Lajmet

Dua Lipa kërkon të mbahet premtimi për liberalizimin e vizave

Festivali “Sunny Hill” përmes edicionin e kaluar bëri thirrje që kosovarët të lëvizin pa viza.

Published

on

Nuk ka të ndalur rrugëtimi i slloganit #SetMeFree – (Më lërë të lirë). Festivali “Sunny Hill” përmes edicionin e kaluar bëri thirrje që kosovarët të lëvizin pa viza.

Këtë javë, ky sllogan është rikthyer në vëmendje nga vetë Dua Lipa. “Liri për kosovarët”, ka shkruar Lipa në “Service95”, në platformën e rëndësishme për art dhe kulturë, të themeluar nga vet ajo, transmeton Klan Kosova.

Edicioni i radhës nisi me thirrjen e Dua Lipës për liberalizimim e vizave dhe vazhdoi me shkrimin e gazetares së kulturës, Suzana Vuljevic.

Lipa ka shkruar se çdo vit, gjatë verës, mundohet që të kalojë sa më shumë kohë në Kosovë.

“Ka një energji që nuk e kam parë askund, ndoshta për shkak se gjysma e popullsisë është nën moshën 27 vjeçare. Energjia është shumë evropiane, me një skenë të muzikës e artit po ashtu energjike. Megjithatë, në shumë mënyra, të rinjve kosovarë u janë prerë krahët. Kosova mbetet një nga shtetet e pakta evropiane qytetarët e të cilës kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Evropë, si për një takim biznesi apo për pushime”, ka thënë Lipa.

Në anën tjetër, gazetarja Suzana Vuljevic ka shpalosur se çfarë nënkupton liria e lëvizjes për kosovarët dhe pse zotimi i Bashkimit Evropian që liberalizimi i vizave të bëhet në janar të vitit të ardhshëm është një premtim që duhet mbajtur.

Shkrimi me titullin “#SetMeFree: A do e kenë, më në fund, qytetarët e Kosovës lirinë e lëvizjes në vitin 2024 (#SetMeFree: Will 2024 See Kosovar Citizens Finally Granted Their Freedom Of Movement), tregon për sfidat e deritanishme të Kosovës karshi kësaj kërkesë të kamotshme.

Vuljevic ndalet të kampanja #SetMeFree që nisi Festivali “Sunny Hill”. Vitin e kaluar, Dukagjin Lipa, themeluesi i festivalit të përvitshëm të muzikës erdhi me idenë që të përdorur platformat e Festivalit për të vënë në vëmendje këtë çështje dhe për të theksuar urgjencën për liri të lëvizjes pa viza për kosovarët. Ndjekësit e festivalit mund ta gjenin kudo këtë sllogan, madje edhe të gdhendur në shiritat e tyre të dorës. Rrjetet sociale u vërshuan me “#SetMeFree”.

Sipas Vuljevic, për të rinjtë e Kosovës sllogani “Set Me Free” shpërfaq ndjenjën e pafuqisë dhe nevojën thellësisht njerëzore për të shkuar përtej kufijve të vendit të vet për të shkëmbyer ideja dhe eksperienca me bashkëmoshatarët e vendeve të tjera.

“Lajmi se liberalizimi i vizave do të ndodh në vitin 2024 është konsideruar një lajme me rëndësi të madhe. Për shumë qytetarë që mbesin në pritje, është e vështirë që të mos e shohin këtë si një premtim tjetër që nuk do të realizohet, por ka akoma shpresë”, ka shkruar Vuljevic.

E kur kjo e drejtë njerëzore të garantohet, Lipa beson se: “Evropa do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga kreativiteti i rinisë sonë”.

Në numrin e kësaj jave të “Service95” mund të gjeni shkrimin dedikuar 29-vjeçarit nga Venezuela, Samuel Mariño i cili po e bën të qasshme skenën e operës për një audiencë të re si dhe rubrikën “The good buys”.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara