Sport

Drita përballet sonte me Legia Varshavën

Published

on

Ekipi i Dritës do të përballet sonte me Legia Varshavën në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Ndeshja zhvillohet sonte në orën 20:30, në stadiumin e njohur “Armata Polake”.

Kapiteni Ardian Limani është i lënduar dhe do të mungojë sonte, ndërsa lojtarët tjerë të gjithë janë të gatshëm për ndeshje./UBTNews

Sport

Trendelina Gashi: Organizimi i Kampionatit Ballkanik dëshmon se Kosova ka kapacitet për gara ndërkombëtare

Published

on

By

Ndihmëstrajnerja e përfaqësueses U17 të Kosovës në konkurrencën e femrave, Trendelina Gashi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm organizimin e Kampionatit Ballkanik në Kosovë, duke theksuar se një ngjarje e tillë është dëshmi e kapaciteteve organizative të vendit.

Sipas saj, organizimi i këtij kampionati jo vetëm që promovon volejbollin kosovar, por shërben edhe si motivim për gjeneratat e reja që të merren me sport.

“Është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse tregon që kemi kapacitet me organizu gara ndërkombëtare. Kjo e promovon volejbollin tonë dhe i motivon edhe gjeneratat e reja”, u shpreh Gashi.

Ajo shtoi se besimi i fituar nga organizimet ndërkombëtare po reflektohet edhe në ngjarjet e mëdha sportive që e presin Kosovën në të ardhmen.

“Gjithashtu, fakti që Kosova do t’i organizojë edhe Lojërat Mesdhetare 2030 tregon se sporti ynë po zhvillohet dhe po fitojmë besimin për organizime gjithnjë e më të mëdha”, theksoi ndihmëstrajnerja e Kosovës.

Kampionati Ballkanik U17 në konkurrencën e femrave po zhvillohet në Kosovë, duke mbledhur ekipet më të mira të rajonit dhe duke i ofruar volejbollit kosovar një mundësi të rëndësishme për promovim në arenën ndërkombëtare.

D.L

Continue Reading

Sport

Bullgaria mposht Kosovën 3:0 në ditën e tretë të Kampionatit Ballkanik U17

Published

on

By

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave pësoi humbje 3:0 nga Bullgaria në ndeshjen e vlefshme për ditën e tretë të Kampionatit Ballkanik.

Bullgaria konfirmoi formën e mirë dhe vazhdoi serinë e fitoreve, duke triumfuar me rezultat 25:19, 25:14 dhe 25:13.

Kosova zhvilloi një paraqitje me përkushtim dhe luftoi për çdo pikë, veçanërisht në setin e parë, ku arriti të mbante ritmin me kundërshtaren për një pjesë të lojës. Megjithatë, përvoja dhe cilësia e përfaqësueses bullgare bënë diferencën, me Bullgarinë që dominoi dy setet pasuese dhe siguroi fitoren pa humbur asnjë set.

Përfaqësuesja e Kosovës do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova zbret sot në parket për ndeshjen e radhës në Ballkanikun U17

Published

on

By

Përfaqësuseja U17 e Kosovës në volejboll për vajza rikthehet sot në parket për ndeshjen e saj të radhës në kuadër të Kampionatit Ballkanik, që po zhvillohet në Ferizaj. Vashat kosovare do të përballen me Bullgarinë në një sfidë që nis në orën 17:30 në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.

Përveç përballjes së Kosovës, dita e tretë e garave sjell edhe dy takime të tjera:

15:00 – Turqia – Mali i Zi

17:30 – Bullgaria – Kosova

20:00 – Shqipëria – Moldavia

Federata e Volejbollit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit që të jenë të pranishëm në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj për të mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës në këtë përballje të rëndësishme të Kampionatit Ballkanik U17.

D.L

Continue Reading

Sport

Dy stadiume në garë për finalen e Botërorit 2030

Published

on

By

Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, vëmendja e futbollit botëror tashmë është kthyer te edicioni i vitit 2030, i cili do të organizohet nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Një nga çështjet më të diskutuara është stadiumi që do të presë finalen e turneut. Aktualisht, gara duket se është mes legjendarit “Santiago Bernabéu” në Madrid dhe stadiumit modern “Hassan II” në Casablanca.

Sipas raportimit të Mundo Deportivo, vendimi përfundimtar do t’i takojë FIFA-s, ndërsa zgjedhjet presidenciale të planifikuara për marsin e vitit të ardhshëm, gjatë Kongresit të 77-të të organizatës, mund të kenë ndikim në këtë proces.

Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar tashmë kandidaturën për një mandat të ri në krye të qeverisë botërore të futbollit. Sipas raportimeve, ai gëzon mbështetjen e shumicës së federatave anëtare, çka e bën favorit për të vazhduar drejtimin e organizatës.

Infantino mori drejtimin e FIFA-s në shkurt të vitit 2016 dhe, nëse rizgjidhet, do të vazhdojë të udhëheqë institucionin edhe gjatë përgatitjeve për Kupën e Botës 2030.

Ndërkohë, mbetet të shihet se cili prej stadiumeve do ta fitojë besimin e FIFA-s për të pritur ndeshjen më të rëndësishme të futbollit botëror, finalen e Kupës së Botës 2030.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara