Lajmet

Duda Balje pas takimit me Kurtin: Jemi në fazë bisedimesh

Published

on

Pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, kryetarja e partisë Unionit Social Demokrat Duda Balje tha se i shtruan disa kërkesa të boshnjakëve dhe se janë në fazë bisedimesh.

“Sot kemi pasur takimin e parë. Unë dola para kryeministrit me disa kërkesa që i kemi ne si boshnjakë. Nuk pati asgjë konkrete as nga ana e kryeministrit, as nga ana jonë. Jemi në fazën e bisedimeve. Nuk kemi caktuar takim të ardhshëm. Kemi folur, ne jemi pjesë e kuvendit, kemi të drejtë me fol me çdo parti. Kushtet janë të njëjta për çdo parti. Varet nga bisedat që do t’i kemi në këto 15 ditë”, tha Balje.

Lajmet

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Published

on

Dinamo Zagreb e mposhti Slaven Belupon me rezultatin 4-1 dje në kampionatin kroat, ku protagonist ishte Arbër Hoxha, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi dhe më pas asistoi për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë Dinamos së Zagrebit.

Tashmë asgjë nuk është rastësi për sulmuesin e Kombëtares, që në javën e kaluar shënoi ndaj Hajduk Splitdhe se trajneri aktual i klubit kroat, por edhe i mëparshmi, kanë folur për Arbër Hoxhën.

“Pas stërvitjeve të para në fazën përgatitore i thashë të ishte i duruar se do të luante, dhe më vjen mirë që kisha të drejtë për të. Ka shpërthim, di të shënojë, të dalë në kundërsulm”, u shpreh pas fitores trajneri i Dinamo Zagreb, Mario Kovaçeviç.

Ndërkohë ish-trajneri i klubit kroat, Sergej Jakiroviç, ishte ai që këmbënguli për ta transferuar sulmuesin shqiptar te Dinamo Zagreb.

“Çfarëdo që të them për Arbërin është si të harxhoj fjalët, sepse e njoh shumë mirë atë djalë dhe ishte iniciativa ime që erdhi te Dinamo Zagreb. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, por unë e di mirë çfarë kam thënë dhe qëndroj pas çdo fjale. Dua të theksoj se ai vetë kishte dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo Zagreb, më tha se do të vinte për fazën përgatitore sidoqoftë dhe do të nënshkruante çfarëdo të ishte, vetëm që të bëhej pjesë e jona. Do të veçoja edhe faktin se një pjesë të madhe të punës e ka bërë Robert Markulin nga Slaven Belupo, të cilin e falenderoj edhe në këtë rast, sepse Dinamo Zagreb sot ka një lojtar me karakter dhe cilësi të shkëlqyera”, tha ai.

“Personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull Siti këtë verë, por për shkak të bllokimit të merkatos nuk ishte e mundur. Kjo ju tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, vazhdoi ai./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Ismajli ulet në fushë dhe kërkon zëvendësim në Kombëtaren e Shqipërisë

Published

on

Ardian Ismajli ka shfaqur shqetësim në ndeshjen që Torino po luante ndaj Parmës. Mbrojtësi i Kombëtares kërkoi menjëherë zëvendësim në minutën e 75-të, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte.

Torino ishte në disavantazh 2 me 1, pikërisht në transfertën e Parmës që ka vlerë për javën e pestë të Seria A.

Ismajli mungoi në fillimin e kampionatit për shkak të njëdëmtimi, ndërsa tashmë fati i keq duket se po e ndjek sërish.

Përpara kujtojmë se është edhe sfida delikate e Kombëtares me Serbinë, ku në tetor do të vendoset, nëse Shqipëria do të vazhdojë të arrijë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Hamasi: Rezistenca e armatosur, e drejta jonë pa shtet

Published

on

Zyrtari i Hamasit, Tahir al-Nunu tha se rezistenca e armatosur është e drejtë e popullit palestinez për sa kohë që ekziston pushtimi. Sipas tij, nëse populli palestinez çlirohet dhe krijohet një shtet palestinez, atëherë nuk do të ketë nevojë për rezistencë apo armë, dhe kjo do të jetë pjesë e entitetit palestinez.

“Tony Blair është një figurë e papranueshme për popullin tonë. Ne kemi pranuar formimin e një komiteti që nuk përfaqëson asnjë fraksion palestinez për të menaxhuar punët e Gazës pas luftës dhe nuk do të pranojmë imponimin e tutelës së huaj mbi popullin tonë”, tha al-Nunu.

“Populli ynë është plotësisht i aftë të menaxhojë punët e veta”, vazhdoi ai.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se është koha që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një “hap kritik” drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

​Trump propozon planin 20 pikësh për paqe në Gaza, pajtohet Netanyahu

Published

on

Presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit të tyre. Ndërsa ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu i kërkoi falje Katarit për sulmin në Doha, sipas një burimi izraelit.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se është koha që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.

“Është koha që Hamasi të pranojë kushtet e planit që kemi paraqitur sot. Ky është një Hamas i ndryshëm nga ai me të cilin kishim të bënim, sepse janë vrarë mbi 20,000 veta.”, tha Trump, duke shtuar se mund të ketë gatishmëri të re pas muajsh me viktima të rënda.

Trump pretendoi se Izraeli dhe aleatët e tjerë rajonalë kanë rënë dakord me propozimin e tij prej 20 pikash, por se ata do të duhet ende ta bindin Hamasin që ta nënshkruajë.

Më parë ai paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, SHBA-të do të mbështesin vazhdimin e ndërhyrjes së Izraelit në Gaza, shkruan CNN.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një hap kritik drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara