

Kulturë
Dua Lipa në lidhje me reperin Jack Harlow?
Sipas një burimi, reperi është shumë i interesuar për të.
Published
2 years agoon
By
UBT newsNë një kthesë shokuese, rezulton se shkrimi i një kënge për dikë mund të jetë në fakt një mënyrë e mirë për t’u lidhur me të!
Page Six ka mësuar se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit përmban një këngë për yllin kosovar të titulluar sipas saj, “Dua Lipa”.
Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. Dhe, ndonëse ai mori një përgjigje disi të sikletshme, ajo i dha dritën jeshile.
Por duket se pasi u takua personalisht me yllin simpatik të repit në Variety Hitmakers Brunch në Los Angeles në nëntor, ajo mahnitur nga ai dhe sipas Page Six, dyshja kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.
Ndërkohë, sipas një burimi, “ai ishte shumë i interesuar për të dhe do ta ndiqte [romancën]”.
Burimet thonë se ai madje fluturoi në New York City për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten.
Sipas burimit, “ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”./UBTNews/
Magazinë
“Pallati” prej 11 milionë eurosh i Mbappes, askush nuk afrohet pa ftesë
Published
38 minutes agoon
April 22, 2025
Kalimi i Kylian Mbappe nga Parisi te Real Madridi verën e kaluar, si lojtar i lirë, ishte një nga transferimet më të përfolura në futbollin evropian.
Skuadra madrilene kishte disa vite që “flirtonin” me të, arritën ta bënin të tyren dhe që në momentin që Mbappe veshi fanellën e Merengues ishte e logjikshme dhe e natyrshme që të bëhej lojtari më i paguar në kampionatet europiane.
Francezi paguhet 31.2 milionë euro në vit ose nëse preferoni shumën mujore arrin në 2 670 000 milionë euro dhe jeta e tij magjepsëse në Madrid, ishte logjike dhe e pritshme që do të kombinohej me një shtëpi luksoze përkatësisht.
Mbappe mund të kishte zgjedhur çdo zonë të Madridit për të jetuar, por ai zgjodhi lagjen ku jeton edhe Jude Bellingham. E famshmja La Finca, e cila në thelb është një zonë private në lagjen Pozuelo de Alarcón, që quhet Beverly Hills e kryeqytetit spanjoll…
Në fakt, kjo zgjedhje konsiderohet e mençur, pasi sulmuesi 25-vjeçar, pas eliminimit nga Arsenali në Champions League dhe përjashtimit të tij së fundmi, po shahet vazhdimisht nga momentet e pakta të tifozëve që ai priste për personin e tij. Të paktën në La Finca ai ka qetësinë dhe qetësinë e tij…
Kjo zonë ka qenë streha e banorëve të pasur të Madridit që në mesjetë për shkak të afërsisë me vendgjuetitë mbretërore. Më 1989, La Finca u ble nga zhvilluesi spanjoll Luis Garcia Sereda i cili e shndërroi në rezidenca luksoze e blerësit e parë ishin aristokratë, aktorë e këngëtarë, të ndjekur nga futbollistët.
Dhe zgjedhja e tyre nuk ishte e rastësishme pasi La Finca ofron sigurinë më të lartë të mundshme pasi hyrja është e ndaluar për këdo pa ftesë nga një banor, ndërkohë që ka roje sigurie 24 orë në ditë dhe sigurisht është e pajisur me teknologjinë më të fundit për sa i përket sistemeve të monitorimit.
Magazinë
Van Damme thotë se ka simpati për Putinin: Dua të shkoj në Rusi dhe të bëhem ambasador i paqes atje
Published
4 days agoon
April 18, 2025
Në një video të publikuar në Telegram nga gazetarja pro-ruse me origjinë nga Ukraina, Diana Panchenko, aktori dhe ish-bodybuilderi Jean-Claude Van Damme i është drejtuar presidentit rus Vladimir Putin me një mesazh të pazakontë, duke shprehur dëshirën për të vizituar Rusinë si një “ambasador i paqes”.
Panchenko, e cila më 2023 u akuzua për tradhti nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, ndau videon ku Van Damme shprehet se është i gatshëm të shkojë në Rusi për të përçuar mesazhe paqeje.
“Ne duam të vijmë në Rusi. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë ashtu siç dëshironi ju, si një ambasador i paqes. Do ta doja shumë këtë… Do të ishte nder për mua të mbaja një titull të tillë”, – tha aktori belg.
Më tej, ylli i filmave aksion rrëfen një histori disi të çuditshme për një takim të mëparshëm me Putinin në një ngjarje të arteve marciale në Sochi, ku, sipas tij, “këpucët e tyre u prekën”. Van Damme ka vizituar më parë Rusinë në vitet 2007 dhe 2010, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.
Në fund të videos, i njohur si “Muskujt nga Brukseli”, ai përmbyll mesazhin me fjalët: “Le ta bëjmë këtë. Ambasador i paqes. Nuk do të flasim për politikë – vetëm për paqe, sport dhe lumturi. Ju duam shumë”.
Van Damme mbyll mesazhin duke dërguar një puthje drejt Rusisë dhe një tjetër “të madhe për Putinin dhe familjen e tij”.
Përtej deklaratave të shprehura me adhurim, Jean-Claude Van Damme është përfshirë në një skandal që ka tërhequr vëmendjen e mediave. Fillim këtij muaji, aktori u përfol se kishte pasur një takim me disa persona të dyshuar për trafikim seksual që i ofruan “dhuratë” pesë modele rumune për marrëdhënie seksuale. Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, Jean Claude Van Damme dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, Rusi – 14 prill 2007 (Foto: AP)
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani thuhet se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Van Damme, duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur në Kanë, ndonëse pa specifikuar një datë të saktë. Sipas avokatit Adrian Cuculis, i cili përfaqëson një prej viktimave të supozuara:
“Në një ngjarje të organizuar nga Jean-Claude Van Damme në Kanë, disa shtetas rumunë – aktualisht nën hetim për krijimin e një grupi kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni – dyshohet se i kanë ofruar Van Damme pesë gra rumune, modele të njohura në vendin e tyre, për marrëdhënie seksuale”.
Ai shtoi se “personi që i ka marrë këto ‘shërbime’ ka qenë në dijeni të gjendjes së tyre”.
Van Damme ka mohuar çdo përfshirje të qëllimshme në këtë çështje, duke deklaruar përmes agjentit të tij, Patrick Goavec, se akuzat janë “të pabazuara”.
“Jemi informuar për disa artikuj që flasin për një lidhje të supozuar në Kanë që përfshin zotin Jean-Claude Van Damme”, thuhet në deklaratë. “Faktet e raportuara janë qesharake dhe të pavërteta. Z. Van Damme nuk dëshiron të komentojë apo të ushqejë këtë thashethem, i cili është po aq absurd sa edhe i pabazë”.
Magazinë
Jennifer Lopez pas divorcit bleu rezidencë 18 milionë dollarë?
Published
4 days agoon
April 18, 2025
Pasi finalizoi divorcin e saj me aktorin Ben Affleck, Jennifer Lopez bleu një shtëpi të re prej 18 milionë dollarësh, shkruan Page Six.
Burimet raportuan se 55-vjeçarja ka blerë një vilë në ndërtesat e reja pranë Los Anxhelosit.
Këngëtarja e “Let’s Get Loud” ka qenë duke kërkuar një shtëpi që pranverën e kaluar, pikërisht në momentin kur martesa e saj me Ben u shkatërrua.
Lopez dhe fituesi i Oscar, 52 vjeç, e finalizuan divorcin e tyre në janar, më pak se pesë muaj pasi ajo paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund martesës së tyre dyvjeçare.
Magazinë
“Miliona dollarë borxhe”/ Justin Bieber në krizë të thellë financiare?
Published
5 days agoon
April 17, 2025
Njerëzit të afërt të Justin Bieber janë shumë të shqetësuar për këngëtarin.
“Ai po përballet me shumë demonë të ndryshëm tani”, thotë burimi, sipas medias së njohur ‘People‘. “Ai po merr disa vendime vërtet të këqija kohët e fundit, duke ndikuar më tej në miqësi, para dhe biznes.”
Ndër faktorët stresues me të cilët po merret Bieber janë gjyqi i Sean “Diddy” Combs (me të cilin ishte i lidhur në mesin e viteve 2010) dhe marrëdhëniet e tij të tensionuara me ish-menaxherin Scooter Braun, i cili njoftoi tërheqjen e tij në 2024.
Bieber gjithashtu ka ndërprerë publikisht lidhjet me markën e tij të modës Drew House.
“Unë Justin Bieber nuk jam më i përfshirë në këtë markë. Drew House nuk përfaqëson mua, familjen apo jetën time,” shkroi ai më 10 prill.”
Burimet pohuan se artisti kishte mbetur me miliona dollarë borxhe pasi anuloi turneun e tij në 2022. /UBT News/

Albulena Haxhiu shkon në Institut të Mjekësisë, thotë se po renovohet për herë të parë që nga 2005

Fotoja e vitit: Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fitues i “World Press Photo”

“Pallati” prej 11 milionë eurosh i Mbappes, askush nuk afrohet pa ftesë

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika

Gaza: Të paktën 600,000 fëmijë në rrezik të “paralizës së përhershme”

Gatishmëria për emergjenca, AME hap javën e aktiviteteve

KDI: Kosova ka bërë përparim të moderuar në zbatimin e obligimeve të Procesit të Berlinit

Pesë vjet pa e fituar titullin, Ronaldos s’i mjaftojnë golat

Dy vlera ushqyese që ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT