Sport

Duka pas shortit: Grup i vështirë, duhet të bëjmë maksimumin

Published

on

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” që njohu Shqipërinë me kundërshtarët në këtë aventurë të re.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Presidenti i FSHF-së pranon se shorti na ka vënë në një grup të vështirë, por ai beson se kombëtarja kuqezi do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk duhet të bëjë asnjë hap fals.

Sipas tij, objektivi i përfaqësueses shqiptare duhet të jetë vendi i tretë, por ai thekson se të gjithë mundës të besojmë se mund të shkojmë në zonën play-off.

“Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare. Do të ishte e bukur një fitore në Wembley. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin. Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë.”

“Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon. Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi duhet të mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, – thotë Presidenti Duka në reagimin e tij pas shortit./UBTNews

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara