Kulturë

Dua Lipa rrëfen për Vanity Fair se si e ka përjetuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të numëroj suksese të shumta si në botën muzikës, ashtu dhe përtej saj.

Përgjatë këtij viti krahas projekteve të shumta muzikore që ka sjellë, ajo është bërë edhe figurë e shumë magazinave presitigjoze, ku ajo pozon atraktive si çdo herë.

Bëhet fjala për magazinën e famshme Vanity Fair, për të cilën këngëtarja ka dhënë një intervistë dhe ku shpalosen sukseset e saja në muzikë, që nga publikimi i këngës së parë e deri më sot.

Por, ky artikull nuk kufizohet vetëm me kaq, aty tregohet në detaje jeta e këngëtares që nga koha kur ajo jetonte në Prishtinë, migrimin e saj me prindërit në Londër, por dhe shumëçka tjetër.

Në këtë artikull tregohet edhe se si Dua ka përjetuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mënyrën se si ajo e ka përjetuar atë moment.

“Më kujtohet kur pashë gëzimin e prindërve të mi dhe familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar të gjithë qytetin që gjëmonte kur ndodhi Dita e Pavarësisë”, ka thënë ndër të tjera ajo për Vanity Fair.

Tutje në këtë intervistë ajo ka rrëfyer edhe për jetën gjatë kohës së pandemisë, lidhjes së saj me Anwar Hadid dhe triumfin e saj të padiskutueshëm në Oscars. Njëkohësisht këtu shpalosen edhe detaje për planet e saj në të ardhmen.

Sipas Vanity Fair, Dua po përgatitet për dy albume dhe turne të tjerë gjatë viteve të ardhshme.

“Unë dua të ngurtësohem si artiste në atë aspekt së pari, para çdo gjëje tjetër,” tha ajo.

“Tani për tani, thjesht dua të sigurohem që muzika është e mirë”, ka shtuar Lipa.

Këngëtarja në fotografitë që janë publikuar së bashku me intervistën vjen me një stil që së bashku me sharmin e saj të dërgon në modën e viteve të 80-ta./KultPlus

Kulturë

Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash

Published

on

5 Historitë e Mëdha të Heronjve të Heshtur që Ruajtën Dijën

  1. Rënia e Bagdadit, 1258 – Kur mongolët shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë, shumë libra u hodhën në lumin Tigër. Disa dijetarë i shpëtuan dorëshkrimet duke i fshehur dhe transportuar në Persi dhe Damask.
  2. Murgjit irlandezë pas rënies së Romës – Ata kopjuan me dorë tekstet klasike të Aristotelit, Virgjilit dhe Ciceronit, duke ruajtur lidhjen mes antikitetit dhe Rilindjes Europiane.
  3. Murgu Wang Yuanlu, Kina –  Fshehu mbi 40,000 dorëshkrime budiste pranë Dunhuang, duke i ruajtur nga lufta dhe shkatërrimi për rreth 1,000 vjet.
  4. Arkiva sekrete e getos së Varshavës, Lufta e Dytë Botërore – Historiani Emanuel Ringelblum dokumentoi jetën e hebrenjve, duke fshehur dokumentet në kanaçe qumështi; një veprim i fundit i rezistencës për të mbajtur të gjallë të vërtetën.
  5. Bibliotekat e Timbuktut, 2012 – Abdel Kader Haidara shpëtoi mbi 300,000 dorëshkrime antike nga grupet xhihadiste duke përdorur familje dhe karroca për t’i çuar në siguri.

Continue Reading

Kulturë

Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2026

Published

on

Kosova prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Panairin e Librit të Leipzig-ut përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Që nga viti 2019, Biblioteka Kombëtare promovon vazhdimisht autorët nga Kosova dhe letërsinë shqipe në panairin më të madh dedikuar autorëve.
Ngjarjet e organizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK)
KUJTESË E KONTESTUAR, ZËRA TË LIDHUR: LETËRSIA DHE POLITIKA NË BALLKAN
Panelistë: Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi, Nerimane Kamberi
Data: 19 mars 2026
Ora: 10:30–11:30
Vendi: Translate Forum / Salon International (Hall 4, C403)
GJUHË TË VOGLA, HISTORI TË MËDHA: LETËRSIA SHQIPE NË KONTEKST GLOBAL
Panelistë: Arbër Selmani, Meliza Krasniqi, Eli Krasniqi
Data: 20 mars 2026
Ora: 11:00–11:30
Vendi: Global Perspectives Forum (Hall 4, E303)

Continue Reading

Kulturë

Ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” Hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Published

on

13 mars në orën 19:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të presë hapjen solemne të ekspozitës “Butësia kontrollon fortësinë”, realizuar nga artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl, dhe e kuruar nga Blerta Hoçia.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 maj 2026 në hollin e ekspozitave të bibliotekës, duke ofruar një përvojë artistike që eksploron kontrastin mes butësisë dhe fuqisë në artin bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Shfaqja “Nyja e Gidonit” sonte dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

By

Drama “Nyja e Gidionit”, me autore Johnna Adams dhe nën regjinë e Hana Qenës, ngjitet sonte dhe nesër në skenë për të ofruar një përballje të fuqishme emocionale që zë fill brenda mureve të një klase shkolle.

Kjo hapësirë, që zakonisht simbolizon edukimin, në këtë produksion shndërrohet në një territor tensioni dhe sfide ku takimi mes një nëne dhe një mësueseje tejkalon kornizat e një dialogu të thjeshtë.

Përmes interpretimeve të aktoreve Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic, shfaqja zbërthen në kohë reale një përplasje botëkuptimesh mbi përgjegjësinë prindërore, dhunën dhe bullizmin në shkollë, duke e vendosur publikun përballë një nyjeje të pazgjidhshme morale.

Realizimi i kësaj drame ka bërë bashkë një ekip profesionistësh, ku dramaturgjia është punuar nga Zoga Çeta Çitaku, ndërsa vizualiteti i skenës mban vulën e skenografit Burim Arifi dhe kostumografes Hana Zeqa.

Atmosfera plotësohet nga muzika e kompozitorit Ger Kacerja dhe elementet e veçanta të animacionit, të realizuara nga Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca.

Pjesë e rëndësishme e projektit janë edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.

Shfaqja, e cila trajton tematika jetike të sistemit arsimor dhe marrëdhënieve njerëzore, i pret shikuesit sonte dhe nesër me fillim nga ora 20:00.

 

Continue Reading

Të kërkuara