Sport

Drilon Hajrizi flet për objektivat e Trepçës në edicionin e ri të Superligës

Mitrovicasit edicionin e kaluar fituan Kupën dhe ishin finalistë të “Play-off”-it.

Published

on

Interesimi për edicionin e ri është i jashtëzakonshëm, ndërsa pritjet janë të mëdha në qytetin e Mitrovicës. Tifozët po presin me padurim garat, ndërsa ‘Xehetarët’ janë organizatorë të kualifikimeve në FIBA Europe Cup, si dhe Superkupës Mbarëkombëtare. Kjo ka bërë që tema e basketbollit të jetë kryesore në qytetin e “Minatorëve”.

Basketbollisti me përvojë i Trepçës, Drilon Hajrizi ka folur për përgatitjet.

“Kemi filluar me kohë dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë problem. Kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, që të jemi sa më të gatshëm për edicionin e ri. Po ashtu klubi ka bërë disa përforcime, që të jemi sa më konkurrues për edicionin e ri”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Mitrovicasit edicionin e kaluar fituan Kupën dhe ishin finalistë të “Play-off”-it. Ky ishte trofeu i parë pas një dekade.

“Klubi ka bërë një punë të madhe dhe kjo u kurorëzua me trofeun e Kupës, që ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë në qytetin e Mitrovicës. Shpresojmë se do të kemi paraqitje sa më të mira në të gjitha garat që do të marrim pjesë. Superliga do të filloj pas disa ditësh dhe po përgatitemi që të jemi gati për garat e elitës”, shtoi tutje basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës.

‘Xehetarët’ për herë të parë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup, konkretisht në kualifikimet e kësaj gare, që do të zhvillohen, pikërisht në Mitrovicë nga 27 deri më 30 shtator.

“Kjo është hera e parë që luajmë në këtë garë dhe zhvillohet në ‘shtëpinë tonë’. Ky është një motiv më i madh dhe shtesë për ne. Shpresojmë në paraqitje të mirë, edhe pse nuk do të kemi lehtë”, theksoi Hajrizi.

Trepça në çerekfinale përballet me BC Gottingen, ndërsa në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës do të ndeshet me Ponte Prizrenin.

Lajmet

​Nis transformimi 12 milionë euro i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

Published

on

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren ka hyrë në fazën e transformimit të plotë, pasi u nënshkrua kontrata për investimin prej mbi 12 milionë eurosh, ndërsa punët përgatitore tashmë kanë nisur.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se projekti parasheh zgjerimin e tribunave ekzistuese lindje dhe perëndim me tribuna të reja në veri dhe jug, duke e shndërruar objektin në një ndër arenat më moderne sportive në vend.

Sipas njoftimit të tij, stadiumi i rinovuar do të ketë kapacitet prej afro 7800 ulësesh, duke krijuar kushte më të mira për tifozët besnikë dhe adhuruesit e shumtë të futbollit, të cilët do të mund të mbështesin KF Lirinë në një ambient bashkëkohor dhe të sigurt.

Ky projekt është pjesë e investimeve të mëdha të qeverisë në infrastrukturën sportive, ku në total janë duke u dedikuar mbi 200 milionë euro për stadiume të futbollit në gjithë territorin e Republikës.

Kurti theksoi se këto investime synojnë ta vendosin Kosovën në krye të rajonit për nga infrastruktura sportive, duke krijuar kushte më të mira për klubet, sportistët dhe tifozët, si dhe duke e ngritur nivelin e zhvillimit të futbollit vendas.

Stadiumi i Prizrenit pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme sportive për qytetin dhe për vendin./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Irani merr pjesë në shortin e Botërorit 2026

Published

on

Delegacioni i Iranit ka mbërritur në Uashington për shortin e finales së Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet sonte në Qendrën “JFK”. Ekipi përfaqësues është udhëhequr nga trajneri Ardeshir Ghalehnoy dhe është pritur zyrtarisht nga FIFA.

Gjatë ditëve të fundit, Irani kishte paralajmëruar se mund të mungonte në ceremoni për shkak të problemeve me vizat, pasi disa anëtarëve të delegacionit nuk iu ishte aprovuar hyrja në SHBA.

Situata u zgjidh të mërkurën, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e plotë të delegacionit iranian.

FIFA njoftoi se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me autoritetet amerikane për të siguruar aksesin e delegacioneve të huaja në ngjarjet e lidhura me Botërorin.

Organizata theksoi se është e kënaqur të vazhdojë bashkëpunimin me Federatën Iraniane të Futbollit dhe institucionet e vendit pritës, me synimin që përgatitjet për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026 të vijojnë pa pengesa./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Messi: Botërori është gjithmonë i veçantë, shpresoj të jem aty

Published

on

Lionel Messi së fundmi ka pranuar në një intervistë për ESPN se ekziston mundësia të mos luajë në Kupën e Botës 2026, edhe pse dëshira e tij është ende e fortë për të qenë pjesë e turneut.

Ylli argjentinas tha se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike.

“Shpresoj të jem aty. Gjithmonë kam thënë se do të më pëlqente. Në rastin më të keq do të jem duke e parë nga tribuna, por për mua Botërori është gjithmonë i veçantë,” u shpreh Messi.

Kapiteni që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në Katar, theksoi se ekipi aktual ka mentalitet fitues.

“Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me mentalitet të fortë. Që kur Scaloni mori drejtimin, dëshira për të fituar është vetëm rritur,” tha ai.

Messi do të jetë 39 vjeç në verën e turneut të ardhshëm dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ai gjithashtu foli për Pep Guardiolën, shanset e Argjentinës dhe finalen e MLS me Inter Miami, por lajmi më i madh mbetet pasiguria e tij për Botërorin 2026./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar, Franco Foda, ndodhen në Washington D.C., pranë Shtëpisë së Bardhë, për shortin e Kupës së Botës 2026.

Ky është një moment historik, pasi Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e shortit të një Botërori.

“Fotografia pranë Shtëpisë së Bardhë simbolizon edhe mbështetjen historike të SHBA-së për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thotë Agim Ademi në një postim në rrjetin social Facebook.

Ekipi kosovar përballet me dy sfida të rëndësishme në “play-off” për të bërë të mundur ëndrrën e kualifikimit, ndërsa presidenti dhe përzgjedhësi Foda shprehin besim të palëkundur tek lojtarët dhe përkushtimi i tyre./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara