“Gjëja më e rëndësishme ishte të qëndronim të forta së bashku, dhe ne e bëmë, pavarësisht se çfarë shkruajti dikush”, tregon Dukesha e Jorkut.
“Ne ishim shoqet shumë të mira nga kur ajo ishte 14 vjeç dhe unë isha 15”, tregon Dukesha.
Ishte Diana ajo që prezantoi shoqen e saj Sarah me Princin Andrew, vëllain e vogël të burrit të Dianës, Princin Charles.
“Unë i thashë asaj,” Oh, Andrew është me të vërtetë i bukur “, kujton Dukesha. Çifti ishte martuar në vitin 1986 dhe u divorcuan një dekadë më vonë, por mbeten prindër të afërt të vajzave Princesha Eugenie, 31 vjeç dhe Princesha Beatrice, 32.
Por kur të dy gratë u bënë super yje globale pas dasmave të tyre mbretërore, mediat shpesh i vunë përballë njëra-tjetrës.
“Në vitet ’80, ishte Diana që dukej bukur dhe Fergie e trashë dhe shkrifët”, thotë Dukesha, e cila u emërua “Duchess of Pork” në shtypin atëherë, që nënkupton “Dukesha e mishit të derrit”. “Ne përdoreshim atje që njerëzit të bënin shumë para. Në atë kohë ne të dyja nuk e kuptonim atë”.
Të dy gratë, të cilat dominuan në faqen e parë si “gratë e Windsor”, i ofronin njëra-tjetrës mbështetje.
“Diana dhe unë të dyja kishim problemet tona të shëndetit mendor dhe unë dhe ajo flisnim”, kujton Ferguson. “Ajo tha, ‘Fergie, kujto një gjë: Kur je në majë të piedestalit, është kaq e lehtë të biesh. Dhe je në fund. Thjesht ngjitesh lart”.
Dukesha vazhdon, “Ne ishim të pozicionuara si: E shenjta dhe mëkatarja. Dhe gjëja më e rëndësishme ishte të qëndronim të forta së bashku, dhe e bëmë, pavarësisht se çfarë shkruajtën të tjerët”./UBTNews
Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.
Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.
Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.
Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.
“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë. /E.A/
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.
Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).
Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.
Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.
Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.
Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/