Aktualitet

Drejtësia spanjolle vendos heqjen e shtetrrethimit në Barcelonë

Published

on

Gjykata në rajonin turistik të Katalonjës vendosi sot heqjen e shtetrrethimit, në fuqi që nga muaji i kaluar në Barcelonë dhe bashki të tjera për të frenuar një valë të re të COVID-19.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Katalonjës (TSJC) konsideroi se zgjatja e kërkuar e shtetrrethimit, që skadon sot në mbrëmje “nuk ishte aq e justifikuar nga shkaqet shëndetësore, sa nga arsyet e sigurisë ose rendit publik”, prandaj vendosi ta mbante atë vetëm në 19 komuna, në vend të 148 të kërkuara nga ekzekutivi rajonal, raporton ATSh.

“Megjithatë, ndalimi i takimeve private të më shumë se 10 personave mbetet në fuqi në të gjithë territorin e Katalonjës”, tha TSJC.

Qeveria katalanase njoftoi në një deklaratë se po merrte parasysh masa alternative.

Aktualitet

Ambasadori Rohde ‘i zhgënjyer’ me qëndrimin e VV-së për Gjykatën Kushtetuese

Published

on

Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se është “i zhgënjyer” me deklarimet e politikanëve nga Vetëvendosje te të cilët thotë se s’ka parë gatishmëri për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive; aktgjykim ky i cili e ndaloi në plotni të gjithë uzurpimin procedural të Avni Deharit, kryesuesit thjesht nga virtyti i moshës në seancë konstitutive.

“Jo, jo, duhet të thoni se e respektoni…e jo duhet ta lexojmë aktgjykimi, sepse nuk duhet të lëmë hapësirë për spekuliime se dikush nuk do ta respektojë”, u shpreh Rhode në një intervistë.

Ndërsa vetë Rohde, nga korrespodenca private me akterë politik të pushtetit në detyrë, nuk mundi të thotë se ka dëgjuar ose parë gatishmëri se do të ketë zgjidhje të bllokadës institucionale.

“Analogjia e futbollit: ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi. Opozita ka thanë se do të votojnë këdo që s’ka qenë anëtar qeverie. Pra, duhet të ketë vullnet për zgjidhje, e jo futje më thellë në problem. Ndërtimi i dy urave të reja nuk është ndihmuese në heqjen e sanksioneve. Situata është gjithmonë ndryshe, por keni një kryetar në veri që nuk përfaqëson popullinë. Po të kishte kryetar në veri me përfshirje të popullit, nuk do të mund të thonit qe me 2%. ndërtimi i urave para zgjedhjeve është hap eskalues i cili nuk sjell mjedis që largon masat ndëshkuese”, shtoi ai.

Për çështjen e (mos)anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Rohde i qëndroi linjës së vjetër që sapo të dërgohet draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kosova do të kalonte anëtarësimin.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

​87 zjarre brenda 24 orëve, 8 mbeten aktive

Published

on

Agjencia e Menaxhimit Emergjent njofton se sipas të dhënave të pranuara janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend, prej tyre tetë vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 79 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, thuhet në njoftim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo rast në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Continue Reading

Aktualitet

Zelensky sot takohet sërish me Trump

Published

on

Me më pak se 24 orë para se të takohet përsëri me Donald Trump, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin historik të presidentit për t’i ofruar Ukrainës garanci sigurie nëse arrihet një marrëveshje paqeje me Rusinë.

Nuk është e qartë se çfarë forme mund të marrë kjo mbështetje, por i dërguari i Trump, Steve Witkoff sugjeroi që SHBA-të dhe partnerët e saj mund të ofrojnë gjuhë të ngjashme me Nenin 5 duke reflektuar Nenin 5 të marrëveshjes së NATO-s që thotë se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar do të konsiderohet një sulm ndaj të gjithë anëtarëve, shkruan BBC.

Por, përpara se Amerika të mund të përmbushë premtimin e saj për ndihmë, ekziston çështja jo e parëndësishme e arritjes së një marrëveshjeje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin.

Zelensky thotë se do të shtyjë përsëri për një samit trepalësh që përfshin udhëheqësit e SHBA-së dhe Rusisë, si dhe ata të Ukrainës.

Witkoff tha gjithashtu sot se Putin është i përgatitur të bëjë “lëshime” në pesë territore kyçe – megjithatë, udhëheqësi ukrainas përsëriti se çdo shkëmbim territoresh do të ishte i pamundur sipas kushtetutës ukrainase.

Continue Reading

Aktualitet

​Plagosi rëndë një shtetas, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë K. D., 25-vjeç, banues në Durrës, pasi kishte rrahur me mjete të forta për motive të dobët G. M.  duke i shkaktuar plagë në kokë.

Konflikti fizik midis dy shtetasve kishte ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës, ku G. M pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Continue Reading

Të kërkuara