Shëndet

Duhanpirja dhe palestra, si të ulni ndikimin e cigares tek aktiviteti fizik

Provoni perime dhe fruta të pasura në fibra si lulelakra, brokoli, lakra, mollët, frutat e pyllit.

Published

on

Personat që shkojnë në palestër apo merren me sporte të ndryshme, ndjekin një regjim ushqimor strikt.

Shpesh mund t’i shihni që konsumojnë produkte me proteinë si vezë, arrorë apo mish. Madje ata janë edhe të kujdesshëm për të patur gjumë cilësor. Por ka një faktor që shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur: pirja e cigares. Disa persona arrijnë ta lënë tymosjen e cigares, por ka të tjerë që zgjedhin që ta vazhdojnë përdorimin e duhanit. Edhe pse duket e çuditshme, të pish duhan dhe të stërvitesh, por mjekët i këshillojnë të gjithë duhanpirësit që të merren me aktivitet fizik pasi përfitimet janë të shumta. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla që mund t’i ndiqni për të patur rezultate në reduktimin e dëmit.

Sa minuta aktivitet ju duhet?

Personat që pijnë cigare duhet të stërviten për 30 minuta çdo ditë. Kështu arrijnë të nxjerrin përmes djersës të gjitha toksinat e përthithura nga tymi i cigares. Nga ana tjetër përmes aktivitetit fizik duhanpirësit ruajnë dendësinë e mushkërive, e cila cenohet nga substancat si monoksidi i karbonit apo katrani.

Cilat ushqime të konsumoni para se të stërviteni?

Provoni perime dhe fruta të pasura në fibra si lulelakra, brokoli, lakra, mollët, frutat e pyllit. Ndërkohë edhe panxhari, spinaqi dhe majdanozi janë perfekte për të pastruar mëlçinë nga toksinat të cilat përthithen në trup nga ekspozimi ndaj substancave të dëmshme të tymit të cigares.

Jepini një shans alternativave pa tym

Këto alternativa janë formuluar në sajë të teknologjisë dhe kërkimeve shkencore, me në mendje reduktimin e dëmit që tymi i cigares shkakton. Ndërsa lidhur me aktivitetin fizik, studime që kanë parë diferencën mes personave që tymosnin cigare dhe atyre që përdornin alternativat pa tym, u vu re se grupi i dytë nuk kishte ndikim tek koha e reagimit të muskujve ndaj ushtrimeve të thjeshta dhe komplekse.

Shëndet

Pse zemra nuk preket nga kanceri?

Published

on

Kanceri është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. Të dhënat e autoriteteve zyrtare tregojnë se çdo vit në vendin tonë regjistrohen rreth 5,500 raste të reja. Më së shumti preken mushkëritë dhe gjiri.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri i meshkujve të prekur nga kanceri është katër herë më i lartë se ai i femrave.

Kanceri mund të prekë shumë organe të trupit, si gjiri, mushkëritë, koka, lëkura, zorra e trashë dhe veshkat, por rrallëherë zemrën.

Pse zemra prekët aq rrallë nga kanceri?

Ekspertët shpjegojnë se edhe pse zemra mund të preket nga kanceri, rastet janë të rralla dhe tumoret zakonisht janë beninje.

Për të kuptuar pse zemra është më e mbrojtur nga kjo sëmundje, duhet të kuptojmë më parë funksionimin e qelizave.

Çdo qelizë e trupit ka potencialin të bëhet kancerogjene. Kanceri lind nga mutacionet e ADN-së së qelizës. Para se një qelizë të bëhet kancerogjene, i nënshtrohet një sërë mutacionesh, shumica e të cilave ndodhin gjatë ndarjes së qelizës për të formuar ADN-në e re.

Qelizat e zemrës janë të veçanta, pothuajse nuk ndahen dhe nuk krijojnë qeliza të reja, përveç në rast të lëndimeve. Duke mos u ndarë, mundësia për të pësuar mutacione është e vogël. Ndryshe ndodh me qelizat e gjirit, zorrës së trashë dhe lëkurës.

Ato zëvendësohen vazhdimisht gjatë jetës e ndikohen nga hormone apo faktorë tjerë. Për shkak të ndarjes së shpeshtë, këto qeliza kanë më shumë mundësi të kalojnë mutacione dhe të zhvillojnë kancer.

Zemra, nuk është e ekspozuar ndaj shumicës së kancerogjenëve të jashtëm apo atyre të brendshëm dhe qelizat e saj nuk kalojnë në mutacione, prandaj prekja nga kanceri është jashtëzakonisht e rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Tharja e syrit, shkaqet, simptomat dhe kurat natyrale

Published

on

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në mbarë botën. Ky problem ndodh kur sytë nuk prodhojnë sasinë e mjaftueshme të lotëve për t’i mbajtur të lubrifikuar.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syrit është përdorimi i tepruar i telefonave celularë dhe kompjuterëve. Tharja mund të jetë e parehatshme, pasi shoqërohet me ndjesi djegieje.

Sytë kanë tendencë të thahet në situata të ndryshme, si p.sh.:

Udhëtimi me avion

Qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar

Ngarja e biçikletës

Qëndrimi për periudha të gjata para kompjuterit

Simptomat e tharjes së syrit mund të përfshijnë:

Kruarje dhe djegie në sy

Sklepa dhe skuqje

Ndjeshmëri ndaj dritës

Ndjesia e pranisë së një lënde të huaj në sy

Lëngëzim i syve

Lodhje e syve dhe mjegullim i shikimit

Kurat natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët rekomandojnë të pasurohet dieta me ushqime të pasura me acide yndyrore, sidomos omega-3, të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të lotëve. Përveç ushqimit, disa produkte mund të përdoren edhe jashtë për të lehtësuar simptomat:

Vaji i arrës së kokosit

Vaji ka efekt anti-inflamator dhe zbutës. Merrni 2-3 pika e masazhoni zonën përreth syve për 2-3 minuta. Prisni derisa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sipas nevojës.

Kastraveci

Vendosja e fetave mbi sy për rreth 15 minuta ndihmon në reduktimin e kruarjeve dhe skuqjes. Kastraveci është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Kosi

Përmban vitamina D, B dhe A. Konsumimi i rregullt ndihmon në parandalimin e kruarjeve dhe siguron ushqyesit e nevojshëm për sy të shëndetshëm.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Mbajtja e kompresave të ngrohta mbi sy për 7-8 minuta ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe nxit lubrifikimin natyral të syve.

Continue Reading

Shëndet

Shenjat e plakjes nuk lidhen gjithmonë me moshën, ja faktorët që shkaktojnë rrudha

Published

on

Qeskat e syve dhe rrudhat shpesh perceptohen si shenja të plakjes natyrale. Me kalimin e kohës, lëkura humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudha të mimikës dhe më pas ato më të thella.

Megjithatë, jo gjithmonë shenjat e plakjes lidhen me moshën. Faktorë tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës mund të ndikojnë dukshëm në shfaqjen e rrudhave. Midis tyre përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit, stresi kronik, dielli, ndotja dhe zakonet e përditshme.

Dielli

Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UVA dhe UVB shkakton plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës më të lartë se 30 është i domosdoshëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës, por edhe për një pamje më të re.

Ndotja mjedisore

Shkakton dëme të mëdha për lëkurën përmes radikaleve të lira. Studimet tregojnë se gratë që jetojnë në zona urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla se ato në zona rurale.

Mungesa e gjumit

I rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës. Pa gjumë të mjaftueshëm, pehashi i lëkurës prishet dhe aftësia e qelizave për të mbajtur lagështinë zvogëlohet. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë çdo natë.

Stresi

Rrit nivelet e kortizolit, hormonit që zvogëlon aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës, duke nxitur formimin e rrudhave.

Sheqeri

Konsumimi i tepërt ul nivelin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës, duke favorizuar shfaqjen e rrudhave.

Mimika

Lëkura e fytyrës kontraktohet gjatë leximit në kompjuter ose përdorimit të mimikës të shpeshtë. Shprehjet e përsëritura, përdorimi i pipës për pijet e gazuara dhe lëvizjet e përsëritura të gojës mund të nxisin rrudha në zonën e syve dhe përreth gojës.

Duhani

Një nga shkaqet më të fuqishme të plakjes së lëkurës. Nikotina ngushton enët e gjakut, duke bërë lëkurën më të brishtë e penguar furnizimin me ushqyes të rëndësishëm. Për të ruajtur një lëkurë më të shëndetshme dhe të lëmuar, ekspertët rekomandojnë mbrojtje nga dielli, një gjumë të rregullt, një dietë të balancuar dhe shmangien e duhanit dhe stresit kronik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Arsyet e fshehura të shtimit në peshë edhe kur ushqeheni shëndetshëm

Published

on

Një nga problemet më të përhapura të shëndetit sot është padyshim pesha e tepërt dhe kequshqyerja.

Ky është një fakt që e pranojnë mjekët dhe pacientët, shkaktohet nga ushqimi jo i shëndetshëm. Zgjidhja nis nga një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, por ekzistojnë disa përjashtime.

Edhe nëse keni një stil jetese të shëndetshëm dhe konsumoni pak ushqim, mund të vini re frymim ose shtim kilogramësh.  Kjo mund të ketë shkaqe të fshehura shëndetësore.

Hormonet dhe shtimi në peshë:

Një nga shkaqet më të zakonshme të shtimit të papritur në peshë janë çrregullimet hormonale. Një hormon kryesor që ndikon është estrogjeni. Tek gratë, nivelet e ulëta të estrogjenit shkaktojnë shtim në peshë, që mund të shfaqet që nga adoleshenca deri në menopauzë.

Estrogjeni ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe peshës trupore, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë akumulim të dhjamit rreth barkut dhe kofshëve. Ky dhjam rreth organeve mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ishemia.

Pse bie estrogjeni?

Ulja e estrogjenit nuk ndodh vetëm me moshën apo menopauzën. Mund të shkaktohet edhe nga:

Pas lindjes:

Probleme me vezoret

Çrregullime të të ushqyerit, si anoreksia

Si ta mbani estrogjenin në nivele të shëndetshme

Konsumoni fruta të pasura me vitamina, si bananet, luleshtrydhet dhe pjeshkët.

Arrorët janë një alternativë natyrale për rritjen e nivelit të estrogjenit.

Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Konsultohuni me një mjek specialist, për të monitoruar gjendjen hormonale dhe peshën trupore. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të ndihmoni trupin të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmangni shtimin e pashëndetshëm në peshë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara