Lajmet

Durkee për 1999-ën: S’e dinim cilat ishin kapacitetet ushtarake të UÇK-së, donin pavarësi

Published

on

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në kohën kur kishte ndodhur takimi mes tyre dhe Hashim Thaçit në mars ose prill të 1999-ës në Mons të Belgjikës, nuk e dinin se cilat ishin kapacitete e UÇK-së.

Në dokumentin që iu prezantua dëshmitarit, thuhej se në atë takim ishin Hashim Thaçi, Ramë Buja, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Blerim Shala, Edita Tahiri, Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani dhe Gjergj Dedaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari tha se i njeh të gjithë këta emra, por që vetëm Thaçin dhe Jakup Krasniqin e kishte takuar.

Të gjithë ata emra unë i njoh në kuptimin që jo si persona që i kam parë ose takuar vetë. Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë zoti Thaçi dhe Krasniqi dhe emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha Durkee.

Në këtë takim, Clark sipas dëshmitarit po mendonte se deri në çfarë mase do mund të bashkëpunohej me ata.

Ishin të gatshëm që të gjenin mënyra për të marrë mbështetje e NATO-s për fushatën ajrore për t’i rezistuar shtypjes serbe” i shpreh Durkee.

Kurse për kapacitete ushtarake të UÇK-së, Durkee tha se në atë kohë s’kishin ndonjë informacion të mirë dhe se nuk mund të bënin vlerësime sa i përket kapaciteteve të tyre.

Në atë kohë s’kishim informacion shumë të mirë dhe se nuk mund të bënim vlerësime sa i përket kapaciteteve të tyre. Pra, nuk e dinim se cilat ishin kapacitetet e tyre ushtarake saktë. E dinim që kishin luftëtarë në terren”, tha Durkee.

Ai tha se ishte e qartë se delegacioni i shqiptarëve dhe UÇK-ja ishin të vendosur për pavarësinë nga Serbia.

Ishte e qartë që ata ishin të vendosur për pavarësi nga Serbia”, deklaroi dëshmitari.

Mbrojtja: Durkee do të tregojë se dhuna e ’99-ës s’ishte e kontrolluar nga UÇK-ja dhe se Thaçi s’kishte motiv ta nxiste

Ish-këshilltari politik i Gjeneralit Wesley Clark, Michael Durkee sipas mbrojtjes së Thaçit, do të tregojë se dhuna e përhapur në Kosovë gjatë 1999-ës ishte spontane dhe s’mund të kontrollohej nga UÇK-ja.

Madje, sipas avokates Nina Tavakoli, dëshmitari do të tregojë se Thaçi s’kishte motive ta nxiste këtë dhunë.

Udhëheqja e UÇK-së nuk ishte në gjendje që ta kontrollonte dhunën pjesërisht sepse emocionet e personave që u larguan ishin kaq të forta saqë ishte e vështire të kontrollohej dhe për shkak se UÇK-ja nuk kishte një linjë komanduese të fort. Sipas zotit Durkee, Thaçi s’kishte asnjë motiv që të nxiste dhunën nga ana e UÇK-së por bëri çdo përpjekje të mundshme për t’i zbutur rastet e dhunës sepse nëse do të urdhëroheshin akte dhunë sidomos etnike, kjo rrezikonte marrëdhëniet me ndërkombëtarët, me të cilët Thaçi e kërkonte që ta kishte marrëdhënien e mirë”, tha Tavakoli.

Ajo tha se Durkee ka qenë këshilltar politik për katër komandantë të lartë të NATO-s në Evropë për disa vite.

Oficer i shërbimeve të huaja amerikane i cili është në pension i cili ka qenë këshilltar politik për katër komandant të lartë tëNATO-s në Evropë nga 1993-2009 duke përshirë që ka qenë edhe Këshilltar i Wesley Clark. E kishte përgjegjësi t’iu jepte këshillat gjeneralit Clark edhe oficerëve të lartë të NATO-s. Shërbeu si oficer ndërlidhës për ambasadorët e NATO-s si dhe me aktorët në terren në Kosovë”, tha ajo.

Ndërsa, për Thaçin dhe delegacionin e Kosovës në Rambuje, Tavakoli tha se Durkee do të tregojë se ai dhe gjeneral Clark krijoi përshtypje se UÇK-ja dëshironte pavarësinë e Kosovës por nuk kishte një strategji të qartë ushtarake.

“Në kuadër të përgjegjësive të tij, zoti Durkee ka marrë pjesë në një takim në mes gjeneralit Clark dhe delegacionit shqiptar të Kosovës në Rambuje ku ka komunikuar me zotin Hashim Thaçi. Gjenerali Clark dhe Michael Durkee krijuan përshtypje se udhëheqësit e UÇK-së donin pavarësinë e Kosovës por nuk kishin një strategji të qartë ushtarake. Nuk kishin mundësi ta realizonin këtë qëllim”, tha ajo.

Avokatja Tavakoli tha se Durkee do të tregojë se lufta e përhapur në Kosovë pas konfliktit ka qenë më shumë një reagim social spontan që s’mund ta kontrollonte as KFOR-i dhe as UÇK-ja.

“Zoti Durkee do të japë komentet e veta lidhur me dhunën pasluftës që gllabëroi Kosovën në verën e 1999-ës. Sipas tij, ka qenë një reagim social i cili ka qenë i shtrirë gjithandej e që nuk mund ta kontrollonte as KFOR-i dhe as UÇK-ja. Nuk ishte e koordinuar nga lart, por një reagim spontan i motivuar nga dëshira për hakmarrje dhe gjakmarrje”, shtoi ajo./EO

Lajmet

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje për përleshjen e armatosur në Podujevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur tre prej tyre dhe një kalimtar i rastit.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi paraprak lidhet me një mosmarrëveshje mes tyre.

Menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, katër persona të plagosur

Published

on

By

Lajm i përditësuar:

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sot rreth orës 13:30 në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enisa Pllana për UBTnews, duke bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës.

Sipas informacioneve të para, fillimisht u raportua për tre të lënduar, ndërsa së fundmi në Qendrën Universitare Klinike të Kosovës (QKUK) është dërguar për trajtim mjekësor edhe personi i katërt. Të gjithë të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Aktualisht, njësitet e policisë po vazhdojnë med ndërmarrjen e veprimeve intensive operativo-hetimore në terren, me qëllim të identifikimit të personave të përfshirë dhe sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nga burrat me maska te varësia nga morfina – ‘Little House on the Prairie’ ishte shumë më i errët sesa kujtohet.”

Published

on

Netflix pritet të sjellë javën e ardhshme një adaptim të ri të “Little House on the Prairie”, bazuar në serinë e njohur të librave për fëmijë të autores Laura Ingalls Wilder.

Seriali origjinal, i transmetuar nga viti 1974 deri në 1984, u bë një fenomen televiziv ndërkombëtar, duke ndjekur jetën e familjes Ingalls në qytetin Walnut Grove të Minesotës gjatë shekullit XIX. Ai tërhoqi deri në 20 milionë shikues për episod në Shtetet e Bashkuara dhe u transmetua në më shumë se 100 vende të botës.

Edhe pse shumë njerëz e kujtojnë si një serial të ngrohtë familjar, kritikët theksojnë se versioni i viteve ’70 trajtoi tema shumë më të rënda sesa përshtypja që ka lënë te publiku.

Përveç historive për jetën e përditshme në komunitet, seriali përfshinte edhe tema si abuzimi i fëmijëve, vrasjet, varësia nga droga, vetëvrasja, problemet e shëndetit mendor, kanceri dhe vështirësitë e shtatzënisë.

Sipas studiuesve të televizionit, këto histori pasqyronin realitetin e ashpër të jetës në kufirin amerikan gjatë shekullit XIX, ku sëmundjet, humbja e fëmijëve dhe komplikimet gjatë lindjes ishin të zakonshme.

Versioni i ri i Netflix-it pritet t’i qëndrojë më besnik toneve familjare dhe frymës së librave origjinalë të Laura Ingalls Wilder, duke ofruar një qasje më të afërt me materialin burimor.

Mbetet të shihet nëse adaptimi i ri do të arrijë suksesin dhe ndikimin kulturor që pati seriali origjinal, i cili edhe sot vazhdon të mbetet ndër produksionet televizive më të dashura për disa breza shikuesish./BBC/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zbulimi pranë Jerusalemit hedh dritë mbi jetën e njerëzve para 3 mijë vjetësh

Published

on

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik pranë Jerusalemit ka ofruar njohuri të reja mbi jetën e njerëzve që jetuan rreth 3.000 vjet më parë, gjatë periudhës së Tempullit të Parë.

Sipas “The Times”, edhe pse varri i lashtë ishte dëmtuar nga punimet ndërtimore dhe grabitjet, studiuesit arritën të nxirrnin informacione të vlefshme falë analizës së ADN-së së ruajtur në mbetjet njerëzore.

Vendi i varrimit u zbulua pranë Abu Ghosh, afër vendbanimit antik të Kiryat Yearim, ku arkeologët gjetën rreth 150 enë qeramike dhe mbetje skeletore të disa individëve, përfshirë edhe fëmijë.

Sipas ekspertëve, varri ishte përdorur për disa breza gjatë epokës së vonë të hekurit, në kohën e Mbretërisë së Judës.

Ruajtja e ADN-së në rajonin e Levantit është jashtëzakonisht e rrallë për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë, por studiuesit arritën të nxirrnin mostra nga kocka petrose e kafkës, një nga pjesët më rezistente të trupit të njeriut.

Analiza u realizua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ku bënin pjesë gjenetisti David Reich dhe arkeologu Israel Finkelstein.

ADN-ja u rikuperua pjesërisht nga dy individë, duke zbuluar të dhëna për linjat e tyre amtare dhe atërore, por jo një pamje të plotë të prejardhjes së tyre.

Shkencëtarët theksuan se nuk ka prova të drejtpërdrejta që personat e varrosur ishin izraelitë, pasi në varr nuk u gjetën mbishkrime apo shenja që do të përcaktonin identitetin e tyre etnik. Përfundimet mbështeten kryesisht në stilin e qeramikës, mënyrën e varrimit dhe afërsinë me qendrat e njohura të Mbretërisë së Judës.

Njëri prej individëve mbante kromozomin Y të haplogrupit J2, një linjë gjenetike e përhapur në Azinë Perëndimore dhe rajonin e Kaukazit, ndërsa të dy individët kishin linja të ndryshme mitokondriale, duke treguar prejardhje të ndryshme nga ana e nënës.

Sipas studiuesve, gjetjet nuk japin një përgjigje përfundimtare mbi identitetin etnik të banorëve të asaj kohe, por tregojnë se rajoni ishte një pikë takimi e popullsive të ndryshme./atsh/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara