Kulturë

Dua Lipa në bisedime që ‘të bëhet superheroina’ e re e DC Comics

Krahas Lipës, në listën e opsioneve është edhe aktorja nga seriali “You”, Victoria Pedretti.

Published

on

Thashethemet bëjnë me dije se ikona e muzikës pop, Dua Lipa, është në bisedime me DC Comics për të sjellë në jetë një nga personazhet e saj, Zatanna.

Lipa tashmë njihet si e preferuara e industrisë së muzikës, e cila i ka hapur rrugë edhe në fusha të tjera si bota e modës, ku është kthyer në një ikonë stili (muza e Donatella Versace dhe stilistëve të tjerë) dhe tani, sipas disa raportimeve nga mediat e huaja, ajo mund të arrijë edhe në universin e superheronjve të DC.

Pak ditë më parë filluan të përhapen thashethemet se këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në bisedime dhe negociata për t’u shfaqur në produksionin e ri të DC Comics si heroina Zatanna.

Gjithçka nisi kur një burim i afërt me DC Comics, rrëfeu se producenti dhe Dua Lipa ishin në bisedime, pa dhënë detaje të tjera.

Megjithatë, sipas disa raportimeve të mediave, Dua Lipa nuk do të ishte e vetmja në pamjet e DC që do të sjellë në jetë superheroinën Zatanna, pasi në listë është edhe aktorja Victoria Pedretti (nga seriali ‘You’ i Netflix)./UBTNews/

Lifestyle

2 hapa të thjeshtë për të parandaluar formimin e mykut në lavatriçe

Published

on

Lavatriçet janë të prirura ndaj mykut për shkak të lagështisë së rregullt.

Zona më e ndjeshme është guarnicioni i gomës rreth derës dhe sirtari i detergjentit, ku uji mund të grumbullohet.

Myku mund të dëmtojë gomën dhe të shkaktojë rrjedhje.

Pastrimi i thellë nuk është i nevojshëm pas çdo përdorimi.

Mjafton të bëni dy hapa të thjeshtë:

Fshijeni guarnicionin me leckë dhe lëreni derën hapur për ajrosje.

Hiqni sirtarin e detergjentit, derdhni ujin e tepërt dhe lëreni të thahet para se ta vendosni përsëri.

Këto hapa të shpejtë parandalojnë formimin e mykut dhe mbajnë lavatriçen tuaj në gjendje të mirë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Lajmet

Nga arkivat e QKK-së te kujtimet e luftës: Një vizitë studimore e studentëve të Artit dhe Medias Digjitale në UBT

Published

on

Në kuadër të programit akademik të Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale (AMD) në UBT, studentët e klasave Dizajn Multimedia 1 dhe Efekte Vizuale dhe Film 1, nën udhëheqjen e ligjëruesve Dardan Luta dhe Laura Ymeri, zhvilluan një vizitë studimore me dy ndalesa kryesore që pasqyrojnë rëndësinë e njohjes së praktikës profesionale dhe historisë kulturore të Kosovës.

Vizita e parë u zhvillua në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), ku studentët u takuan me drejtoreshën Blerta Zeqiri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi misionin dhe vizionin e QKK-së, mundësitë për aplikim të studentëve për financimin e filmave studentor në vitin 2026, si dhe rëndësia e mbështetjes së talenteve të reja në fushën e kinematografisë. Përveç kësaj, përgjegjësi arkivor Ilir Gjoci prezantoi studentët me arkivin e QKK-së dhe mënyrën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së materialeve filmike ekzistuese.

Vizita e dytë u realizua në Muzeun e Fëmijëve të Vrarë dhe Zhdukur gjatë Luftës, ku studentët patën mundësinë të njihen me ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. Ata zhvilluan një bisedë të frytshme me udhëheqësen dhe kuratoren e ekspozitës, Blerta Hocia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të drejtave humanitare.

Këto vizita studimore kanë një vlerë të veçantë për studentët e AMD-së, pasi ofrojnë një eksperiencë praktike që lidh dijen teorike me realitetin profesional dhe kulturor. Njohja me institucionet kulturore dhe historike ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi kritike, të kuptojnë më mirë sfidat e industrisë së medias dhe kinematografisë, dhe të frymëzohen për projekte kreative dhe kërkimore.

UBT vazhdon të nxisë iniciativa të tilla, duke u siguruar studentëve infrastrukturën, mbështetjen dhe mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e artit, medias dhe kulturës digjitale në Kosovë.

Continue Reading

Kulturë

Çmimet Grammy 2026: Lista e nominimeve dhe surprizat më të diskutueshme

Published

on

Transmetimi i drejtpërdrejtë i nominimeve për Grammy Awards 2026 do të bëhet në faqen zyrtare të Grammy dhe në kanalin e Recording Academy në YouTube.

Yjet që do të prezantojnë nominimet: Gayle King, Doechii, Karol G, Lizzo, Mumford & Sons, Nicole Scherzinger, Sabrina Carpenter, Sam Smith, Angélique Kidjo, Brandi Carlile, CeCe Winans, David Foster, Jon Batiste, Little Big Town, Masaki Koike dhe Chappell Roan.

Vetëm këngët e albumet e publikuara në SHBA midis 31 gushtit 2024 e 30 gushtit 2025 do të jenë të nominuara. P.sh albumi i Taylor Swift, The Life of a Showgirl, nuk përfshihet, ndërsa albumi i Sabrina Carpenter, Man’s Best Friend, mund të jetë në listë, u publikua më 29 gusht.

Pas kritikave për kopertinën e albumit të Sabrina-s, mund të shtohet një kategori e re për kopertinën më të mirë të albumit.

Pretendentët kryesorë për Albumin e Vitit përfshijnë:

GNX – Kendrick Lamar

Mayhem – Lady Gaga

Debí Tirar Más Fotos

Kategoria ‘country’ ka ndryshuar pas fitores historike të Beyoncé me Cowboy Carter, duke përfshirë:

Albumi më i mirë tradicional ‘country’

Albumi më i mirë bashkëkohor ‘country’

Grammy Awards 2026 do të ndahen më 1 shkurt në Los Angeles, kjo garë pritet të jetë një nga më emocionueset e konkurruese deri tani. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Në Ferizaj po ndërtohet Qendra e re Multifunksionale me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Published

on

Në qytetin e Ferizajt po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës së re Multifunksionale, një projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) me një investim mbi 3.2 milionë euro.

Objekti pritet të bëhet një nga hapësirat më moderne kulturore dhe artistike në rajon. Aktualisht është përfunduar puna e vrazhdë, ndërsa ka nisur vendosja e fasadës së jashtme të ndërtesës.

Qendra do të përfshijë salla shumëfunksionale, galeri ekspozitash, bibliotekë, si dhe ambiente për artistë dhe të rinj.

Ky projekt synon të krijojë një pikë takimi për komunitetin dhe të kontribuojë në zhvillimin kulturor të qytetit.

Investimi i MKRS-së ka për qëllim të ofrojë hapësirë bashkëkohore që nxit kreativitetin e mbështet jetën artistike lokale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara