Sport

Duka: Kombëtarja zhgënjeu jo vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë

Published

on

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thyer heshtjen. Fitorja me përmbysje e Shpresave ndaj Andorrës ka rikthyer optimizmin te numri 1 i FSHF, i cili i ka bërë një analizë jo vetëm suksesit të talenteve të drejtuar nga Alban Bushi por edhe disfatës së kombëtares së madhe në sfidën ndaj Lituanisë.

“Të dyja ishin ndeshje të vështira, por ekipi U21 luajti edhe pse ishte në disavantazh. Kishte besim dhe ta kthesh ndeshjen është vërtet karakter. Kështu që U21 është në udhën e mbarë, me lojën e bërë në Austri edhe këtu”, thotë fillimisht Duka, transmeton SuperSport.

“Ndërsa ekipi i parë zhgënjeu jo vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë. Nuk mendoj që ishte vetëm lodhja, që padyshim ndikoi, por përqendrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari, domethënë për t’u kthyer me këmbë në tokë dhe për ta fituar ndeshjen në fushë. Por që të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqendrimin e duhur. Pikërisht për këtë ne nuk jemi skuadër e madhe. Duhet të përqendrohemi maksimalisht, të japim mbi 100 për qind që të bëjmë rezultat. Nëse hymë në fushë si gjeneralë, patjetër që do të dalim të turpëruar”, deklaron presidenti i FSHF, ndërkohë që vijon me mesazhet e tij për ekipin e parë, duke marrë si shembull pikërisht dëshirën e futbollistëve të Shqipërisë U21.

Një pjesë e titullarëve luajnë në Superiore dhe kur Duka pyetet nëse e mendojnë që klubet që çojnë lojtarë në kombëtaret e moshave të shpërblehen.

“Patjetër, ne i mbështesim talentet. Ata janë fryt i punës së përbashkët i të gjithë futbollit shqiptar. Ata janë edhe e ardhmja e ekipit të parë. Në fushë pamë shumë lojtarë nga kampionati shqiptarë, që kanë dëshirë për të luajtur. Ata që të japin rezultat janë futbollistët që kanë dëshirë për të luajtur, që japin maksimumin në fushë. Pamë mbrojtësin, Selmanin, që shënoi gol për herë të dytë. Domethënë vetëm me seriozitet, dëshirë dhe përkushtim maksimal ecet përpara”, përfundoi Duka deklaratën e tij.

Continue Reading

Sport

Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit.

Sipas tij, në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare po zhvillohet takimi i planifikimit sportiv, ku po detajohet masterplani i objekteve. Ai theksoi se gjatë këtij procesi po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe po merren vendime kyçe për organizimin e ngjarjes së madhe sportive që do të mbahet në kryeqytet.

Rama u shpreh se “Prishtina 2030” nuk është vetëm një organizim sportiv, por dëshmi se kryeqyteti është gati të performojë në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

MRS shpall kategorizimin e ri të federatave sportive, Xhudoja kryeson listen

Published

on

By

Ministria e Rinisë dhe Sportit ka bërë publike listën përfundimtare të kategorizimit të sporteve në Republikën e Kosovës, ku përfshihen gjithsej 37 federata sportive.

Sipas njoftimit zyrtar, 6 federata janë renditur në kategorinë A, një në kategorinë B, katër në kategorinë C, ndërsa 26 federata janë përfshirë në kategorinë D.

Në kategorinë A kryeson Federata e Xhudos e Kosovës me 115.26 pikë, duke dëshmuar vazhdimësinë e sukseseve në arenën ndërkombëtare. Në vendin e dytë renditet Federata e Karatesë e Kosovës me 97.5 pikë, ndërsa e treta është Federata e Volejbollit të Kosovës me 88 pikë. Pasojnë Federata e Hendbollit e Kosovës me 87.8 pikë, Federata e Futbollit e Kosovës me 85.5 pikë dhe Federata e Basketbollit e Kosovës me 85.3 pikë.

Në kategorinë B është renditur vetëm Federata e Boksit e Kosovës me 83.1 pikë.

Ndërkaq, në kategorinë C bëjnë pjesë Federata e Atletikës e Kosovës, Federata e Pingpongut e Kosovës, Federata e Aeronautikës e Kosovës dhe Federata e Sportit Shkollor e Kosovës.

Sipas ministrisë, pjesa më e madhe e federatave gjithsej 26  janë të renditura në kategorinë D, në bazë të pikëzimit dhe kritereve të përcaktuara nga komisioni profesional për procesin e kategorizimit.

Continue Reading

Sport

Finalja e tensionuar, Barcelona përballë Atletico Madrid sonte në “Camp Nou”

Published

on

By

Sonte nga ora 21:00, FC Barcelona pret Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Copa del Rey në “Spotify Camp Nou”.

Pas një humbjeje 0-4 në ndeshjen e parë, Barcelona ndodhet në një situatë të vështirë: për të fituar kupën, katalanasit duhet të shënojnë të paktën 5 gola dhe të mos pësojnë më shumë.

Tifozët presin një performancë sulmuese dhe dramatike nga skuadra e tyre, ndërsa çdo gol do të lërë gjurmë në përpjekjen e Barcelonës për ta kthyer këtë sfidë në një triumf të madh para “Camp Nou”.

Continue Reading

Sport

Ronaldo largohet nga Arabia Saudite

Published

on

By

Cristiano Ronaldo ka lënë përkohësisht Arabinë Saudite dhe është nisur drejt Spanjës, pas përshkallëzimit të tensioneve ushtarake mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së.

Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka pezulluar ndeshjet e klubeve nga rajoni, duke përfshirë ato të ekipit Al‑Nassr, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ronaldo pritet të qëndrojë në Madrid deri sa situata të qetësohet.

Ronaldo ka shënuar 22 gola në 26 ndeshje për Al-Nassr këtë sezon. Kontrata e tij me klubin saudit është e vlefshme deri në vitin 2027. /Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara