Kulturë

Për herë të parë, Dua Lipa flet se a do të performojë në Kupën e Botës 2022

“Unë nuk do të performoj, as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në asnjë negociatë për të performuar” tha ajo.

Published

on

Për herë të parë pas shumë spekulimeve, ylli i pop-it me origjinë shqiptare, ka zbuluar nëse do të performojë në Katar për Kupën e Botës 2022.

“Tani ka shumë spekulime që unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj, as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në asnjë negociatë për të performuar. Unë do të bëj tifo për Anglinë prej së largu dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur ai të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që bëri kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës”, ka shkruar Dua në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se Katari u zgjodh si vendi që do të presë Kupën e Botës 2022 në vitin 2010. Ai është vendi parë i Lindjes së Mesme që pret turneun, megjithëse, ka pasur shumë akuza për abuzim të punëtorëve migrantë, madje shumë aktivistë kanë ftuar të tjerët që të bojkotojnë ngjarjen./UBTNews/

Lajmet

Bogujevci: “Krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm” për suksesin e filmit “Dua” në Kanë

Published

on

Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli është vlerësuar me çmimin “SACD” në kuadër të “Semaine de la Critique” në Festivalin e Filmit në Kanë, duke shënuar një tjetër sukses për kinemanë kosovare në arenën ndërkombëtare.

Lidhur me këtë arritje, ministrja për Kulturë dhe Turizëm, Saranda Bogujevci, ka uruar ekipin e filmit, duke e cilësuar suksesin si një moment me rëndësi të veçantë për vendin.

“Krenari dhe emocion i jashtëzakonshëm”, ka thënë Bogujevci, duke vlerësuar arritjen e filmit në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Ajo shtoi se ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë dhe potencialin krijues të kinemasë kosovare, si dhe afirmimin gjithnjë e më të madh të artistëve dhe filmbërësve në skenën ndërkombëtare.

Çmimi “SACD”, i ndarë nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë, vlerëson veprat me skenar origjinal dhe qasje të fuqishme autoriale, duke e renditur filmin “Dua” ndër prodhimet më të spikatura të këtij viti.

Bogujevci uroi gjithashtu bashkëskenaristen Nicole Borgeat dhe gjithë ekipin realizues për këtë arritje të rëndësishme.

Continue Reading

Lajmet

Kultura si urë bashkimi, shënohet Dita Botërore për Diversitetin Kulturor

Published

on

Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim shënohet çdo vit më 21 maj, me synimin për të promovuar diversitetin kulturor, dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet popujve.

Kjo ditë ndërkombëtare u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të UNESCO-s, pas reagimeve globale ndaj shkatërrimit të statujave të Budave të Bamiyanit në Afganistan në vitin 2001.

Përmes kësaj date synohet të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së kulturave të ndryshme, respektit të ndërsjellë dhe jetesës në frymë harmonie e tolerance.

Kjo ditë ka domethënie të veçantë edhe për Kosovën, e cila konsiderohet një vend me diversitet kulturor dhe bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci viziton Muzeun Kombëtar, vazhdojnë punimet për restaurim dhe modernizim

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet për restaurimin dhe përmirësimin e hapësirave muzeale.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore të vendit, me fokus në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e funksionalitetit të deposë së muzeut.

Sipas Bogujevcit, përveç restaurimit, projekti parasheh edhe rikonceptimin e ekspozitave të përhershme, në mënyrë që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Continue Reading

Lajmet

Rikthehen “Akordet e Kosovës”, RTK sjell edhe festivalin për fëmijë

Published

on

Radiotelevizioni i Kosovës dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit kanë nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi për rikthimin dhe zhvillimin e festivalit tradicional “Akordet e Kosovës”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës shqipe në vend.

Marrëveshja u firmos nga ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu dhe ministrja Saranda Bogujevci, në prani të kryetarit të Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, ushtruesit të detyrës së drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvalla dhe këshilltarit të lartë të ministrisë, Muhedin Nushi.

Sipas marrëveshjes, nën ombrellën e “Akordeve të Kosovës” do të organizohet Festivali i Këngës në RTK, ndërsa risi kryesore do të jetë rikthimi i festivalit për fëmijë, i cili për herë të parë do të organizohet nga RTK. Institucionet vlerësuan se ky bashkëpunim do të ndikojë në fuqizimin e skenës muzikore vendore, promovimin e talenteve të reja dhe rritjen e prezencës së Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës.

RTK ka bërë të ditur se synon pjesëmarrjen në “Eurovision Song Contest” dhe “Junior Eurovision Song Contest”, të organizuara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), duke e konsideruar festivalin si një platformë të rëndësishme për promovimin e artistëve kosovarë. Marrëveshja paraqet vazhdimësi të bashkëpunimit trevjeçar mes RTK-së dhe Ministrisë së Kulturës, ndërsa detajet për datat, formatin dhe aplikimet pritet të publikohen në ditët në vijim.

“Akordet e Kosovës”, i themeluar më 1963 nga Radiotelevizioni i Prishtinës, konsiderohet ndër festivalet më të rëndësishme të muzikës shqipe, duke kontribuar në afirmimin e shumë këngëtarëve dhe kompozitorëve ndër vite.

Në tri edicionet e fundit të Festivalit të Këngës në RTK, fitues kanë qenë La Fazani me këngën “Oj Kosovë”, Endrit Krasniqi me “Flas me gjethen” dhe Arsi Bako me këngën “Rreze zjarri”.

Continue Reading

Të kërkuara