Lajmet

“Duam paqe”, Von der Leyen: Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën në Samitin e Komitetit Evropian duke i dhënë rëndësi, paqes në Ukrainë kundër agresionit rus.

Presidentja e Komisionit Evropian, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

E dimë se ndryshimet që po kalojmë janë historike. Ajo që përceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit. Kjo është një thirrje për Europën për tu zgjuar. Është artikuluar një sërë herësh, e dimë që duhet të hecim përpara, të ndërtojmë vetë këtë qëndresë tonën. Të zgjerojmë dhe thellojmë rrjetin e partneritetit që kemi në mbarë botën. Kemi mësuar që kur ka kriza të mëdha. Europa është ajo që i jep përgjigjiet.

Të gjitha janë kriza të rënda që na kanë sfiduar por Europa ka dalë prej tyre më e madhe. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë. Ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse KPE është krijuar, për tu mbledhur krah Ukrainës përballë agresionit rus, për të sjellë paqen në kontinent ndërkohë që Rusia e ka lënë Europën.

Fakti që jemi këtu është provë e bashkimit tonë të palëkundur dhe kjo tregon bashkimin dhe vendosmërinë tonë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.

Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të BE-së kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe ato po japin efekt. Jemi gati për të bërë më shumë për të sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Zelensky ka përshkruar gjithë ortekët e ditëve të fundit. Ne duam paqe, po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve. Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për një gjë të tillë”, tha Von der Leyen.

Lajmet

​Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë të gjatë në ndeshje

Published

on

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të konsiderueshëm për klubin italian dhe Kosovën pas një lëndimi të marrë gjatë ndeshjes Zvicër–Kosovë.

Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Pas testeve të kryera, Rrahmani do të kthehet në Itali për kontrolle të mëtejshme, por tashmë flitet për një mungesë prej të paktën një muaji.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nëse ky parashikim konfirmohet, ai mund të mos jetë në dispozicion për ndeshjet e Napolit ndaj Fiorentinës, Manchester City-t, Pizës, Milanit, Sportingut dhe Xhenovës, shkruan ‘Sport Mediaset’.

Napoli dhe stafi mjekësor po ndjekin nga afër gjendjen e mbrojtësit, duke shpresuar që rikuperimi i tij të shkojë sipas planit dhe të mos ndikojë në formën e skuadrës në javët e ardhshme./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Dogana ia konfiskon afro 20 mijë euro shtetasit të Serbisë

Published

on

By

Dogana e Kosovës njofton se zyrtarët doganorë kanë sekuestruar 20 mijë euro të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Sipas Doganës, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, doganierët kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20 mijë euro.

Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes. Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.

Andaj, Dogana thekson se mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Investim prej 500 mijë euro për nxënësit e tri fshatrave, Shtime ndërton sallë sportive të re

Published

on

By

Në fshatin Godanc të Komunës së Shtimes është vendosur sot gurthemeli i sallës së re sportive pranë shkollës fillore “Hasan Prishtina”. Ky projekt po realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes, me një vlerë investimi prej rreth pesëqind mijë eurosh.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se ky investim do të krijojë kushte më të mira për mbi 380 nxënës të tri fshatrave që ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Nagavci tha se gjithsej në Komunën e Shtimes janë investuar mbi pesë milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Një investim i Ministrisë së Arsimit me vlerë afër pesqind mijë euro, duke krijuar kështu kushte më të mira jo vetëm për nxënësit e Godancit këtu, por për tri fshatrat që gravitojnë në të njëjtën shkollë janë më shumë se treqind e tetëdhjetë nxënës, të cilët vijojnë mësimin në Shkollën “Hasan Prishtina”. Bashkë me përmirësimin e infrastrukturës së shkollës, e bërë nga Komuna e Shtimes në infrastrukturën e jashtme; investime nga Ministria e Ekonomisë ne këtu në Komunën e Shtimes, si Ministri e Arsimit kemi investuar mbi pesë milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe besoj që do të jemi shumë shpejt me kryetarin edhe në inaugurimin e çerdhes në Godanc. Gjithsesi, salla e edukatës fizike ofron më shumë mundësi për nxënësit, për fëmijët e Godancit duke ndikuar jo vetëm në realizimin e plan-programit mësimor, por edhe në mirëqenien dhe në shëndetin e tyre”, tha Nagavci.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, bëri të ditur se objekti pritet të përfundojë brenda një viti. Sipas tij, kjo është një sallë moderne, rreth gjashtëqind metra katrorë.

Përveç rinovimit të shkollës e sallës sportive, do të rregullohet edhe oborri i shkollës “Hasan Prishtina”.

Brenda dymbëdhjetë muajve do të ndërtohet salla sportive në shërbim të nxënësve dhe arsimtarëve. Një sallë moderne, diku në rreth gjashtëqind metra katrorë, që do të kushtojë afër gjysmë milioni euro. Jemi këtu bashkërisht me nda lajmin tjetër të mirë që përveç investimit që tashmë po përfundon nga Fondi i Eficiencës dhe Ministria e Ekonomisë. Që kjo shkollë po rinovohet totalisht, po i shtohet edhe sallat sportive dhe pranverën e ardhshme. Në fund, do të rregullohet edhe oborri i shkollës. Në Komunën e Shtimes, në total për këto katër vite shifra shkon afër tetë milionë euro investime edhe në infrastrukturë, edhe në pajisje me laboratorë. Kështu që me këtë ritëm jemi rrugës mbarë për përfundim infrastrukturën fizikë, po edhe pajisjen me laboratorët e të gjitha shkollave në Komunën e Shtimes”, u shpreh Aliu.

Ndërsa, ish-drejtori i shkollës, Shaban Halimi, kujtoi vështirësitë me të cilat janë përballur nxënësit deri më tani.

Salla e edukatës Fizike është tejet e rëndësishme, pasi shkolla jonë për momentin numëron diku treqind e pesëdhjetë nxënës, kështu që shkolla punon dy ndërrime dhe se lënda e edukatës fizike e kanë mbajt nëpër klasë, ia kanë mbajt jashtë për kur kanë qenë ditë verore, veçse dimrit, kur s’ka pasë kushtet është mbajtur në klasë. Sot është një ditë e veçantë, ditë e shumë e lumtur për ne dhe gjithë nxënësit dhe gjithë komunitetin të tri fshatrave”, tha Halimi.

Aliu ka bërë të ditur se në total, për këto katër vite shifra shkon afër tetë milionë euro investime edhe në infrastrukturë, edhe në pajisje me laboratore në të gjitha shkollat në komunën e Shtimes./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Tottenhami nuk është në shitje

Published

on

Tottenham Hotspur ka mohuar zërat për një shitje të mundshme të klubit pas dorëheqjes së Daniel Levy-t, i cili u largua javën e kaluar pas pothuajse 25 vitesh në krye të klubit londinez.

Në një deklaratë zyrtare, aksionari kryesor ENIC Sports & Developments Holdings Ltd konfirmoi se ka marrë dhe ka refuzuar dy shprehje paraprake interesi për blerjen e aksioneve.

Njëra ofertë erdhi nga PCP International Finance Limited, kompania e Amanda Staveley, ish-aksionere e Newcastle United, ndërsa tjetra nga një konsorcium i udhëhequr nga Dr. Roger Kennedy dhe Wing-Fai Ng përmes Firehawk Holdings Limited.

Megjithatë, ENIC, që zotëron 86.5% të aksioneve të Tottenham-it dhe është nën kontrollin e biznesmenit britanik Joe Lewis dhe familjes së tij, bëri të qartë se klubi nuk është në shitje dhe nuk ka asnjë qëllim të pranojë oferta të tilla.

“Bordi i klubit dhe ENIC konfirmojnë se Tottenham Hotspur nuk është në shitje”, thuhet në deklaratë.

Dorëheqja e Levy-t ka hapur shumë spekulime mbi një ndryshim të mundshëm pronësie, por drejtuesit e Tottenham-it i kanë hedhur poshtë këto zëra. Në prill, klubi emëroi Vinai Venkatesham si drejtor ekzekutiv, ndërsa Peter Charrington mori postin e kryetarit jo-ekzekutiv, një rol i ri që u krijua pas largimit të Levy-t.

Klubi theksoi se nuk do të ketë ndryshime në pronësi apo strukturën e aksionarëve, duke synuar stabilitet në një periudhë tranzicioni pas një epoke të gjatë nën drejtimin e Daniel Levy-t./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara