Aktualitet

Dy autobusë goditen nga bombat në Afganistan, 12 të vdekur

Published

on

Dy shpërthime të ndara në dy autobusë transportues në Kabul kanë lënë të vdekur së paku 12 civilë, thanë të mërkurën zyrtarët afganë të sigurisë. Këto sulme janë pjesë e një vale të dhunës së ditëve të fundit në kohën kur forcat e huaja po tërhiqen nga vendi i rrënuar nga lufta e gjatë.

Të dyja sulmet ndodhën të martën në mbrëmje në pjesët perëndimore të kryeqytetit afgan, ku banon komuniteti shiit, pakicë fetare që në Afganistan është cak i grupeve si ISIS-i, thanë zyrtarët.

Ferdaws Faramarz, zëdhënës i policisë në Kabul, tha se të dy autobusët po bartnin udhëtarë në kohën e shpërthimeve. Përpos 12 të vdekurve, 10 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia i ka nisur hetimet për këtë rast, shkruan Reuters.

Bombat e vendosura në rrugë dhe bombat magnetike, të vendosura nën vetura, në Afganistan muajve të fundit janë përdorur kundër pjesëtarëve të forcave të sigurisë, gjykatësve, zyrtarëve qeveritarë, aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për asnjërin nga sulmet në dy autobusët. Dhuna në Afganistan është shtuar ndjeshëm që nga koha kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i tërheqin të gjitha trupat nga ky shtet deri më 11 shtator.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për paqen e stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit.

Përmes një deklarate, nga ambasada amerikane kanë bërë të ditur se mezi presin të punojnë me Qeverinë dhe Kuvendin për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

Sipas deklaratës, në fokus të këtij bashkëpunimi do të jenë forcimi i paqes rajonale, stabiliteti si dhe prosperiteti i ndërsjellë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara