Kulturë

“Duje” në finale të “Eurovisionit”, Albina Kelmendi: Krenare për shqiptarët

Albina është shprehur mjaft e emocionuar dhe krenare për këtë arritje.

Published

on

Kënga “Duje” elektrizoi dje skenën e madhe të Liverpul, ndërsa Albina Kelmendi dhe familja e saj përcollën emocione drithëruese, duke i siguruar Shqipërisë një vend në finalen e madhe në Eurovizion.

Albina është shprehur mjaft e emocionuar dhe krenare për këtë arritje, në konferencën e mbajtur menjëherë pas përfundimit të natës së dytë të gjysmëfinales.

Pyetur nga gazetarët e pranishëm sesi është të ndash suksesin së bashku me familjen e saj, Albina u shpreh se është një ndjesi unike dhe e papërshkrueshme, shkruan rtsh.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar, krenarë për shqiptarët dhe vendin tim. Faleminderit! Ne kemi të gjithë profesionet tona dhe do të bëjmë punën më magjike, të bëjmë muzikë për njerëzit që e pëlqejnë muzikën tonë. Të performosh së bashku me familjen është ndjesi fantastike. Ne kemi kaluar shumë, përzgjedhja jonë ndodhi muaj më parë, çdo gjë ndodhi shumë shpejt, të performosh këtu sonte dhe të hysh në finale dhe të jemi vendi i parë i përzgjedhur na bën krenar. Shumë faleminderit të gjithëve që na votuan dhe shpresojmë të mos ju zhgënjejmë”, tha Albina teksa shprehu krenarinë për të gjithë mbështetjen që ka marrë nga të gjithë shqiptarët.

Teksa u uroi suksese të gjithë finalistëve, Albina u shpreh se të gjitha shtetet që do të konkurrojnë të shtunën, e kanë merituar finalen e madhe.

“Ne jemi i njëjti gjak, i njëjti nacionalitet, Kosova dhe Shqipëria janë motra dhe vëlla me nënën e madhe Shqiptarinë. Besoj se janë të emocionuar për gjithë, ne kemi parë dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë këto ditë. Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë. Bashkimi në muzikë. Është e vërtetë se kur dëgjon muzikë harron gjithçka. Ndihemi sikur të gjithë që kanë hyrë në finale e kanë merituar dhe mezi pres të takoj këdo që bëri të mundur hyrjen tonë në finale. I urojmë të gjithëve suksese”, tha ajo.

Sakaq, në një postim në rrjetin social Instagram, Albina teksa iu drejtua të gjithë shqiptarëve, tha se e ka ndjerë se i ka pasur pranë që në muajin dhjetor, kur siguroi votat dhe zemrat e publikut me këngën “Duje”.

“E kam zemrën plot! Emocione unike e shumë të mëdha! E dija, ju kam ndjerë që keni me mua që nga Dhjetori e deri më sot. Kam besuar që bashkë do t’ja dilnim e ja ku jemi! Bashkë drejt finales, me ju të shtunën plot krenari e sukses! Ju dua”, shkroi Albina.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste nga 16 qe morën pjesë në garë të cilat janë Shqipëria, Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia, Sllovenia.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan janë Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia.

Finalja e madhe do të mbahet më 13 maj në M&S Bank Arena në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara