendosi Pekinit në fillim të këtij muaji. Kina iu kundërpërgj masës së parë amerikane, duke u vendosur produkteve të njëjtën tarifë prej 10 për qindësh.

Droga vazhdon të hyjë në vendin tonë nga Meksika dhe Kanadaja në nivele shumë të larta dhe të papranueshme”, tha Presidenti Trump. “Një përqindje e madhe e saj, është në formën e fentanilit dhe prodhohet dhe furnizohen nga Kina”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti Trump njoftoi se do të vendoste tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy nga aleatët dhe partnerët tregtarë më të ngushtë të vendit.

Por ai e pezulloi vendimin për një muaj, deri më 4 mars, pasi Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të dërgonte 10,000 trupa në kufirin me SHBA-të për të ndihmuar në kontrollin e trafikut të drogës. Po kështu Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se do të emëronte një zyrtar që do të trajtonte çështjen fentanilit.

Meksika eksporton 80% të produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Sheinbaum tha në fillim të kësaj jave se “ne presim të arrijmë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, por nëse nuk arrihet, Meksika mund të vendosë si kundërpërgjigje tarifa ndaj produkteve amerikane.

Kur Presidenti Trump njoftoi për herë të parë tarifën për importet kanadeze, zoti Trudeau tha se ishte “krejtësisht e pajustifikuar” dhe premtoi të vendoste një tarifë prej 25%, si kundërpërgjigje, duke filluar nga 12 marsi për produktet e çelikut dhe aluminit amerikan. Kanadaja është eksportuesi kryesor i të dy metaleve në SHBA.

Ekonomistët thonë se tarifat që Presidenti Trump po vendos ka të ngjarë të rrisin çmimet e shitjes me pakicë për konsumatorët dhe koston e materialeve për bizneset. Meksika, Kanadaja dhe Kina, sipas kësaj renditjeje, janë tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara, por Bashkimi Evropian prej 27 vendesh është partneri më madh.

Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri të mërkurën, Presidenti Trump tha se do të shpallte “shumë shpejt” një tarifë prej 25% për mallrat e importuara nga BE-ja.

BE-ja u zotua se do t’i përgjigjet “në mënyrë të vendosur dhe menjëherë” pengesave “të pajustifikuara” tregtare dhe sugjeroi se do të vendoste tarifat e veta ndaj importeve amerikane nëse Presidenti Trump vazhdon me planet e tij.

Në njoftimin e tij në “Truth Social”, Presidenti Trump tha se tarifat reciproke ndaj atyre vendeve që do tu vendosin tarifa mallrave amerikane, do të hynin në fuqi më 2 prill. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu për vendosjen e tarifave ndaj importeve në automobilë, lëndë drusore, produkteve farmaceutike e mallra të tjera.

Shumë ekonomistë kanë paralajmëruar vazhdimisht se tarifat mund të çojnë në çmime më të larta, duke nxitur rritjen e inflacionit në SHBA. Presidenti Trump ka pranuar se një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje afatshkurtër për amerikanët, por ai ka shtuar se tarifat do të ishin përfundimisht të dobishme për ekonominë më të madhe në botë.

Presidenti Trump thotë se tarifat do të ishin një nxitje për kompanitë e huaja që të prodhonin më shumë në Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për t’i shmangur ato.

Continue Reading

Të kërkuara